Pesë autobusë me afganë të cilët ishin strehuar në Lezhë janë larguar mbrëmjen e sotme nga Shqipëria. News 24 bën me dije se autobuzët kanë shkuar në aeroportin e rinasit, ndërkohë që ende nuk dihet destinacioni ku ata do të shkojnë. Mësohet se largimi i tyre nga Shqipëria është organizuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.
Author: almakos
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit në lagjen “Uznovë”. Mjeti tip Benz me targa AA 995 VD ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin e Zagores. Mësohet se në drejtimin e mjetit ishte drejtoresha e Kadastrës së Beratit, Osjana Zaimi, e shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, familjarët e saj. Drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, por kanë refuzuar të mjekohen dhe janë larguar nga spitali pa pritur mbërritjen e efektivëve të Policisë Rrugore për t’i marrë deklaratat…
LEXO EDHE: Pas presionit të opinionit, Alsat mëson se Qeveria tërhiqet nga propozim ligji për ndryshimin e gjinisë dhe të njëjtin nuk do ta dorëzojë në Kuvend. Siç njoftoi Alsat ditë më parë, në ligjin për evidencën amë, Qeveria propozon të shtojë edhe një dispozitë e cila i mundëson martesat nga gjinia e njëjtë (në aspektin natyral) ndërsa gjini të ndryshme (në aspektin juridik). Drafti i përgatitur nga Qeveria për të dërguar në Kuvend mbante edhe flamurin e BE-së.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar 22 raste të reja, duke shënuar një ulje të infektimeve. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Njoftimi i plotë i MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, është shpallur qytetar nderi i bashkisë së Vlorës. Përmes një postimi në facebook Soreca shpreh falënderimet ndaj kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak për këtë vlerësim. “Faleminderit Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë Vlorë Dritan Leli për të qenë partnerë të tillë të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për të sjellë Shqipërinë më afër me Bashkimin Evropian. Shumë mirënjohës që u bëra qytetar nderi i këtij qyteti evropian të vërtetë që dëshmon fuqinë transformuese të procesit të integrimit”, shkruan Soreca.
LEXO EDHE: Drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës, “Kiril Pejçinoviq”, Teuta Kamberi Llalla, ka akuzuar sot këshilltarin e jashtëm të kryetarit të komunës, Sedat Sulejmani, se ditë më parë, ka kërkuar nga ajo që të jep dorëheqje me shkrim nga posti i drejtorit të shkollës, pa i dhënë asnjë sqarim, por vetëm duke u thirrur në emër të kreut të komunës së Tetovës Bilall Kasami, shkruan Alsat. Teuta Kamberi Llalla, tha se rastin e ka denoncuar edhe në polici, pasi pretendon se i shkelet e drejta e ushtrimit të detyrës për të cilën ka mandat, pa asnjë arsyetim zyrtar nga ana…
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka folur për ngordhjen masive të pulave në Durrës. Në një konferencë për mediat ato kanë deklaruar se kanë qenë në ndjekje të rasteve të dyshuara në datat 7-17 Mars ku janë identifikuar rastet me laringo traketi. Më pas në datë 19 Mars janë marrë monstra të reja ku është konfirmuar edhe prezenca e gripit të shpendëve. “Në këto data rezultat e ISUV në bazë të mostrave kanë rezultuar pozitive për laringo trakeit, në datën 19 mars janë marrë mostra të reja nga një subjekt, kanë qenë 18 mostra dhe në është konfirmuar prezenca…
LEXO EDHE: Gazetar: Igor Stefanovski Tre vite pas tragjedisë në “Llaskarcë”, ende nuk ka përgjegjësi për aksidentin. Ndonëse kanë kaluar tre muaj që kur gjykata penale i kërkoi Byrosë së Mjekësisë Ligjore superekspertizë, për arsyet e përmbysjes së autobusit të Durmo Toursit, nuk dihet deri ku është kjo ekspertizë, shkruan Alsat. “Alsat iu drejtua edhe sot Byrosë së Ekspertizës Gjyqësore. Pyetëm se deri ku është procedura për superekspertizën në rastin “Llaskarcë”, por nuk morëm përgjigje zyrtare. Drejtori i këtij institucioni, Valdet Xhaferi, nuk iu përgjigj as telefonatave dhe mesazheve SMS”, raporton gazetari i Alsat, Igor Stefanovski. Për nesër është caktuar…
Moderon vetë një emision ndërmjetësimi mirëpo tashmë Eni Çobanit i duhet të përballet vetë me gjyqin! Eni Çobani ka kallëzuar menaxherin e zyrës së saj ligjore, Erik Çorati, dhe pretendon se i ka vjedhur 30 mije euro nga klientët. Ky person është vënë në pranga dhe përpara trupës gjykyese ka mohuar akuzën. Gazetari Arsen Rusta shkruan për ReportTv se Çorati ka akuzuar Çobanin duke u shprehur se nuk ka kryer asnjë vjedhje e se ka qënë vetë ajo e cila i ka kërkuar që të fshehë paratë. “Më përdori për të fshehur paratë. S’kam kryer asnjë vjedhje”, ka thënë ai. ‘Kjo…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë importin e pulave nga zonat ku janë konfirmuar rastet me gripin e shpendëve në Shqipëri. Përmes një njoftimi për media, AUV bën me dije se autoritetet janë angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se kësaj sëmundje në Kosovë. Ndër të tjera, në komunikatë thuhet se është ngritur kontrolli veterinar kufitar në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpendë. Njoftimi i plotë: Duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) me numër reference D381-1-1-22, për lajmërimin e paraqitjes se…
LEXO EDHE: Bashkëpunimi me Bullgarinë është avancuar, veçanërisht pas ardhjes së dy qeverive të reja dhe vendosjes së mënyrës së re të komunikimit. Kur do të ketë dokument të pranueshëm për të dyja palët, do të ndahet me institucionet dhe opinionin, ka thënë sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Çdoherë, tha Kovaçevski, ekzistojnë individë të cilët duan që ato marrëdhënie t’i bëjnë më të këqija, por qeveria jonë dhe ajo bullgare janë kundër kësaj dhe mendojnë se duhet të bashkëpunohet në të gjitha fushat dhe në çdo sferë. “Me Bullgarinë kemi hapur një proces të ri të bisedimeve, mënyrë e re e…
Bordi i Administrimit të çmimeve të karburanteve do të mblidhet këtë të hënë, ku do të vendoset edhe çmimi i ri tavan, me të cilën do të shitet nafta dhe produktet e tjera hidrokarbure në treg. Për pesë ditë me radhë Bordi vendosi ulje të çmimit të naftës nga 211 lekë/litër në 203 lekë/litër. Teksa sot pritet një çmim i ri në Shqipëri, në tregjet ndërkombëtare vihet re një rritje e çmimit të naftës në bursë. Çmimi i naftës Brent u rrit fuqishëm nga hapja e sotme e bursave për të arritur duke shkuar në 111-112 dollarë për fuçi ndërkohë që…

