Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla u dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Po ashtu, Memolla nuk duhet të ushtrojë funksione publike për 5 vite. Ai akuzohet për korrupsion zgjedhor. Menjëherë pas këtij vendimi, SPAK pritet të bëjë urdhër ekzekutimin, për ta vënë në pranga kryebashkiakun socialist. Bashkia e Rrogozhinës do të mbetet pa kryetar, çka do të sjellë zgjedhje të parakohshme. Me 1 vit burg është dënuar edhe i pandehuri Blerim Xhamani, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim,…
Author: almakos
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri prej autorëve që dhunoi avokatin e ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ditën e djeshme, 8 shkurt, në Vlorë. Sipas policisë së Vlorës, mësohet se pas identifikimit është shpallur në kërkim 40-vjeçari, Skerdilajd Xhindi. Xhindi u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. Njoftimi i policisë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku…
Gjatë periudhës nga 2 deri më 8 shkurt 2026, përmes sistemit “Qytet i Sigurt” janë konstatuar gjithsej 4.991 shkelje të trafikut në zonat urbane dhe në korridoret rrugore ku janë të vendosura kamerat e mbikëqyrjes.Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve të regjistruara, 641 masa janë shqiptuar ndaj drejtuesve të automjeteve me targa të huaja.Sipas të dhënave, shumica dërrmuese e shkeljeve kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjithsej 4.674 raste. Ndërkaq, 163 shkelje janë regjistruar për kalim në sinjal të kuq të semaforit, ndërsa 154 raste për drejtim të automjetit me leje qarkullimi të skaduar.Në bazë të këtyre…
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv kryeministres. Nga kjo mbledhje, Rama thotë se janë nxjerre tre konkluzione. Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën e SPAK, të cilët kanë kërkuar arrestimin e saj. Edhe pse Rama thotë se SPAK është e lirë të vazhdojë me hetimet e saj ndaj Ballukut, thekson se “deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas…
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e organizuar më 17 shkurt, një ngjarje që simbolizon mbështetje për ish krerët e UCK’së në Hagë. Ky marsh, i cili do të mbahet në Prishtinë, ka për qëllim të rikujtojë të drejtat e luftës për liri dhe të nxisë një reflektim mbi sakrificat e bëra për çlirimin e Kosovës. Haradinaj, me një postim në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e këtij eventi për popullin shqiptar. Ai ka postuar një fotografi me detajet e marshit dhe ka shkruar: “Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri.” Kjo…
Biznesmeni Ram Geci është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). [embedded content] Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes në SPAK, por emri i tij doli pak kohë më parë në dosjen e Belinda Ballukut.
Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se “pas një jave të tërë nga njoftimi i sekuestrimit të 5 tonëve drogë nga Maqedonia në Serbi, nuk ka përgjigje për pyetjen kryesore: si kaluan 5 tonët drogë kufirin e Maqedonisë?”. Nga LSDM thonë se “si është e mundur që 5 tonë drogë të largohen nga qendra e Shkupit dhe “lehtësisht të padukshme” të kalojnë kufirin dhe të nisen për në Serbi”. “Ku janë kamerat e “Qytetit të Sigurt”? Ku ishte policia? Ku ishte Dogana Mobile? Pse nuk kishte kontrolle? Çfarë po bënin DSK dhe AR? Është e qartë…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 9 shkurt, në Babicë të Vlorës, ku nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona. [embedded content] Burime bëjnë me dije se vajza e lënduar është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm, pasi ka pësuar fraktura në kokë. Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe një burrë, i cili sipas informacioneve paraprake, mësohet se ka dhimbje në pjesën e kraharorit. Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar…
Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen shqiptare Kola, e cila u shua tragjikisht pak ditë më parë në Porcari, në provincën e Luccas në Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i shkaktuar nga një kaldajë gazi. Fushata e solidaritetit është iniciuar nga Durim Kola, vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola, një nga viktimat e tragjedisë. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore, ndërsa shuma që do të mbetet do t’u shërbejë familjarëve…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.2 lekë dhe do shitet me 111.2 lekë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njofton se dy persona, për momentin të panjohur, në orët e hershme të mëngjesit në Beograd kanë rrëmbyer këngëtarin maqedonas Daniel Kajmakoski, duke e kërcënuar me thikë dhe armë zjarri dhe duke i kërkuar para. Sipas njoftimit zyrtar, rrëmbimi ka ndodhur në rrugën Karagjorgjeva në Beograd, pas së cilës të dyshuarit e kanë marrë të dëmtuarin në automjetin e tij. Pas një ndjekjeje policore, automjeti është ndaluar në territorin e komunës së Rumës, ku policia e ka gjetur Kajmakoskin me duar të lidhura, ndërsa autorët kanë arritur të braktisin automjetin dhe të largohen…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani, duke e cilësuar atë si një akt kriminal shtetëror të shëmtuar. Në reagimin e tij, Berisha shprehet se Cakrani është goditur shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm për shkak të detyrës së tij. Sipas tij, ky veprim i autorëve është frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale. “Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar. Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet…

