Author: almakos

Në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”, i pandehuri Henrik Hoxhaj ka zbuluar me dëshminë e tij në GJKKO detaje nga atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha, ku tregoi se vrasjen e ka kryer Skerdi Tase. Hoxha deklaroi se monitorimi i Mashës kishte zgjatur rreth një vit, pasi objektivi fillestar, djali i tij, nuk po gjendej, pasi qëndronte në Maqedoni. Për këtë arsye kanë angazhuar “Sakatin”, i cili do të informonte nëse djali hynte në Shqipëri. “Nuredini thoshte se djali i Mashës mashtronte njerëzit në Maqedoni. Ne e pritëm, por nuk erdhi. Pastaj morëm masa që të vrisnim të atin,…

Lexo më Shumë

Një vit nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dy studio ligjore ndërkombëtare, Kasowitz Benson Torres (SHBA) dhe Mishcon de Reya (Britani), kanë reaguar duke e cilësuar paraburgimin e tij si të padrejtë, të paligjshëm dhe të motivuar politikisht. Në deklaratën e tyre thuhet se SPAK ka abuzuar me masën e paraburgimit, pa prova se Veliaj përbën rrezik arratisjeje apo pengim të drejtësisë. Avokatët theksojnë se ai u mbajt për muaj të tërë në paraburgim pa akuzë dhe se i është mohuar qasja në mbi 60 mijë faqe prova, duke cenuar rëndë të drejtën e mbrojtjes. Studios ligjore kritikojnë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për debatin lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës tha se kjo çështja duhet të rregullohet me ligj dhe se ai është i gatshëm dhe ka vullnet politik që i njëjti ligj të bëhet dhe më pas të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias.“Kushtetuta është e qartë dhe preciz. Kushtetuta thotë se gjuha zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë dhe në përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase, por gjithashtu në pajtim me atë që shkruhet më poshtë zyrtare është edhe gjuha shqipe, gjegjësisht bashkësia etnike që është 20%. Ky është amendamenti 5 i cili praktikisht…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, u uroi të gjithëve një mëngjes të mbarë këtë mëngjes para Parlamentit të Maqedonisë, përveç deputetëve. Ai thotë se kjo ndodh sepse ata e kanë bllokuar propozimin e LSM-së për rritjen e pagave të punëtorëve për dy vjet. “Mirëmëngjesi të gjithëve përveç deputetëve. Pse përveç deputetëve? Sepse për 2 vjet ata kanë bllokuar propozimin e LSM-së për të rritur pagat e punëtorëve, ose për të rritur pagën minimale dhe për të rritur të gjitha pagat me të paktën 6,000 denarë. Siç ua premtuam, sot do të bllokojmë me nga 21 persona në dy lokacione në…

Lexo më Shumë

Janë sekuestruar pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe Itali. Sipas policisë, bëhet fjalë për pronat e shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gjino Lleshaj alias Shkelqim Lleshaj, 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se Braçajt dhe Lleshajt i janë sekuestruar më vendim të Gjykatës së Tiranës 1 apartament në zonën e Selitës dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro. Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”. Sekuestrohen…

Lexo më Shumë

Një situatë alarmante në rrugët e Prishtinës ka nxitur Policinë e Kryeqytetit të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të rritur sigurinë në trafik. Dje, Njësiti i Trafikut ka shqiptuar 220 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, duke evidentuar nevojën për një qasje më të fortë ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit. Gjatë operacioneve të djeshme, 50 nga këto gjoba janë identifikuar përmes përdorimit të teknologjisë moderne, siç janë veturat me pajisje inteligjente. Këto mjete kanë ndihmuar në evidentimin e shkeljeve si drejtimi i automjeteve me regjistrim të skaduar dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, duke kontribuar në një menaxhim më të…

Lexo më Shumë

Raporti i fundit i Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2025 nga Transparency International tregon se Shqipëria përballet me rreziqe të konsiderueshme nga korrupsioni dhe dobësimi i mbikëqyrjes institucionale. Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, këtë vit vendi ka marrë 39 pikë nga 100, duke treguar sfida serioze në transparencën dhe menaxhimin e resurseve publike. Në renditjen globale mes vendeve, Shqipëria pozicionohet e 91-ta duke humbur 11 vende në renditjen e Transparency International, pasi në raportin e vitit të kaluar Shqipëria ishte e 80-ta mes 182 shteteve. TI thekson se një nga problemet kryesore është mungesa e procedurave konkurruese, e…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njoftoi se sot në orën 09:00 do ta bllokojë hyrjen në Kuvend, me çka do të fillojë bllokada e institucioneve të cilat, siç thonë nga sindikata, e bllokojnë rritjen e pagës minimale. Do të bllokohen rrugët “Dame Gruev” dhe “11 Tetori”, te ndërtesa e Kuvendit. Nga LSM thonë se përmes bllokadës do të dërgohet mesazh te deputetët se janë ata që po bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale më shumë se një vit dhe të cilët nuk duan ta pranojnë nismën e LSM-së për uljen e pagave të zyrtarëve. “Deputetët ende po bëhen…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë.

Lexo më Shumë

Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë orëve të pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të…

Lexo më Shumë

Mjetet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT, po shqyrtohen me kujdes për aftësitë e tyre në bërjen e diagnozave mjekësore. Një studim i ri tregon se këto mjete nuk janë ende të gatshme për të zëvendësuar profesionistët e shëndetësisë, duke ngritur pyetje të rëndësishme mbi rolin e tyre në kujdesin shëndetësor. Një hulumtim i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar me 1,300 pjesëmarrës, i publikuar në revistën Nature Medicine, ka zbuluar se modelet e inteligjencës artificiale, përfshirë ChatGPT dhe Llama, nuk arrijnë të japin diagnoza më të sakta se një kërkim i thjeshtë në internet. Kjo është një zbulim shqetësues për ata…

Lexo më Shumë

Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen Kola, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike javën e kaluar në Porcari, në provincën e Luccas, Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin. Ngjarja e rëndë ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin shqiptar në Itali dhe në Shqipëri. Vëllai i Arti Kolës, Durim Kola, ka hapur një fushatë mbështetjeje për të ndihmuar në kthimin e trupave në vendlindje. Kjo tragjedi ka nxitur një valë solidariteti, duke treguar…

Lexo më Shumë