Prej javësh tashmë është në diskutim rritja e çmimit të energjisë apo një krizë që do të çojë deri në ndërprerje të vazhdueshme të energjisë. Në kohën kur bursat i kanë çuar çmimet e energjisë në nivele stratosferike, liqeni i Fierzës është në pikën e vdekjes. Këtë e tregojnë edhe disa foto të publikuara nga zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni.
“Liqeni Kukesit dje tek ura mbi Drinin e Bardhe”, shkruan ai.
Ulja e nivelit të ujit ka nxjerrë në pah rrënojat e Kukësit të Vjetër. Rezervat ujore u shfrytëzuan gjatë dimrit, kur çmimi ishte në rritje. Askush nuk e parashikoi që rritja do të vazhdonte për muaj me radhë.



