Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar këtë pasdite informacionin që ka lëshuar në lidhje më sulmin me molotov ndaj Drejtorit të Tenderave në Tiranë, Taulant Tushës.
Përmes një njoftimi të dytë, forcat e rendit thanë se automjeti i sulmuar nuk është në pronësi të funksionarit, por të UKT-së të Bashkisë Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Sqarim
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur pak më parë ku një shtetas ende i paidentifikuar, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë një automjeti, ju informojmë se:
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar që automjeti nuk është në pronësi të shtetasit T. T., por në pronësi të UKT-së Bashkisë Tiranë.



