LEXO EDHE: Gazetar: Bashkim Sulejmani Edhe pse duhej tashmë të ishin në rrugë, pesë autobusët e transportit urban në Tetovë, vazhdojnë të rrinë parkuar. Linjat u ndërprenë për shkak të parregullsive, pasi shoferët e angazhuar nga Komuna në fakt ishin të punësuar si administratorë komunalë, shkruan Alsat “Ndërkohë që transporti urban vazhdon të jetë jashtë funksionit, banorët, e veçanërisht studentët, ankohen se, për të dalë në qytet detyrohen të marrin taksi, gjë kjo që shton harxhimet e tyre në këtë kohë krize”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani “Po na bie me paguar më shumë sepse është rrit nafta dhe…
Author: almakos
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit me homologët suedezë është ekstraduar nga Stokholmi, drejt vendit tonë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim. Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Stokholm/Suedi, u bë i mundur arrestimi në Suedi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bledar Haroku, 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015,…
LEXO EDHE: Me rastin e fillimit të pranverës, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, së bashku me këshilltarët nga Këshilli, punonjës të administratës komunale dhe punëtorë të NPK Gazi Babë, vullnetarisht morën pjesë në aksionin mjedisor për pastrimin e rrugës Rashtak – Butel. organizuar sot nga banorë të Rashtakut. “Fillimin e pranverës e shënuam me një aksion pune të organizuar nga banorët e Rashtakut për pastrimin e rrugës Rashtak – Butel. Aksionit vullnetarisht i’u bashkuan të punësuarit në administratën komunale, anëtarët e Këshillit të Komunës së Gazi Babës dhe punëtorët në NPK Gazi Babë”, ka shkruar Stefkovski në…
Policia e Shtetit vijon operacionet kombëtare dhe ndërkombëtare për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri e të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, krimeve ekonomike si dhe për garantimin e rendit e sigurisë në territor. Gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar 445 persona, nga këta: 151 janë arrestuar dhe 294 janë proceduar penalisht. Janë shpallur në kërkim 28 persona. Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga këta: 34 në kërkim…
Ditën e sotme në të gjitha mediat vendase u përhap lajmi se, kuzhinieri i njohur, konkurrenti i “Master chef Albania” Indrit Çela, 39 vjeç është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës’ pasi kishte dëmtime të shumta. Vetë Çela për punonjësit e policisë dhe stafin mjekësor të kësaj qendre ka deklaruar se është përfshirë në aksident me një automjet’ i cili është larguar nga vendngjarja, por kjo nuk i ka bindur efektivët e policisë’ të cilët dyshonin se Çela ishte i përfshirë në një sherr. Indrit Çela kishte dëmtime në kokë e…
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Derveni”. Zbulohet një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Arrestohen në flagrancë babë e bir. Sekuestrohen 316 vazo në të cilat ishin të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis sativa, pajisje elektrike dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për kultivimin e kanabisit me ngrohje, me anë të llambave. Gjithashtu sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash, në lekë dhe euro (1.822.000 lekë dhe 37.000 euro). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe parandalimin e kultivimit…
Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Bylis të Mallakastrës. Burime për abcnews.ai bëjnë me dije se zjarri ka rënë në fshatin Hekal, pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit. Siç shihet edhe nga pamjet zjarri është përhapur me shpejtësi në kodrat me shkurre e pemë, pasi është favorizuar nga era. Sipas asaj që raporton ‘AbcNews’, fatmirësisht flakët e zjarrit nuk kanë rrezikuar banesat dhe deri më tani raportohen vetëm bimë kryesisht pemë ulliri. Ndërkohë paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Nga data 28 mars deri më 7 Prill do të zhvillohet në bazën ajrore të Andravigës në Greqi, stërvitja ajrore shumëkombëshe “INIOXOS 2022”. Stërvitja do të frekuentohet nga personel dhe mjete të ndryshme nga Forcat e Armatosura Greke, Franca me aeroplanmbajtësen CHARLES DE GAULLE nga e cila do të operojnë Avionët Luftëtar Rafale dhe avionët Hawkeye. SHBA me avionë luftarakë F-15 dhe drone MQ-9 Reaper. Izraeli me avionë luftarakë F-16, aeroplanë për paralajmërim dhe kontroll të hershëm (AEW) G-550 dhe aeroplan për furnizim me karburant (AAR) B-707. Italia me avionë luftarakë TORNADO. Republika e Qipros me helikopter AW139. Sllovenia me…
Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit në Departamentin e Shtetit në raportin e fundit të publikuar thekson Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje. DASH thekson se Shqipëria ka një ekonomi të madhe “cash” dhe një sektor informal, me remitanca të konsiderueshme dhe flukse parash investimesh nga jashtë. Trafikimi i narkotikëve dhe aktivitetet e tjera të krimit të organizuar janë burimet kryesore të fondeve të pastruara. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjete që veprojnë gjerësisht në të…
Nëse e keni përditësuar iPhone-in tuaj në iOS 15.4, ka të ngjarë të keni probleme me shkarkimin e baterisë. Apple prezantoi iOS 15.4 me shumë veçori, duke përfshirë aftësinë për të zhbllokuar një iPhone me një Face ID ndërsa mbani një maskë. Megjithatë, disa përdorues kanë raportuar probleme pas përditësimit në iOS të fundit. Disa përdorues kanë hyrë në Twitter për të raportuar për shkarkimin e baterisë. Përdoruesit kishin raportuar probleme të ngjashme pas shkarkimit të përditësimit të iOS 15. Një përdorues i Twitter, i cili quhet Maxim Shishko, postoi në aplikacionin e mikroblogimit duke thënë se bateria e telefonit…
Sipas MeteoAlb: Mbetet moti i qëndrueshëm prezent në pjesën më të madhe të vendit tonë duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash në zonat Veriore dhe Qendrore. Por në zonat Jugore të Shqipërisë vranësirat do të zhvillohen herë pas here duke gjeneruara reshje të pakta dhe të izoluara. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C. Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. Kosova Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente…
Organizatorët e protestës kanë dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat pas rikthimit në orën 19:00 përballë kryeministrisë. Ata u shprehën se kanë kërkesa politike për qeverinë dhe nëëse nuk ka avancim për kërkesat, nuk bëjnë hapa pas. Gjithashtu, theksuan se nëse u cënohet e drejta, njerëzit do tregojnë forcën ndërsa thanë se do të ruajmë të drejtën e protestës dhe interesin e tyre.

