Author: almakos

Aktivisti Ervin Goci thotë se protestat kundër rritjes së çmimeve në vend nuk do të ndalen. Në një prononcim për mediat nga protesta e sotme, Goci tha se qytetarët nuk kanë frikë në presioni i policisë. “Ne nuk pranojmë që të trajtohemi si hiç, sikur kemi kryer ndonjë turp. I kemi treguar me legjitimitetin, me numrat se ne jemi të gatshëm për të luftuar për të drejtat tona. Ju e shikoni që këtu ka thirrës, por organizatorët e kësaj proteste janë qytetarët. Për ne janë të gjithë bashkë, nuk ka dallime partiake. Ne kemi luftuar për interesin publik. Kemi vënë…

Lexo më Shumë

Zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit, Luigj Vathi në një deklaratë për mediat ka mohuar akuzat se efektive të policisë kanë shpërndarë qytetarët që po protestonin në shesh. Gjatë fjalës së tij, Vathi tha se qytetarët kanë marrë një njoftim me letër për lirimin e saj. “Në bazë të njoftimit nga organizatorët policia ka marrë masat për mbarëvajtjen. Pas një kërkese të dytë ne u kemi kërkuar lirimin e rrugës. Policia e shtetit nuk i ka shpërndarë protestuesit. Ne thjesht kemi liruar rrugën për mbarëvajtjen e automjeteve. Garantoj që çdo qytetar ka të drejtë të protestojë pa cënuar të drejtat e…

Lexo më Shumë

Është tensionuar situata në protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve përpara Kryeministrisë. Policia ka tentuar të largojë protestuesit nga sheshi. Sipas policisë, leja e protestuesve ka mbaruar. Ndërkohë që protestuesit pretendojnë se ata kanë bërë një njoftim tek policia për vijimin e protestës. “Këta ordinerat, na thërritën në drejtori, urdhëruan që të përzenin njerëzit pavarësisht se ne kemi bërë kërkesë për protestë. Nuk ju vjen turp fare”- tha një qytetar. “Ne kemi dalë për të protestuar. Ju për çfarë jeni këtu. Pse jeni këtu. Thoni pse keni ardhur. Nuk ktheni përgjigje. Jeni institucion kriminelash. Nuk ju vjen turp” u…

Lexo më Shumë

Aktivisti Adriatik Lapaj ka kritikuar lëvizjen e Policisë së Shtetit për të shpërndarë protestuesit përpara Kryeministrisë. Në një prononcim për mediat, Lapaj thotë se kjo nuk është zgjidhja e duhur për këtë situatë. Ai bën me dije se protestuesit kanë njoftuar policinë e shtetit për tubimin që do të zhvillohej sot. Lapaj i bën thirrje efektivëve të policisë që të mos bëhen palë me oligarkët. “Kjo protestë do vazhdojë, mënyra dhe modalitetet do i vendosin qytetarët. Kjo nuk zgjidhet me polici dhe procedurë. Kjo zgjidhet me masa konkrete që na bëjnë konkurrues me vendet e rajonit dhe na trajtojnë si…

Lexo më Shumë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,145 testime, 79 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 104 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.MSHMS apelon të gjithë qytetarët…

Lexo më Shumë

Një aksident ka  ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Përmet. Policia bën me dije se në afërsi të fshatit “Varibop”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Njoftimi i policisë: Përmet/Informacion paraprak: Në aksin rrugor Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit “Varibop”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin Sh. Ç., 30 vjeç, banues…

Lexo më Shumë

Mijëra qytetarë morën pjesë sot në Tiranë në protestën e tetë kundër rritjes së çmimeve për karburantet dhe ushqimet. Ata kërkojnë lehtësimin e barrës fiskale përballë tregjeve të shtrenjtuara si dhe heqjen e disa taksave gjatë kohës, që tregjet po ndikohen nga lufta në Ukrainë. Qeveria ka shpallur një paketë subvensionesh për pensionistët, transportin dhe bujqësinë si dhe po mbikëqyr çmimet e naftës dhe ushqimeve, por ato vlerësohen si të pamjaftueshme nga protestuesit. Ata u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe ecën përgjatë shëtitores Dëshmorët e Kombit për t’u bashkuar para kryeministrisë. Protestuesit u mblodhën si dhe herë të tjera nga…

Lexo më Shumë

Një bazë e vjetër ajrore në Shqipëri do të shndërrohet në një bazë taktike operacionale të NATO-s. Në muajin janar filloi puna në bazën ajrore të Kuçovës për ta bërë atë një nyje moderne operacionale për disa lloje avionësh luftarakë të teknologjisë më të fundit. Agjensia Mbështetëse e Prokurimeve të NATO-s ka angazhuar një fond prej 55 milionë dollarësh për rinovimin e pistave të avionëve, depozitave të karburantit dhe depove të armatimit. Pritet që baza të bëhet operacionale deri në vitin 2023. Viktor Vangjeli, tashmë në moshën 83 vjeçare, shërbeu për 27 vite si pilot me avionët MiG-19, përpara se…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Melihate Rustemi Mësimdhënësit nga Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë përmes protestës para Qeverisë kërkuan rritje të pagave në arsim dhe zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes kolektive. Mësuesit thanë se do të shfrytëzojnë të gjitha format dhe mundësitë që paga e tyre të rritet e të mos barazohet me pagën minimale, tashmë 18 mijë denarë, shkruan Alsat.  “Në këtë kohë është shumë vështirë të jesh mësues. Jemi afër pagës miniale. Që të bëheni mësues ju duhet arsim I lartë. Ne kemi investuar 20 vjet në arsim, që ta kthejmë të njejtën duhet të punojmë deri në pension”,…

Lexo më Shumë

Deklarata e ministres së Financave, Delida Ibrahimaj se qytetarët nuk konsiderohen të varfër nëse kanë 130-140 euro në muaj ka revoltuar jo pak qytetarët dhe protestuesit. Një çift nga Tirana kanë zgjedhur ti përgjigjen ministres së Financave nga bulevardi para Kryeministrisë me një pankartë pikante. Të rinjtë kanë dal në protestë bashkë më fëmijën e tyre në karrocë, ndërkohë që në pankartën që mbajnë në duar theksohet se “Teta 140, mua më bëjnë vetëm pampersat”. DEKLARATA Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se sa duhet të jenë të ardhurat mujore të një personi…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetar: Mefail Ismaili Kadastra vazhdon të neglizhojë qytetarët të cilët kanë probleme me pronat e tyre të shkaktuara pas matjeve satelitore, me të cilat shumë qytetarëve u janë bërë ndryshime të kufijve të pronave të tyre. Ljupço Vellkovski nga Buteli i cili disa muaj më parë denoncoi rastin e tij tha se Kadastra akoma nuk i ka dalë në ndihmë për të zgjidh problemin e shkaktuar nga vet Kadastra, shkruan Alsat “Unë disa herë erdha në kadastër këtu, kërkova të më pranojë ndonjë përgjegjës që të bisedoj për këtë problem, por i punësuari tek në sportelin për paraqitje…

Lexo më Shumë