Author: almakos

LEXO EDHE: Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, sonte në emisionin “360 gradë” në Alsa tha se në përgjithësi është e kënaqur me punën e Prokurorisë, të cilën e udhëheq dhe  shprehu vlerësimin e saj për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend. “Deri diku jam e kënaqur, por gjithmonë mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Përndryshe, kriminalitet dhe korrupsion ka”, tha Ruskovska, duke shtuar se para do kohe në prokurori kanë qenë vetëm 10 prokurorë, përfshirë edhe atë.

Lexo më Shumë

Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve, policia ka shoqëruar sot organizatorët e protestës, dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora. Tre përfaqësuesit e kultit mysliman, pas dhënies fund të protestës kërkuan largimin paqësor të qytetarëve dhe shpërndarjen e tyre. Ata nuk ishin pjesë e grupimit të njerëzve që bllokuan rrugën dhe u përplasën fizikisht me policinë. Tre të shoqëruarit ndodhen ambienteve të DVP-së Berat, ndërkohë që familjarë, të afërm dhe përfaqësues të Myftinisë Berat ndodhen përpara godinë së policisë së…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, Vilma Ruskovska, në emisionin “360 gradë” në Alsat  tha se nuk planifikon sërish të kandidojë për pozitën e njëjtë pas skadimit të mandatit në nëntor të këtij viti. E  pyetur nëse do konkurronte për pozitën e kryeprokurorit, nëse prokurori shtetëror Ljubomir Joveski bëhet gjyqtar kushtetues, Rusoska tha; “Të them të drejtën nuk kam menduar shumë, sepse tani kemi prokuror të shtetit. Nëse ai zgjidhet gjyqtar, ndoshta do ta mendoj, tha Ruskoska.

Lexo më Shumë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një komunikim për mediat, shprehet se qeveria nuk mund të vendosë një çmim si të dojë për ushqimet bazë për shkak se operohet në një treg të lirë. Ajo bën me dije se do të ketë një mekanizëm si do të kontrollohen tregtarët me pakicë në mënyrë që të mos lejohet asnjë hapësirë për abuzim. “Ne nuk mund të vendosim çmimin që do donim të vendosnim pasi operojmë në një treg të lirë. Në ditët në vijim do ju mbajmë të infoprmuar në lidhje me aktivitetin e bordit. Do të ketë një…

Lexo më Shumë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Melgusha”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimin të bimëve narkotike. Operacioni u realizua nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë, Vau i Dejës. Evidentohet një serë, në të cilën ishin kultivuar 2600 fidanë, të dyshuar kanabis. Arrestohen në flagrancë babë e bir, pronarët e ambientit (serë). Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Strukturat Hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Melgusha”. Bazuar në…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili sot tha se në uniformat e njësitit special “Tigrat” nuk do të ketë mbishkrime në gjuhën shqipe, shkruan Alsat. Ata thonë se Spasovski, sot e rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski dhe shumë tjerëve në partinë ku bëjnë pjesë. “Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot e rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski dhe shumë tjerëve në partinë ku bëjnë pjesë. Me deklaratën e sotme kundër përdorimit të gjuhës shqipe në emblemat e njësitit “Tigrat”, Spasovski…

Lexo më Shumë

Teksa qeveria po planifikon të kthejë regjimin e punës nga shtëpia, me qëllim kursimin e energjisë, të dhënat zyrtare të raportuara nga INSTAT tregojnë se gjatë viteve 2020 dhe 2021 konsumi nga konsumatorët familjarë u rrit ndjeshëm, në raport me vitet e mëparshëm. Rritja më e madhe u shënua gjatë vitit 2020, kur u raportuan dhe rastet e parë të të infektuarve me COVID-19 e që u pasua fillimisht me një mbyllje totale e më pas u fokusua te puna nga shtëpia, jo vetëm për administratën, por edhe për ato subjekteve private, që mund të kryenin punën në distancë. Sipas…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,50% në raport me vendimin e datës 17.3.2022. Nga KRRE njoftojnë se çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë. Nga data 19.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 79,50 (denarë/litër)Benzinë për motorë…

Lexo më Shumë

Me rritjen e kostos së ndërtimit është rritur edhe çmimi i një metri katror të banesave në Kosovë, thotë kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha. Sipas të dhënave që posedon ai, çmimet e materialeve ndërtimore janë rritur gjatë muajit të fundit mbi 20 për qind. Rritje kanë pësuar edhe çmimet e produkteve ushqimore, naftës, benzinës dhe shërbimeve të tjera. Për këtë gjendje globale është fajësuar lufta që ka nisur Rusia në Ukrainë, nga 24 shkurti, dhe trazirat në tregje që e kanë pasuar atë. “Pas fillimit të luftës në Ukrainë kemi një ngritje deri në 40 për…

Lexo më Shumë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,866 testime, 76 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 71 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të…

Lexo më Shumë

Bota është përfshirë nga një krizë e thellë humanitare dhe financiare në katër javët e fundit, pasi Rusia ndërmori një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, duket se pasojat kryesore të luftës po i vuajnë civilët. Sidomos tani që ushtarët rusë nuk po “diskriminojnë” duke i vrarë edhe njerëzit e zakonshëm, që kanë mbetur në vend pa pasur mundësi të evakuohen. Shtetet në afërsi më të madhe me Ukrainën, si Polonia po presin refugjatët e luftës. Të njëjtën gjë po bëjnë disa shtete të Europës dhe Britania e Madhe. Edhe Shqipëria nuk ka ngurruar…

Lexo më Shumë

Një 36-vjeçar shqiptar nga Lezha i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belgjikë. Policia bën me dije se operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “Avenue”, çoi në pranga 36-vjeçarin nga Lezha, Mariglen Përgjini, të dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Ky shtetas përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga shërbimet policore. Shtetasi Mariglen Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 18 vjet burg, nga të cilët i kanë mbetur për të…

Lexo më Shumë