Zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit, Luigj Vathi në një deklaratë për mediat ka mohuar akuzat se efektive të policisë kanë shpërndarë qytetarët që po protestonin në shesh.
Gjatë fjalës së tij, Vathi tha se qytetarët kanë marrë një njoftim me letër për lirimin e saj.
“Në bazë të njoftimit nga organizatorët policia ka marrë masat për mbarëvajtjen. Pas një kërkese të dytë ne u kemi kërkuar lirimin e rrugës. Policia e shtetit nuk i ka shpërndarë protestuesit.
Ne thjesht kemi liruar rrugën për mbarëvajtjen e automjeteve. Garantoj që çdo qytetar ka të drejtë të protestojë pa cënuar të drejtat e të tjerëve”, Vathi ndër të tjera.



