Dy shpërthime të fuqishme eksplozivi janë regjistruar në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve nga vendngjarja, shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20 dhe vetëm pas 10 minutash është dëgjuar tjetri.
Nga informacionet paraprake, eksplozivi i është vendosur dy bizneseve, ndërsa mësohet se, njëri prej bizneseve ndodhet në zonën afër Prefekturës, ndërsa tjetri në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”. Raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.



