Author: almakos

Instituti për Shëndet Publik njoftoi pasdite se pas marrjes së një kërkese nga Prokuroria Publike, menjëherë ka dalë në terren në vendet e treguara në Gostivar dhe janë marrë mostra për analiza mikrobiologjike dhe fiziko-kimike. Pasi kthimit të ekipit të IShP-së nga terreni, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, menjëherë filloi procedura për analizimin e mostrave. MARKETING

Lexo më Shumë

Ndërprerja e punimeve për shtrimin me asfalt të aksit Qafë Buall – Krastë, për shkak se kompanitë “BE-IS” sh.pk, “ERGI” sh.p.k dhe “VËLLEZËRIT HYSA” kërkuan shtim të fondeve, ka sjellë përkeqësim të gjendjes së rrugës. Në trasenë e re, e cila ishte hapur për t’u shtruar me asfalt janë krijuar gropa që vështirësojnë qarkullimin e automjeteve dhe shoferët shprehen se prej të paktën 3 muajsh në rrugë jo vetëm që nuk shihen mjete duke punuar, por as punëtorë që kryejnë shërbime të tjera. Projekti për ndërtimin e aksit Qafë Buall-Krasë është miratuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me vlerë totale 11…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski premton se shumë shpejtë do të ketë informacione se çfarë ka ndodhur në Gostivar dhe zotohet se fajtorët do të përgjigjen. Ai theksoi se të gjitha institucionet janë në terren, po ndërmerren masa, po testohen mostra të ujit dhe po hetohet dhe nga prokuroria. Ai shprehet se është shokuese dhe e neveritshme, ajo që është lejuar të ndodh në Gostivar. Hristijan Mickoski, kryeministër “Shumë shpejtë do të dilet me informacione, për atë se çfarë ka ndodhur, kush është ai që ka dhënë urdhër që të ndodh ajo dhe sigurisht se do të ketë përgjegjësi. Unë vërtetë nuk…

Lexo më Shumë

Raporti i fundit i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit përbën konfirmimin më të fortë se sistemi gjyqësor në vend ndodhet nën presion serioz politik nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Kështu deklaroi sot në një konferencë për media zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. Sipas saj, Komisioni Evropian në raportin e tij evidenton qartë ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe prokurorisë, mungesë reformash, korrupsion të përhapur dhe parregullsi në procedurat e prokurimeve publike. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË “Atë që Komisioni Evropian e identifikon si problem sistemik, qytetarët e shohin çdo ditë përmes vendimeve të Mickoskit dhe njerëzve të tij.…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës 22:00, në rrugën rajonale që çon drejt fshatit Trebosh, në rajonin e Tetovës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në aksident janë përfshirë një automjet i tipit “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.G. (25) nga fshati Trebosh, dhe një automjet “Mercedes”, gjithashtu me targa të Tetovës, që drejtohej nga T.S. (80) nga fshati Pallaticë. Policia bën të ditur se drejtuesi i “Golf”-it ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi, veprim që përbën vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Ai është privuar nga liria.…

Lexo më Shumë

Ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj që në bashkëpunim me  përvetësuan 69 milionë lekëve u la në burg nga gjykata. Për ish-kryefinacieren e Postës së Durrësit Valbona Duni, si dhe për ish-arkëtaren Paola Danaj, trupa gjykuese caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. 3 ish-punonjëset e postës akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, pasi nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale përgjatë muajve prill dhe maj 2026. Avokati mbrojtës i ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj,…

Lexo më Shumë

Një rezistencë historike si kurrë më parë në Shqipëri. Revolta popullore kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe kastës së vjetër politike hyn sot në ditën e 49-të të saj, (18 korrik 2026), pa ndërprerje dhe me qëndrueshmëri të papërsëritshme. Pas një tjetër marshimi masiv mbrëmjen e djeshme, ku protestuesit u stacionuan para godinës së Kryeministrisë, organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje akoma më të madhe pasditen e sotme. Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje, e cila ka mbushur sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej javësh, mbetet e pandryshuar: dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, lidhur me gjendjen aktuale në Gostivar ku një numër i madh qytetarësh ankohen për probleme me stomakun, theksoi se janë marrë të gjitha masat dhe se do të ketë përgjegjësi për rastin. “Në këtë moment të gjitha institucionet janë në terren, po merren masa, po testohen mostra nga uji dhe kemi një proces që po e udhëheq edhe Prokuroria. Mendoj se shumë shpejt do të dalin informacion rreth asaj që ka ndodhur, kush dha urdhër që kjo të ndodhë dhe, natyrisht, do të ketë përgjegjësi”,  theksoi Mickoski gjatë vizitës së sotme në Komunën e Debarcës. Potencoi se…

Lexo më Shumë

Rikonstruimi i Aeroportit të Ohrit po zhvillohet sipas dinamikës së përcaktuar. Progresi është rreth 80 deri në 90 për qind dhe pritet që rikonstruimi të përfundojë sipas afatit të përcaktuar, gjegjësisht deri në fund të verës.  Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski thotë se po punohet paralelisht në katër projekte dhe se realizimi po shkon mirë. “Atje kemi katër projekte që zhvillohen paralelisht. Progresi është diku midis 80 dhe 90 për qind në secilin prej tyre. Afati që kemi vendosur për përfundim është fundi i verës dhe mendoj se ky afat do të respektohet. Paralelisht, nga 15 gushti, institucionet…

Lexo më Shumë

Në kulmin e sezonit turistik, kur bizneset duhet të jenë të përqendruara te pritja e pushuesve dhe ofrimi i shërbimit, Task Forca e Tatimeve zbarkon për kontrolle. Jo në një periudhë të qetë të vitit, por pikërisht në ditët më të ngarkuara të sezonit veror, kur komplekset, hotelet dhe plazhet janë plot me turistë. Në terren kanë dalë edhe në ditë pushimi inspektorët Besnik Dalliu, Elton Ndoci dhe Andi Hajdari, të cilët janë urdhëruar të kryejnë verifikime në subjektet e turizmit. Por, a është ky momenti i duhur? Bizneset thonë se edhe në rastet kur i gjithë dokumentacioni rezulton në…

Lexo më Shumë

Rasti në Gostivar, ku një numër i madh qytetarësh kanë shfaqur simptoma të helmimit dhe ku dyshohet se shkak mund të jetë uji i ndotur i pijshëm nga ujësjellësi i qytetit, ka shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët, raporton SHENJA. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka bërë të ditur se në këto momente nevojitet reagim i shpejtë, humanizëm dhe solidaritet. Sipas njoftimit të tij, Qyteti i Shkupit ka dërguar menjëherë cisterna me ujë të pijshëm për banorët e Gostivarit, me qëllim që t’u sigurohet ujë i sigurt për konsum gjatë periudhës kur vazhdojnë analizat dhe deri në tejkalimin…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Gostivar, duke shprehur shqetësim për dyshimet rreth sigurisë së ujit të pijshëm dhe duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet kompetente. “Ky është fytyra e vërtetë e pushtetit lokal në Gostivar, i udhëhequr nga koalicioni LSDM, BDI dhe Taravari. Për shkak të dyshimeve se janë vendosur pompa në ujërat e zeza me qëllim rritjen e presionit në rrjetin e ujësjellësit, shëndeti i qytetarëve është vënë drejtpërdrejt në rrezik”, deklaroi Martin Andonovski, kryetar i OK të VMRO-DPMNE-së në Gostivar. Sipas tij, më shumë se 1000 qytetarë kanë shfaqur simptoma helmimi, ndërsa dyshimet…

Lexo më Shumë