Një sulm me lëndë djegëse është shënuar këtë pasdite ndaj pronës së Drejtorit të Tenderave në Tiranë, Taulant Tushës. Policia njofton se një person ende i paidentifikuar ka hedhur një shishe molotov poshtë një makine të parkuar. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen, teksa është marrë në pyetje edhe vetë Tusha për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Ky i fundit ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur ka kryer aktin dhe po ashtu është larguar, pa u identifikuar. “Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur…
Author: almakos
Rreth dy vite kanë kaluar nga arrestimi i ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili u lirua të premten nga qelitë e burgut të Fierit dhe u kthye pranë familjes së tij. Ai u vetëdorëzua me 16 maj 2020, dhe u dënua me 3 vite e 4 muaj burg pasi u akuzua për shpërdorim detyre. Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, e miratoi kerkesen e Çeles, per te perfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur me shume se 2/3 e denimit. Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e denoi Çelen, me vendim te…
LEXO EDHE: Futbollistët e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut sapo kanë mbërritur në Shkup, ku u pritën me një atmosfera pozitive që në fillim, ata u pritën nga mijëra tifozë të tyre, duke I parë nga afër dhe duke pasur mundësi të fotografohen me ta. Një pjesë e futbollistëve nuk ishin prezent në shesh pasi UEFA nuk lejon që të jenë të përafërt me futbollistëve shkaku edhe I COVID-19, shkruan Alsat. Kujtojmë që një natë më parë Maqedonia mundi Italinë në Palermo me rezultat 1-0, kështu duke vazhduar me lojën e radhës kundër Portugalisë. /Alsat.mk
Natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, pritet kalimi nga ora dimërore në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit. Prandaj, orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Pra kjo do të flini pak më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri për orë do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera. Koha e verës: Udhëzimet për përdorim Ndryshimi i orës do të bëhet në orën 2:00 të mëngjesit,…
Ministria e Shëndetësisë ka informuar të premten se janë kryer 963 testime,, nga të cilat kanë rezultuar 61 qytetarë të infektuar. Sipas përditësimit më të fundit, ka pasur edhe 1 humbje jete dhe 58 të shëruar në 24 orët e fundit Ndërkohë, Ministria u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Njoftimi:Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i…
LEXO EDHE: Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se pranon rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive që nxënësit e shkollave fillore të mos mbajnë maska, por vendimin përfundimtar pritet ta marrë e gjithë qeveria në seancën e ardhshme të rregullt të martën. “Çdo rekomandim nga Komisioni është i mirëseardhur. Nëse ata kanë vlerësuar se maskat për fëmijë nuk duhen fare, unë e pranoj atë rekomandim. Seanca e Qeverisë mbahet çdo të martë. Nëse miratohet, do të duhet të respektohet. Nuk e kam atë informacion për momentin, tha Shaqiri në një pyetje gazetareske pas vizitës së sotme në një kompani tetovare.…
LEXO EDHE: Gazetar: Miki Trajkovski Reparti i pediatrisë në Ohër ka mbetur vetëm me një mjek, pasi njëri prej dy mjekëve pediatër ka qenë në pushim mjekësor për një kohë të gjatë. Ndonëse për gati gjysmë viti reparti funksionon vetëm si ambulantë e rregullt, tashmë situata sa vjen e përkeqësohet, pasi pacientët pranohen për kontrolle vetëm deri në orën 14.00. Gjatë pjesës tjetër të ditës, kujdestari bëjnë infermieret. Banorët e Ohrit gjatë fundjavave, mbrëmjeve dhe për shtrimin në spital detyrohen të shkojnë në Strugë, shkruan Alsat. “Punoj nga ora 08:00 deri në 14:00. Duke punuar edhe të shtunën edhe të…
LEXO EDHE: Gazetar: Adrian Kerimi Me thirrje kundër shqiptarëve, disa të rinj maqedonas mbrëmë festuan fitoren e kombëtares së Maqedonisë së Veriut ndaj Italisë. Në sheshin “Maqedonia”, mes tjerash kishte edhe feste të kësaj natyre, shkruan Alsat. Ndonëse në rrjetet sociale janë publikuar mjaftë video incizime të cilat mund të merren si prova në procedurë, organet e ndjekjes penale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Ministria e Brendshme nuk u përgjigj nëse Byroja e Sigurisë Publike, pas thirrjeve anti-shqiptare ka nisur identifikimin e të dyshuarve. Ndërkohë Prokuroria Publike thotë se është kompetencë e MPB-së të identifikoj dhe procedojë kallëzimet mbi të…
TIRANË- Një 58-vjeçar me iniciale V.M. është shpallur në kërkim nga policia pas një video të publikuar në rrjetet sociale ku ai shfaqet duke keqtrajtuar një mace derisa ngordhi. Sipas policisë V. M., 58 vjeç, është banues në fshatin Prush dhe rezulton i dënuar më parë për vrasje. Njoftimi i policisë Në lidhje me një video të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për…
LEXO EDHE: Gazetar: Lluka Andreev “Çdo vonesë në fillimin e negociatave me Brukselin e rrit euro-skepticizmin në vend”, tha kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në intervistë për agjencinë “MIA”, transmeton Alsat. Ai vlerëson se mbështetja e qytetarëve për anëtarësim në Union mbetet e lartë, mbi 68 %, por gjithashtu paralajmëroi se ka vende të treta që nuk duan ta shohin Maqedoninë e Veriut si pjesë të BE-së. “Ne kemi parti politike me orientime anti-evropiane dhe anti-NATO që janë parti klasike populiste në vend, nuk kanë propozuar kurrë masë të zbatueshme, por ushqehen nga qendra të tilla jashtë vendit dhe që…
LEXO EDHE: Gazetar: Adnan Qaili Mbi 40% e specialistëve privatë ikin jashtë shtetit posa të specializojnë. Ndërsa, janë të shumta edhe rastet e specializantëve me kuotë publike që marrin kredi për t’i kthyer shtetit dyfishin e parave të subvencionimit vetëm që të shkëpusin marrëveshjen 5 vjeçe dhe t’u hapen rrugët për te emigruar në Perëndim, shkruan Alsat. Nga Shoqata e mjekëve specializantë thonë se 12-16 mijë euro paguajnë në klinika për të kryer studimet. Madje kryetarja Shoqatës Aleksandra Georgieva thotë se fatin e qindra specializantëve do ta ketë edhe vetë ajo. “Sa i takon planit tim personal me të vërtetë…
Hajdutët në qytetin e Elbasanit, duket se po përdorin të gjitha mënyrat për të realizuar ‘planin’ e tyre, ndërsa tanimë nuk po kursejnë asgjë nga shtëpitë ‘target’. Së fundmi, në këtë qytet dhe rrethinat e tij, është vënë re se hajdutët po vjedhin çdo gjë që vlen, madje edhe dritaret e duraluminit të shtëpive që ‘u vënë syrin’ Në kuadër të një operacioni për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve, përkatësisht 23 dhe 28 vjeç, të cilët akuzohet se të paktën dy herë kanë çmontuar me…

