Prej javësh tashmë është në diskutim rritja e çmimit të energjisë apo një krizë që do të çojë deri në ndërprerje të vazhdueshme të energjisë. Në kohën kur bursat i kanë çuar çmimet e energjisë në nivele stratosferike, liqeni i Fierzës është në pikën e vdekjes. Këtë e tregojnë edhe disa foto të publikuara nga zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni. “Liqeni Kukesit dje tek ura mbi Drinin e Bardhe”, shkruan ai. Ulja e nivelit të ujit ka nxjerrë në pah rrënojat e Kukësit të Vjetër. Rezervat ujore u shfrytëzuan gjatë dimrit, kur çmimi ishte në rritje. Askush nuk e parashikoi…
Author: almakos
Pas mesnatës ndërrohet ora. Natën ndërmjet të shtunës (sot) 26 mars dhe të dielës (nesër) 27 mars 2022, pritet kalimi nga ora dimërore në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit. Prandaj, orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Pra kjo do të thotë se do të flini pak më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri për orë do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera. Ndryshimi i orës do të bëhet…
Bordi i Transparencës ka vendosur të premten çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Çmimi i naftës nga sot deri në datën 1 prill do të jetë 245 lekë/litri. “Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë”, thekson ndër të tjera Bordi i Transparencës. NJOFTIMI I PLOTË: Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 25…
Qyteti i Shkodrës u trondit këtë mëngjes nga dy shpërthime të njëpasnjëshme në dy zona të ndryshme të qytetit. Shpërthimet e forta, janë dëgjuar në të gjithë qytetin, ndërsa raportohet se në fokus kanë qenë dy objekte në pronësi të emrave të njohur të këtij qyteti, përkatësisht, një biznes pranë pedonales së qytetit, në pronësi të ish-kandidatit për kryetar bashkie, Xhemal Bushati, ndërsa objekti tjetër është një supermarmet në emër të familjes Lici. Vendi ku ndodhi shperthimi ne pronesi te Xhemal Bushatit Nga shpërthimet janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë emër apo të…
Shkodra u trondit në orët e para të mëngjesit të sotëm nga dy shpërthime të fuqishme, të cilat shkaktuan panik te banorët e zonave ku ndodhën, për shkak dhe të orarit, ndërsa të gjithë ishin në gjumë. Në pamjet ekskluzive të ardhura në redaksinë e Gazeta Shqiptare, vihet re se tritoli është vendosur në dy biznese, emra të njohur në vendin tonë, ndërsa dëmet janë tepër të mëdha. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz. Për më tepërm, shikoni pamjet ekskluzive të dy shpërthimeve në Shkodër:
Dy shpërthime të fuqishme eksplozivi janë regjistruar në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve nga vendngjarja, shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20 dhe vetëm pas 10 minutash është dëgjuar tjetri. Nga informacionet paraprake, eksplozivi i është vendosur dy bizneseve, ndërsa mësohet se, njëri prej bizneseve ndodhet në zonën afër Prefekturës, ndërsa tjetri në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”. Raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.
Pjesa më e madhe e sektorëve të ekonomisë shqiptare e ka të pamundur të mbrojë punonjësit nga rritja e çmimeve, duke rritur pagat. Bujqësia dhe industria ushqimore po marrin në konsideratë skenarët e falimentit nga rritja e kostove të lëndëve të para. Sektori i turizmit po bën rritje të detyruara për disa pozicione specifike nga mungesa e punonjësve. Rritje reale 12-15% do të ketë vetëm sektori fason, i cili po rrit fitimet nga kërkesa e lartë në tregjet ndërkombëtare. Ekspertët sugjerojnë si mjet efikas për të zbutur pasojat e krizës në shtresat vulnerabël paketat e ndihmës së menjëhershme që mund…
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës, që janë në fuqi nga dita e shtunë (26 mars), ndërsa benzina ka mbetur e pandryshuar. Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, për të tretën herë brenda pak ditësh. Sipas burimeve nga tregut, çmimi i ri i naftës është me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte më parë. Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër. Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa. Ndryshon formula e llogaritjes, njihen më shumë shpenzime fikse Operatorët…
LEXO EDHE: Avokatja Natasha Boshkova, përfaqësuese ligjore e Koalicionit “Margjinat”, në emisionin “360 gradë” në Alsat, tërheqjen nga procedura parlamentare nga Qeveria e propozim-ndryshimeve të ligjit për evidencën amë me të cilën duhet të mundësohet njohja ligjore e identitetit gjinor, e vlerëson si mungesë të kapaciteteve demokratike. “Mendoj se me këtë lëvizje Qeveria ka treguar se nuk ka kapacitet demokratik në Kuvend për të diskutuar këto argumente kontradiktore të deputetëve të caktuar dhe aty të gjendet një zgjidhje për të përmirësuar tekstin e propozim- ligjit. Tërheqja e ligjit nuk është zgjidhje e problemit,” tha Boskova. /Alsat.mk
Rritje të menjëhershme ka pësuar edhe njëherë çmimi i karburantit në vend, duke arritur nga 203 lekë në shifrën e 245 lekëve për litër. Për më tepër, pritet që nafta dhe karburantet e tjerë të tejkalojë 250 lekë për liter. Për të kundërshtuar këtë zhvillim, Aktivisti Adriatik Lapaj ka njoftuar që do të mbahet një protest tjetër në shesh të martën, në orën 17:00. Njoftimi i Lapajt: SËRISH NË SHESH! TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250…
LEXO EDHE: Analisti Sefer Selimi i ftuar në emisionin “360 gradë”, deklaroi se lufta me lajmet e rrejshme ka dominuar rrjetet sociale dhe mediat të cilat janë të bazuara kryesisht në internet. Sipas tij anonimiteti është parakushti kryesor për të plasuar në procesin e informimit një lajmë të rrejshëm i cili pastaj duke u amplifikuar nga njerëz të tjerë në rrjetet sociale arrin që të bëhet një lajm i pranueshëm edhe për mediat publike, shkruan Alsat. “Lufta ose beteja me informacionin krijon koalicione të cilat janë jo tipike. “Armiku i armikut time është miku imë”. Dhe sentimenti anti-perëndimorë ekziston në…
Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar këtë pasdite informacionin që ka lëshuar në lidhje më sulmin me molotov ndaj Drejtorit të Tenderave në Tiranë, Taulant Tushës. Përmes një njoftimi të dytë, forcat e rendit thanë se automjeti i sulmuar nuk është në pronësi të funksionarit, por të UKT-së të Bashkisë Tiranë. Njoftimi i plotë: Sqarim Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur pak më parë ku një shtetas ende i paidentifikuar, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë një automjeti, ju informojmë se: Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar që automjeti nuk është në pronësi…

