Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, ku është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, 37-vjeçari S. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. K., 37 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”



