LEXO EDHE: Gazetar: Adrian Kerimi Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska i kërkon Kuvendit interpretim autentik të Ligjit për marrëdhënie pune. Kërkesës kundërligjore të Cërvenkovskas Kuvendi i është përgjigjur shkurt; “Nuk keni të drejtë të kërkoni interpretim autentik si institucion ose udhëheqës institucioni, shkruan Alsat Burime të Alsat nga Komisioni Juridiko-Ligjvënës bëjnë të ditur se kërkesa e kryetares së Këshillit Gjyqësor ka të bëj me dilemën juridike mbi fatin e tre anëtarëve të këshillit të cilët arrijnë kriterin ligjor për pension si gjykatës në fund të qershorit, ndërsa mandatin si anëtarë të këshillit e kanë deri në dhjetor të vitit…
Author: almakos
Aktivistja Edlira Çepani deklaroi gjatë fjalës së saj në protestën kundë rritjes së çmimeve se shqiptarët duhet të bashkohen për të drejtat e tyre. Ajo u shpreh se ky vend mund të bëhet vetëm nga shqiptarët që e duan këtë vend. Çepani tha se ka një ëndërr që zyrat që na drejtojnë të kenë brenda njerëz të mirë të këtij vendi. “Shqiptarët duhet të bashkohen për të drejtat e tyre. Unë kam një ëndërr që ato zyra që na drejtojnë sot të zihen nesër nga shqiptarët e mirë dhe jo nga ata që duan vetëm të na zhvasin. Ky vend…
LEXO EDHE: Një grup i nxënësve dhe mësimdhënësve të gjimnazit të Kumanovës “Goce Dellçev” janë kthyer nga Porto e Portugalisë ku me bashkëmoshatarë dhe mësimdhënës nga Polonia, Turqia, Italia dhe Portugalia kanë marrë pjesë në projektin “School Online Radio” përmes programit “Erasmus Plus”. Ky është mobiliteti i tretë në kuadër të projektit i cili ka për qëllim edukimin e studentëve për regjistrimin e emisioneve radiofonike dhe podkasteve. “Projekti ka filluar në vitin 2019 dhe duhet të përfundojë në 2022 në gusht. Mobiliteti i radhës do të mbahet në Kumanovë, në fund të prillit”, tha profesori Filip Mlladenovski. Studentët incizuan edhe…
Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli deklaroi sot në protestën kundër rritjes së çmimeve se fermerët kanë për të qëndruar në sheshin e protestës. Ai deklaroi se nuk e duan miellin e serbit por që gruri të rritet në Shqipëri. “Zoti kryeministër jepini mundësinë Zahos të mësojë që buka, mishi, qumështi nuk vijnë nga supermarketi por prodhohen në fshat. Fermerët kanë për të qëndruar këtu. Nuk lëvizin më. Nuk kanë më interes të merren me bagëtitë dhe tokën e tyre. Ata zgjodhën t’i shërbejnë tokës. Nuk zgjodhën të hapin një bar apo të bëhen hajdutë.…
Qytetarët do të dalin sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Me gjithë deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestat janë një turp për Shqipërinë dhe dëmtojnë qëndrimin e saj në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Ukrainë, shoqëria civile ka paralajmëruar se nuk do të ndalet. Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej” e më pas protestuesit do të drejtohen për në kryeministri. Një përfaqësuese e protestës, tha dje se qeveria ka reaguar, por jo se ata kanë dashur. Sipas saj, nëse qeveria nuk pranon kërkesat e qytetarëve, protestat do të vijojnë pambarimisht.…
Dje në orët e vona të mbrëmbjes u raportua për një aksikon blic të forcave ‘Shqiponja’, në qytetin e Elbasanit. Qëllimi ishte kontrolli i të gjithë kamionëve të cilët kalonin në atë territor, pasi kishin marrë sinjalizime për transport të lëndëve narkotike. Njoftimi i policisë: Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit, forcat e posaçme shqiponja kanë marrë urdhër të ndalojnë cilindo kamion që kalon në territorin e Elbasanit. Postoblloku i shqiponjave ka qenë i vendosur në rreth rrotullimin e Shijonit në Bradashesh. Nuk dihen ende arsyjet, por një burim bëri me dije se ka…
