Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se nuk ka asnjë shans që qeveria të dorëhiqet, edhe pse vendi ndodhet në revoltë prej 48 ditësh, prej protestave masive të qytetarëve.
I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, Klosi tha se qeverisë i duhet reflektim në raste të kësaj natyre.
Ylli Rakipi: Orë ka ndonjë shans të japë dorëheqjen qeveria?
Blendi Klosi: Asnjë shans. Zëro shans. Ka nevojë për reflektim në raste të tilla. PS ka ndryshuar, është dimensioni më i fortë i ndryshimit.
Ylli Rakpi: Pra, dorëheqje gjallë në botë jo?
Blendi Klosi: Nuk ka asnjë arsye të ketë dorëheqje të Partisë Socialiste.



