Author: almakos

Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe la në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra”. Kalaja deklaroi në studion e News24, përballë Ola Bruko se e përshëndet vendimin e gjykatës, por sipas saj masat ndaj Ballukut duhej të ishin më të ashpra. Ajo ngriti dyshime mbi ecurinë e hetimeve, duke thënë se prokurori Dritan Prençi duhej që brenda muajit prill të dorëzonte dosjen ose të kërkonte zgjatje të afatit. [embedded content] Sipas Kalasë, çështja mund të sjellë rikualifikim të veprave penale dhe një dënim…

Lexo më Shumë

Një detaj mjaft interesant është fotografuar pasditen e sotme përgjatë zhvillimit të protestës në ditën e saj të 47-të përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë kohës që qytetarët dhe aktivistët po grumbulloheshin në shesh dhe po mbanin fjalimet e tyre të revoltuar me qeverinë, në trotuarin ngjitur me godinat qeveritare është parë të kalojë Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë. [embedded content] Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, diplomati spanjoll ka zgjedhur të kalojë shumë pranë zonës ku po zhvillohej revolta qytetare. Kujtojmë se në ditët e para të protestës, edhe ambasadori i…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së dhe Frontit Evropian, Ilir Hasani, ka bërë të ditur se deputetët shqiptarë të opozitës bllokuan vazhdimin e seancës së Kuvendit, duke kërkuar që në votim të vihej Propozim-ligji për Përfaqësim të Drejtë. “Sot në Kuvend, me fjalime procedurale, të gjithë deputetët shqiptarë të opozitës bllokuam vazhdimin e seancës dhe nuk lejuam kalimin në pikat e tjera të rendit të ditës pa u vendosur në votim Propozim-ligji për Përfaqësim të Drejtë. Shumica parlamentare refuzoi ta vendosë këtë pikë në rend dite për votim. Kjo është edhe një dëshmi se nuk kanë shumicën e nevojshme me Badenter – as…

Lexo më Shumë

Një i ri ka dhënë një mesazh të fortë nga protesta qytetare që ka hyrë sot në ditën e saj të 47. Ai deklaroi se të rinjtë janë të vendosur për të krijuar Shqipërinë e re, ndërsa shtoi se Rama e ka lakun në fyt. “Sara Mile na quajti kloun, Rama dështarëk-zërmërak, Gonxhja një tufë budallenj. Nuk e di për ju, por kur vi në këtë shesh shoh qytetarë, patriotë, njerëz që e duan Shqipërinë. Sorrat dhe korbat i shoh në Parlament, dhe dështakët. Ata bëjnë gjasme që votojnë ligje në interes të tyre. Zemërak shoh ata të PS që…

Lexo më Shumë

Një profesor dhe përfaqësues i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e 47-të qytetare, ku pjesëmarrës janë edhe studentë. Ai tha se sindikata ka dalë në mbështetje të protestës dhe u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen asaj, duke e cilësuar një lëvizje paqësore për një “Shqipëri europiane”. Sipas profesorit, pesë kërkesat e ngritura nga protestuesit janë të rëndësishme për vendin dhe duhet të merren në konsideratë nga qeveria. Duke folur për arsimin dhe shëndetësinë, ai tha se degë si mjekësia dhe inxhinieria duhet të mbeten përgjegjësi e shtetit dhe jo të kalojnë në…

Lexo më Shumë

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, deklaroi në emisionin Task Force se qeveria shqiptare po përballet me presion në rritje nga institucionet dhe mediat ndërkombëtare, duke e akuzuar se ka mashtruar lidhur me pezullimin e punimeve në zonat e mbrojtura. Sipas saj, eurodeputetët që vizituan Shqipërinë konstatuan në terren se punimet kishin vijuar, pavarësisht deklarimeve zyrtare për pezullimin e tyre. Ajo kritikoi edhe shpjegimin e dhënë nga ministri i Mjedisit për ndërtimin e një rruge në zonën e mbrojtur, duke e cilësuar të pabesueshëm. Zhulali u ndal edhe te veprimet e opozitës në Kuvend, duke thënë se kërkesat për shfuqizimin…

