Pasi ka përfunduar takimet me qytetarët dhe fermerët për shkak të protestave të rritjes së çmimeve, kryeministri Rama i është rikthyer godinës së kryeministrisë, pa marrë parasysh se ato janë shtëpia jonë e përbashkët dhe jo prona e tij private. Ndërhyrja që Edi Rama i bëri fasadës së godinës së kryeministrisë, është parë nga shumë analistë në vend si një akt i paligjshëm por edhe një shenjë e mospërfilljes totale ndaj të drejtës së qytetarëve mbi një pasuri të përbashkët.
Pas strehës kuturu, që kryeministri e ka kapur me kabllo mbi fasadën 100-vjeçare të godinës së qeverisë shqiptare, pas ngritjes për herë të dytë të Kërpudheës, tani është radha e kuajve prej dylli që të ekspozohen para publikut.
Shikoni fotot:



