Vajza e Valbona Hysenit, e cila dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i katit të tretë nga bashkëjetuesi i saj, që edhe e kishte dhunuar, ka folur në media duke treguar detaje rrëqethëse për historinë e nënës së saj.
Elona është 23-vjece dhe tha se nëna e saj e ka njohur të dyshuarin, Dilaver Idrizin para shumë vitesh, “kur babai vdiq”, theksoi ajo.
Sipas Elonës, ajo dhe vëllai i saj më i vogël kanë qenë dëshmitarë prej vitesh të dhunës që Dilaveri ka ushtruar mbi nënën e tyre për shkak të xhelozisë së tij.
“Nuk e di nga ta filloj kam qenë e shokuar nga gjithë ngjarjet, plus që u gënjyem.
Dilaverin e kam respektuar gjithë kohën i kam thënë babi e kam mbajtur afër dhe pse nuk e doja sepse me mamin sillej shumë keq. Ne kemi qenë prezent. Mami ka qenë gjithmonë shumë keq, e dhunonte, kishte shfaqje xhelozie, mami nuk kishte telefon.
Në sytë tonë bënte veprime që nuk di cfarë të them. Ne i thonim mos e bëj mami s’ka faj
na shtynte mos i fut hundët thoshte. Para 15 vitesh kam qenë në klasë të gjashtë, vëllai ka qenë i vogël ai i ka përjetuar më keq se unë”, tha ajo për emisionin “Me zemër të hapur” në News 24.
Pyetje: Ngjarjen e fundit si e ke mësuar, se ka detaje të tmerrshme?
Elona: Gjithcka nisi kështu, unë jam e martuar, e kam marrë në telefon në darkë mamin ta pyesja si janë, Dilaveri më tha që nuk jam në shtëpi. Më tha ai kam dalë mami është në shtëpi. Ishte ora 7 e 30. E mora e më vonë s’ma nxirrte mamin në telefon, më thoshte nuk jam në shtëpi.
Në datë 11 kishte ndodhur ngjarja atë natë. Më ka marrë në 7 të mëngjesit më ka thënë që kam nevojë për lekë, për ndihmën tënde. Po çfarë ndodhi i thashë. Gjithmonë e kam respektuar dhe pse na ka rrit me dhunë. Erdhi te puna e më tha skam dash të tregoj por mamit i ka rrëshkit këmba te shkallët e pallatit dhe është vrarë shumë pak, nuk ka asgjë për tu shqetësuar ndaj lekët që të kam kërkuar ti kam kërkuar për mamin, që të shërohet sa më shpejt. Unë ia dhashë e besova për momentin por prapë mendova diçka ka ndodhur.
Pastaj më kanë marrë në telefon më thotë Elona je në dijeni për mamin që ka shkuar në spital në gjendje të rëndë pse s’ke ardhur te spitali. Aty më shkoi direkt mendja që ka ndodhur diçka. Shkova te spitali Ushtarak. Më thanë është në reanimacon ka ardhur mbrëmë ka qenë rëndë.
Te dera e Reanimacionit ishte Dilaveri e që aty nisën debatet, i thashë pse smë ke lajmëruar, si duhet ta mësoj në moment të fundit për mamin që është në Reanimacion. Policët thoshin aty ka rënë nga lartësia. Si ka rënë? Ti më the ka rënë nga shkallët.
Unë këtë punë do e coj deri në fund. Mos guxo ta pyesësh mamin për më tepër se është e lodhur. Unë i shkoja mamit te koka ai afrohej nuk më linte asnjë moment vetëm. Mami sa më pa mua nisi direkt të qante nuk ishte në gjendje të fliste, dorën e kishte të nxirë e të enjtur nga qafa kishte shenja të gërvishtura.
Kishte të qepura me fasho, hera e parë që mamin e shihja në gjendje të tillë. Kisha dyshime se thashë njeriu kur rrëzohet nga shkallët o thyen këmbën o krahun ose vritet në mënyrë tjetër jo në këtë mënyrë.
Pyetje: Kur e gjete momentin që diskutuat?
Elona: Pas disa ditësh se mami nuk më lejonte thoshte kam frikë, të bëhem mirë thoshte, nuk fliste dot, e tronditur dhe ajo.
I thashë të lutem më trego të vërtetën. Dilaveri bënte be vëllain, unë shkova te mami duke bërtitur nëse s’më tregon të vërtetën mendo për mua.
Nisi të qante e më tha do ta tregoj. Kur po fliste mami kam hapur regjistruesin e ka nisur të tregojë, më tha gjithcka. Për mesazhet e 8 marsit kush janë ata që të urojnë, mami nuk mbante telefon se ai nuk ia lejonte. “Pse duhet ti dërgojnë ty”, kishte nisur e kishte rrahur shumë keq.



