Author: almakos

Gratë përbëjnë shumicën e gjyqtarëve profesionistë në Shqipëri, por vendi renditet ndër të fundit në Europë për përfaqësimin e tyre në këtë profesion. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, gratë përbënin 55% të gjyqtarëve profesionistë në Shqipëri, kundrejt 45% burrave. Ky nivel është më i ulëti në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë me 73%, Bosnjë dhe Hercegovinës me 64.8%, Malit të Zi me 63.8% dhe Maqedonisë së Veriut me 61.4%. Edhe vendet fqinje të BE-së rezultojnë me përqindje më të larta, ku Greqia ka 75.5% gra gjyqtare dhe Kroacia 72.3%. Në Europë, nivelet më të larta u regjistruan në…

Lexo më Shumë

Policia dhe Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit kanë nisur hetime lidhur me dyshimet për ndotjen e ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Gostivarit. Sipas njoftimit të SPB Tetovë, dje (16 korrik), rreth orës 18:20, inspektorët e Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar, duke vepruar sipas udhëzimeve të një prokurori publik, kanë ndërmarrë masa urgjente në terren në fshatin Vërtok për të verifikuar dyshimet. Policia njofton se ekzistojnë baza dyshimi se Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, ka vendosur tre pompa në shtratin e ujërave të ndotura, përmes të cilave uji është futur drejtpërdrejt në…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE akuzoi LSDM-në, BDI-në dhe Të Majtën se po pengojnë miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, me qëllim që, sipas partisë, të krijojnë një alibi për një humbje të mundshme në zgjedhjet e ardhshme dhe më pas të pretendojnë se procesi zgjedhor ka qenë i parregullt. Në një deklaratë, VMRO-DPMNE tha se këto tri parti kanë bashkuar forcat për të bllokuar miratimin e një prej ligjeve kyçe të parashikuara në Axhendën e Reformave. Sipas partisë në pushtet, arsyeja është frika nga humbja zgjedhore për shkak të, siç pretendohet, rënies së mbështetjes së qytetarëve. VMRO-DPMNE thekson se Qeveria ka shprehur gatishmëri…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka prodhuar debate të forta dhe akuza të ndërsjella mes tij dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Prokurorët kanë kërkuar rrëzimin e plotë të 23 kërkesave të Beqajt, duke i konsideruar ato të pabazuara në ligj, ndërsa ish-ministri ka shpërthyer në akuza duke thënë se SPAK po përdor pavarësinë e fituar nga Reforma në Drejtësi për të shkelur të drejtat e të pandehurve. Prokurori i Posaçëm, Edvin Kondili, ka argumentuar para gjykatës se pretendimet e Ilir Beqajt kanë marrë tashmë përgjigje gjatë fazës hetimore dhe në seancën paraprake. Sipas SPAK, kërkesa e Beqajt…

Lexo më Shumë

Një bashkim kompanish i kryesuar nga “Fusha” shpk është shpallur fitues në kontratën e majme të Autoritetit Rrugor Shqiptar për të gjelbëruar Autostradën Tiranë-Durrës. Fondi limit për këtë kontratë ishte paracaktuar 1.32 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Por konsorciumi i përbërë nga Fusha, Udha dhe Taulant shpk janë shpallur fituese me ofertën prej 9.7 milionë eurosh ose 4.3 milionë euro më pak se vlera limit. Sipas dokumentave të publikuar në APP, në garën për “Plotësimin e punimeve dhe përmirësimit estetik nga sheshi Shqiponja deri tek nënkalimi i Limuthit” u paraqitën 6 oferta. Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për…

