Author: almakos

Anëtarët e Partisë Demokratike në Shkodër nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës, e cila regjistroi ndryshimet e Statutit të dala nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, demokratët kanë filluar nga puna. Siç shihet dhe nga fotoja, portreti i Berishës zë gjithë portën kryesore të selisë, në Shkodrën ku e djathta fitoi Bashkinë e vetme në zgjedhjet e 6 Marsit. Bardh Spahia, i mbështetur nga Berisha do të vijojë drejtimin me të paktën edhe një vit, të Bashkisë që deri në 6 Mars drejtohej nga Voltana…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Lëvizja BESA ka reaguar ashpër kundër thirrjeve antishqiptare të tifozëve maqedonas, të cilët dolën në rrugë dhe sheshe për të festuar fitoren në futboll ndaj Italisë. “Thirrjet e mbrëmshme rrugëve, shesheve, tribunave, e së fundmi edhe në rrjetet sociale të huliganëve “maqedonas” ( NUK BESOJ SE JANË ME PËRKATËSI MAQEDONASE), të cilët harrojnë që meritat më të mëdha në gëzimin e fitores në ndeshjen e futbollit me Italinë, u’a sollën pikërisht këta “SHIPTARI”. Vlerësoj që udhëheqësia e palës maqedonase, duhet të degradohen nga veprimet e këtilla, duke i dënuar në mënyrë publike me qëllim që të mos humbet…

Lexo më Shumë

Vajza e Valbona Hysenit, e cila dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i katit të tretë nga bashkëjetuesi i saj, që edhe e kishte dhunuar, ka folur në media duke treguar detaje rrëqethëse për historinë e nënës së saj. Elona është 23-vjece dhe tha se nëna e saj e ka njohur të dyshuarin, Dilaver Idrizin para shumë vitesh, “kur babai vdiq”, theksoi ajo. Sipas Elonës, ajo dhe vëllai i saj më i vogël kanë qenë dëshmitarë prej vitesh të dhunës që Dilaveri ka ushtruar mbi nënën e tyre për shkak të xhelozisë së tij. “Nuk e di nga ta filloj…

Lexo më Shumë

Pasi ka përfunduar takimet me qytetarët dhe fermerët për shkak të protestave të rritjes së çmimeve, kryeministri Rama i është rikthyer godinës së kryeministrisë, pa marrë parasysh se ato janë shtëpia jonë e përbashkët dhe jo prona e tij private. Ndërhyrja që Edi Rama i bëri fasadës së godinës së kryeministrisë, është parë nga shumë analistë në vend si një akt i paligjshëm por edhe një shenjë e mospërfilljes totale ndaj të drejtës së qytetarëve mbi një pasuri të përbashkët. Pas strehës kuturu, që kryeministri e ka kapur me kabllo mbi fasadën 100-vjeçare të godinës së qeverisë shqiptare, pas ngritjes…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një tabelë që tregon shifra të larta të azilkërkuesve shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Meta shkruan se janë larguar vitin e shkuar 11 246 shqiptarë nga vendi duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve. “Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet, ta ndalim duke bashkuar energjitë për ti rikthyer shpresën vendit”-shkruan kreu i shtetit. Postimi i plotë: Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet. Vitin e kaluar, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për…

Lexo më Shumë

Një 35-vjeçar shqiptar, i cilësuar si një njeri shumë i matur dhe i kujdesshëm për të mos u vënë re dhe ndjekur, është arrestuar nga Policia italiane në Milano për shpërndarje droge. Oficerët e Policisë e vunë re atë përmes Tiepolo (zona Città Studi) ndërsa ai vazhdonte të shikonte përreth dhe të bënte telefonata gjatë një shëtitjeje. Kjo vetëm sa shtoi dyshimet tek efektivët, të cilët vendosën ta ndiqnin. Shqiptari hipi në një makinë me qira dhe shkoi në shtëpi në Cinisello Balsamo, duke parkuar megjithatë mjaft larg banesës ku jetonte dhe madje duke bërë disa xhiro në këmbë rreth…

Lexo më Shumë

Balerini i njohur Kledi Kadiu ka hapur zemrën e tij dhe në Instagram tregon kalvarin e vuajtjeve që po përjeton së bashku me bashkëshorten Charlotte Lazzari. Çifti ka pritur fëmijën e tyre të dytë në gusht të vitit të kaluar. I vogli që quhet Gabriel, ka probleme të rënda që kur ka lindur. Në ditën e 13 të lindjes Gabriel pati temperaturë të lartë dhe konvulsione, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti. Kledi e përkufizoi lajmin e diagnozës, një proces inflamator i sistemit nervor që prek meningjet dhe trurin, “fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në…

Lexo më Shumë

Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, vazhdon të jetë i angazhuar me projekte muzikore e po ashtu edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme. Duke qenë se është aktiv edhe në rrjete sociale, këngëtari ka bërë një reagim pasi thotë se është hera e katërt që shpallet i vdekur nga disa prej mediave. Në një video të shpërndarë në Facebook, Fejzullahu thekson se është shëndoshë e mirë dhe se po vazhdon punën pa u ndalur. “Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gjatë bastisjes së një shtëpie në fshatin Çegran të Gostivarit të kryer me urdhër gjyqësor, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të kokainës dhe një parave. Me këtë rast një person është privuar nga liria. Nga SPB Tetovë njoftojnë se mbrëmë diku rreth orës 22:40 minuta në shtëpinë e SH.Sh. 46 vjeçar në fshatin Çegran, policia ka kryer bastisje, me çrrastë janë gjetur dhe konfiskuar 22 paketime me kokainë dhe një shumë parash. “Sh.Sh. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate”, njoftojnë nga MPB-ja./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Mbrëmjen ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, pritet kalimi nga ora dimërore në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit. Prandaj, orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Si rezultat do të flini më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri për orë do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera. Koha e verës: Udhëzimet për përdorim Ndryshimi i orës do të bëhet në orën 2:00 të mëngjesit, por…

Lexo më Shumë

Rriten çmimet nga 13 deri 20% për 12 lloje bukësh (të ndara sipas peshës dhe përbërjes) në dyqanet e pakicës në rrethe. Sipas njësive tregtare të produkteve ushqimoreve në rrethet Korçë dhe Pogradec (përveç produkteve ushqimore tregtojnë edhe bukën) prej 2 ditësh nga furra e bukës “Bleta” furnizimi me këtë produkte është me çmime të rritura. Nga shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave konfirmohet rritje e çmimeve edhe për disa furra të bukës në Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë. Kryetari i shoqatës të Bukës Gëzim Peshkopia shpjegoi se rritja nuk është masive në të gjithë tregun, por rrethet që kanë ndryshuar…

Lexo më Shumë

Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë ditën e mërkurë duket se ka filluar të japë sinjalet e para të reflektimit në tregun financiar. Ditën e enjte leku u mbiçmua me rreth 0.3 pikë në kursin e këmbimit me euron. Euro u këmbye me 122.48 lekë ditën e enjte, duke shënuar nivelin më të ulët që prej datës 2 mars. Ekspertët e tregut shprehen se vendimi i djeshëm i Bankës së Shqipërisë mund të ketë ndikuar në favor të monedhës vendase në kursin e këmbimit valutor. Teorikisht, niveli i normës bazë të interesit është një ndër faktorët…

Lexo më Shumë