Bordi i Administrimit të çmimeve të karburanteve do të mblidhet këtë të hënë, ku do të vendoset edhe çmimi i ri tavan, me të cilën do të shitet nafta dhe produktet e tjera hidrokarbure në treg.
Për pesë ditë me radhë Bordi vendosi ulje të çmimit të naftës nga 211 lekë/litër në 203 lekë/litër.
Teksa sot pritet një çmim i ri në Shqipëri, në tregjet ndërkombëtare vihet re një rritje e çmimit të naftës në bursë. Çmimi i naftës Brent u rrit fuqishëm nga hapja e sotme e bursave për të arritur duke shkuar në 111-112 dollarë për fuçi ndërkohë që sipas analizave pritet një rritje e mëtejshme edhe gjatë ditës.
Kujtojmë se ditën që çmim i naftës në karburantet shqiptare u vendos 203 lekë për litër, çmim i naftës në bursë ka qenë 95.04 dollarë për fuçi. Me këtë rritje të çmimit në bursë pritet që të ketë një tjetër rritje në Shqipëri.
Vendimi i Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve pritet me shumë interes edhe për shkak të këtyre lëvizjeve në bursë.