Lexo më Shumë

Tetë kompani të tregut të hidrokarbureve kanë paditur qeverinë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar rreth 11.8 milionë euro dëmshpërblim. Sipas operatorëve, humbjet janë shkaktuar nga mënyra e përdorur për përcaktimin e çmimit të karburanteve gjatë funksionimit të Bordit të Transparencës. Kompanitë pretendojnë se formula e përdorur për llogaritjen e çmimit nuk ka reflektuar koston reale të importit, pasi është marrë parasysh vetëm vlera e karburantit në vendin e blerjes, pa përfshirë të gjitha shpenzimet shtesë, si transporti dhe sigurimi deri në mbërritjen e tij në Shqipëri. Sipas tyre, në praktikë ato kanë paguar një kosto më të lartë për sjelljen…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se nuk ka asnjë shans që qeveria të dorëhiqet, edhe pse vendi ndodhet në revoltë prej 48 ditësh, prej protestave masive të qytetarëve. I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, Klosi tha se qeverisë i duhet reflektim në raste të kësaj natyre. Ylli Rakipi: Orë ka ndonjë shans të japë dorëheqjen qeveria? Blendi Klosi: Asnjë shans. Zëro shans. Ka nevojë për reflektim në raste të tilla. PS ka ndryshuar, është dimensioni më i fortë i ndryshimit. Ylli Rakpi: Pra, dorëheqje gjallë në botë jo? Blendi Klosi: Nuk ka asnjë arsye të ketë…

Lexo më Shumë

Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare po reflektohet sërish në pikat e karburantit në rajon, por Shqipëria vijon të mbajë vendin e parë për çmimin më të lartë të naftës. Ndërkohë që disa vende fqinje kanë riaktivizuar masa fiskale për të zbutur ndikimin te konsumatorët, në Shqipëri një litër naftë ka kaluar sërish kufirin e 2 eurove. Çmimet në bursat ndërkombëtare u rritën ditët e fundit, të nxitura nga përshkallëzimi i tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe shqetësimet për furnizimet përmes Ngushticës së Hormuzit, sipas Reuters. Nafta Brent u ngjit pranë 85 dollarëve për fuçi, ndërsa…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj akuzave të koalicionit VLEN lidhur me takimin e tij zyrtar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë kohës sa drejtonte diplomacinë e Maqedonisë së Veriut. Në reagimin e tij, Osmani thotë se VLEN po përpiqet t’i paraqesë takimet zyrtare diplomatike si përcaktime politike, ndërsa, sipas tij, po anashkalon faktin se është pjesë e një qeverie me partnerë që, siç pretendon ai, mohojnë pavarësinë e Kosovës, relativizojnë gjenocidin në Srebrenicë dhe Marrëveshjen e Ohrit. “Sot duhet të jenë vërtet të dëshpëruar në VLEN nëse takimet zyrtare të një ministri të Jashtëm…

Lexo më Shumë

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike hyn sot në ditën e saj të 48-të, duke dëshmuar se mobilizimi i nisur prej javësh vazhdon pa ndërprerje. Edhe këtë pasdite, protestuesit pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë. Sipas organizatorëve, kërkesa mbetet e njëjtë që nga dita e parë – dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i elitës politike, të cilën ata e akuzojnë se ka drejtuar vendin pa sjellë ndryshimet e nevojshme për më shumë se 30 vjet. Një ditë më parë, organizatori Edison Lika ritheksoi se lëvizja nuk ka ndërmend të zhvillojë…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i autostradës Kërçovë–Ohër pritet të përfundojë deri në maj të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski. Në një intervistë për TV Sitel, Trajanovski tha se që nga viti 2024 është shënuar përparim i konsiderueshëm në realizimin e projektit. Sipas tij, nga gjithsej 57 kilometra të autostradës, rreth 37 deri në 38 kilometra tashmë janë lëshuar në përdorim. Ai njoftoi se punimet po vazhdojnë me intensitet në pjesën e mbetur të trasesë dhe se segmenti nga Izvori, përmes tunelit deri në Vërbjani, pritet të vihet në funksion deri në fund…

Lexo më Shumë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 93.64 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i vitit, kursi i Euros ndaj Lekut ka rënë me 3.2%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 4.2%. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia e kursit gjatë sezonit veror lidhet kryesisht me tendencën e zakonshme sezonale. Në këtë periudhë, oferta valutore rritet, për shkak të shtimit të numrit të turistëve nga jashtë. Në përgjithësi, prej vitesh tregu valutor po…

Lexo më Shumë