Lexo më Shumë

Një i moshuar nga Durrësi iu bashkua protestës së zhvilluar këtë të premte, duke deklaruar se arsyeja e pjesëmarrjes së tij është moszgjidhja e çështjes së pronave. Në një prononcim për News24, ai tha se prej më shumë se tre dekadash endet dyerve të gjykatave për të kërkuar të drejtën e tij. I moshuari tha se është përballur edhe me kryeministrin Edi Rama në vitin 2019, duke përdorur tone të ashpra ndaj tij. “Protestoj për pronat e mia që mi kanë marrë. Kam qenë 35 vjeç që kur kam nisur gjyqet dhe sot jam 71. Jam përplasur me Ramën në…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas shtyrjes së Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Kuvend, duke përgëzuar deputetët e partive shqiptare në opozitë për qëndrimin e tyre. “Një gjë është e qartë: kush e ka Badenterin, e ka legjitimitetin. I përgëzoj deputetët e partive politike shqiptare në opozitë: Që dëshmuan se kush e ka legjitimitetin. Që po e pengojnë miratimin e një prej ligjeve më antishqiptare që ka propozuar ndonjë Qeveri në 25 vitet e fundit, të ashtuquajturit Ligj për përfaqësim të drejtë”, ka shkruar Osmani. MARKETING

Lexo më Shumë

Mazhoranca socialiste miratoi me 77 vota pro dhe votën kundër të Erion Braçes një projektligj që i hap rrugën ndërtimit të parqeve eolike dhe agro-fotovoltaike në tokat bujqësore. Mazhoranca socialiste bëri një vesh shurdh ndaj shqetësime dhe miratoi me 77 vota në Kuvendin e Shqipërisë të enjten një projektligj të qeverisë, që i hap rrugën ndërtimit të parqeve eolike dhe fotovoltaike në tokat bujqësore. Kundër projektligjit votuan deputeti socialist, Erion Braçe dhe ai i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ndërkohë që deputetët e opozitës e bojkotuan pjesëmarrjen në seancë. Ironikisht, projektligji i miratuar përmban shtesa dhe ndryshime në ligjin e vitit…

Lexo më Shumë

Aktivistja dhe protestuesja Ira Kurti ka reaguar pas publikimit të mocionit të Elisa Spiropalit, e cila kërkon një marrëveshje të re sociale dhe demokratizimin e Partisë Socialiste. Në një reagim në rrjetet sociale, Ira Kurti ka publikuar mesazhin që i ka dërguar Elisa Spirpalit. Në reagimin e saj, aktivistja thekson se “Shqipëria e re” të cilën e kërkojnë mijëra protestues si pikë kryesore ka nxjerrjen e Partisë Socialiste te Edi Ramës dhe Partisë Demokratike të Sali Bershës si të jashtë ligjshme për shkelje të Kushtetutës. Sipas saj nuk ka reformim qe mund t’i shpëtoje, ndërkohe qe shton se nëse Spiropali…

Lexo më Shumë

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat u shty nga rendi i ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa opozita shqiptare adresoi kritika ndaj shumicës parlamentare për këtë vendim. Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, kritikoi kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, për mungesën e tij në seancë. “Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ju vetë e keni propozuar, vetë e keni sjellë në Kuvend dhe tash nuk keni fuqi as ta kaloni. T’ju ndihmojmë ne të dalim prej salle dhe vazhdoni këtu, por a e dini ku është problemi? Është te legjitimiteti që neve na…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka deklaruar se ka depozituar dy kallëzime penale në SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëri për çështjen e “Bankers” dhe tjetri për një park fotovoltaik. Kalaja tha se kallëzimi për parkun fotovoltaik, sipas saj, është regjistruar dhe se pritet të japë shpjegimet e saj në Prokurorinë e Posaçme. Ajo bëri me dije se është thirrur së fundmi nga SPAK për t’u pyetur lidhur me kallëzimin. “Prokurori kishte gjykuar që regjistrimi i kallëzimit penal dhe thirrja ime ishte bërë në kohë rekord. Dje u thirra për t’u pyetur rreth kallëzimit”, u…

Lexo më Shumë