Rusia ka një nga forcat e armatosura më të mëdha dhe më të fuqishme në botë, por kjo nuk ka qenë e dukshme në pushtimin e saj fillestar të Ukrainës. Shumë analistë ushtarakë në Perëndim janë befasuar nga performanca e saj në fushën e betejës deri më tani, ku një analist ushtarak e përshkruan atë si “të mjerë”. Përparimet e saj ushtarake duket se kanë ngecur në masë të madhe dhe disa tani pyesin nëse mund të rikuperohet nga humbjet që ka pësuar. Këtë javë, një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s i tha BBC-së, “rusët qartazi nuk i kanë…
Guvernatori i rajonit lindor ukrainas, Luhansk, tha se këtë të shtunë në këtë rajon do të hapet një korridor humanitar për evakuimin e civilëve. Në një postim në Telegram, Serhiy Gaiday, tha se forcat ruse janë dakordësuar që të lejojnë banorët të evakuohen në disa qytete në rajon pas orës 09:00 sipas kohës lokale, por ai nuk specifikojë se në cilat vende do të evakuohen qytetarët. “Rusët po vazhdojnë të bombardojnë qytetet tona”, shkroi Gaiday. “Megjithatë, ne të gjithë po presim deri në ora 09:00, kur ‘regjimi i heshtjes’ duhet të hyjë në fuqi, në mënyrë që të evakuojmë qytetarët…
Pas kompanive të karburanteve në hetim janë vënë edhe kompanitë që tregtojnë vaj. Kjo për shkak të rritjes abuzive të çmimeve me gati 40 për qind që është konstatuar përgjatë periudhës një javore që këto ndërmarrje ishin nën monitorim. HETIMI Kështu, prej fillimit të kësaj jave çmimi i një litri nga 240 lekë që tregtohej, ka shkuar në 409 lekë. Përmes një skeme të ngjashme me atë që aplikuan kompanitë e karburanteve, edhe kompanitë e tregtimit të vajit shtrenjtuan çmimin në të njëjtën ditë. Një gjë e tillë vihet në dukje edhe Autoriteti i Konkurrencës ku bëhet e ditur po…
12:24 | 18 Mars 2022 Një iluzion optik që përshkruan një mace mund të zbulojë më shumë për personalitetin tuaj të vërtetë, pretendon një test. Iluzioni u kërkon shikuesve të shikojnë drejtimin ku kafsha po udhëton dhe pretendon se thotë diçka të rëndësishme për ju. Imazhi në shkallë gri të shpërndarë nga The Minds Journal përshkruan një mace në një shkallë, transmeton arbresh.info. Nga cilado anë që e shihni macen duke ecur ekspozon qasjen tuaj ndaj jetës, pretendon ajo. Të dyja pikëpamjet thuhet se kanë kuptime përfundimtare. Nëse e shihni macen duke u ngjitur shkallëve Nëse keni ndjerë se macja…
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sot kishte veshur xhaketë në vlerën e 11 mijë eurove në kohën kur qytetarët e vendit të tij po vuajnë pasojat e sanksioneve të perëndimit. Udhëheqësi i Kremlinit edhe këtë herë kritikoi Perëndimin, por kishte zgjedhur një brend perëndimor për veshjen e tij. 69 vjeçari kishte zgjedhur një xhaketa Loro Piana me vlerën e 1.5 milionë rublave ruse, ekuivalente me 11 mijë euro. Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua dhjetëra mijëra rusëve, të grumbulluar në stadiumin Luzhniki të Moskës, në një tubim që festonte tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë. Ndërkohë, forcat ruse vazhdojnë të…
Humbjet shkatërruese dhe pasiguria në rritje e kanë vënë botën në një rrezik të madh por ka një lajm të mirë: Dashamirësia po rritet globalisht. Ky është një nga gjetjet kryesore të Raportit Botëror të Lumturisë. Raporti Botëror të Lumturisë, një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, bazohet në të dhënat e sondazheve globale të marra nga njerëz në 146 vende. Shqipëria është renditur në vendin e 90 për vitin 2022 nga 146 vende. Kujtojmë se një vit më parë Shqipëria ishte e renditur në vendin e 93, duke u ngjitur me 3 vende për…

