Agjencia Shtetërore Meteorologjike e Spanjës ka përcaktuar orarin: temperaturat do të fillojnë të rriten këtë të shtunë, do të intensifikohen nga e marta, 22 korrik dhe, sipas parashikimeve aktuale, nuk ka gjasa të ulen të paktën para të enjtes, 23 korrik.Agjencia nuk e përjashton mundësinë që vetë e hëna të shtohet në periudhën zyrtare të valës së të nxehtit nëse të dhënat e konfirmojnë këtë. Do të ishte vala e tretë e të nxehtit deri më tani këtë verë në Spanjë. Fenomeni, shpjegon Aemet, është rezultat i një modeli bllokues atmosferik të përforcuar nga prania e një niveli të ulët…
Author: almakos
Dy turistë gjermanë kanë lëshuar një sinjal SOS në zonën e malit të Çikës, pranë majës së Qorres, duke vënë në lëvizje strukturat e emergjencës për një operacion kërkim-shpëtimi. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë nisur efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), si dhe një infermier, të cilët po ngjiten drejt vendndodhjes së turistëve. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka shfaqur probleme shëndetësore ose mund të jetë dëmtuar gjatë lëvizjes në terrenin e vështirë malor. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi…
E trishtë! Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i News24, Enrik Mehmeti. Mehmeti ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare, pas aksidetit me motor në plazhin e Porto Novës, në Zvërnec, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar ngjarjet nga qarku i Vlorës. Për vite me radhë, Mehmeti ishte fytyra dhe zëri që solli në ekranin e News24 ngjarjet më të rëndësishme të jugut të vendit, nga kronika e zezë te operacionet policore, zhvillimet sociale, politike dhe…
Eksperti i IT, Gent Progni i është bashkuar edhe protestës së 49 kundër Ramës. Ai theksoi se revolta do të vazhdojë deri në largimin e Ramës. “Meqë kishim një patronazhist këtu dhe tha ne do hamë… Në do të rrimë këtu deri sa të ikë Edi Rama. Kuvendi i vetëm është ky këtu në shesh. Konsistenca jonë është shkatërrimi i tyre. Çdo ditë do të jemi këtu në këtë shesh. Në orën e protestës nuk mund të ketë mbledhje Kuvendesh. Kur shokët tanë janë këtu , nuk mund të ketë Kuvende. Për Smart Citin, dua të them se nuk mundet…
Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, ka nisur edhe marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Kërkesa kryesore është dorëheqja e panegociueshme e Edi Ramës. Shqiptarët janë shprehur të vendosur se do të rezistojnë deri në largimin e Ramës. Luçiana Kokaj, aktiviste e protestës, banore e fshatit Rrjoll në Velipojë, bëri thirrje që SPAK të hetojë për resortin që do të ndërtohet në këtë zonë bregdetare. Sipas saj aktet e pronësisë janë falsifikuar. “Do flas si nëna e Glauk. SPAK duhet të hetojë vjedhjen kriminale të Rrjolit. Të gjitha organizatat janë bërë bashkë. Rrjolli nuk duhet të ndërtohet, nuk duhet të bëhen…
Një protestues theksoi se duhet t’i vendosin SPAK-ut një afat kohor prej 72 orësh për të arrestuar kryeministrin Edi Rama dhe ish vartësen e tij Belinda Balluku. Ai theksoi se edhe kryeministri ka 72 orë kohë për të dhënë dorëheqjen, në mënyrë që të krijohet një qeveri teknike dhe më pas të bëhen zgjedhje. Ai tha se edhe presidenti duhet të shkrijë parlamentin, duke e cilësuar si parlament të krimit dhe se asnjë deputet nuk përfaqëson popullin. “SPAK për 72 orë që të arrestojë Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe të gjithë politikanët e korruptuar. Fakte ka me shumicë, saqë jo…
Deputetja e larguar nga PS, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku, i është bashkuar sërish protestuesve në shesh duke kërkuar largimin e Edi Ramës. Deputetja e paralajmëroi edhe më herët përmes një videoje në rrjete sociale se do të dilte në shesh në këtë ditë të 49-të të revoltës kundër qeverisë. Kujtojmë që pas protestave masive deputetja hoqi dorë nga grupi parlamentar i PS-së dhe deklaroi se do të përfaqësonte qytetarët si deputete e pavarur.
Në revoltën e 49 kundër Edi Ramës, shqiptarët shprehen të vendosur në kërkesat e tyre, largimin e Edi Ramës dhe kastës së vjetër politike. Një protestues, u shpreh se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë që tani është i humbur dhe se rinia është ajo që fitoi. Ai akuzon Ramën se ka shkatërruar vendin. “Rama kape mesazhin. Na ke lënë pa shëndetësi, për arsim. Ke marrë fund. Për çfarë vazhdon më. Merr kohë për çfarë? Çfarë do të fshehësh…Ke marrë fund Edi Rama. Rinia fitoi, pranoje humbjen. Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje e tradhtarëve”, u shpreh një tjetër qytetar.
Në ditën e 49-të të protestës në sheshin “Skënderbej”, një i moshuar u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit. “Hajdeni shqiptarë, mblidhuni këtu. Ejani në protestë. Si tha ajo ministrja serbe, foli për spastrim të shqiptarëve. Ndaj hajdeni shqiptarë, mblidhuni këtu, o sot o kurrë!”, u shpreh ai. Deklarata e tij vjen gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, ku pjesëmarrësit kanë vijuar kundërshtimet e tyre ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale.
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Shqipëri gjatë një bisede në kuadër të Klubit të Librit Service95, ku në fokus ishte libri autobiografik i Ypit, “I Lirë”. “Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë e sotme”, shprehet Lea Ypi gjatë bisedës, duke theksuar se e kaluara dhe e tashmja e vendit janë të pandashme. Në diskutim, Dua Lipa dhe Lea Ypi ndalen edhe te protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke folur për tensionin mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe për rëndësinë…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore publikon raportin statistikor për 6 mujajt e parë të vitin 2026. Sipas raportit, përgjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti janë përjashtuar nga radhët e policisë 24 efektivë, ndërsa janë janë kryer referime në prokurori për 232 punonjës policie dhe 2 punonjës të Gardës. AMP ben te ditur se ka arrestuar në flagrancë 9 punonjës policie, 1 gardist dhe 1 punonjës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Bie në sy numri i lartë i ankesave të trajtuara që kanë rezultuar të pabazuara sipas AMP-së. Në 6-mujorin e parë të këtij viti, në adresë të këtij institucioni janë…
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, e akuzuar për përfshirje në vjedhjen e parave të pensioneve. Pas vendimit, ka reaguar avokati i saj mbrojtës, Ilia Ilia, i cili e ka cilësuar absurd vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke pretenduar se ndalimi i klientes së tij është bërë në mënyrë të paligjshme dhe se nuk ekzistojnë prova që e lidhin atë me marrjen e parave. “Nuk ka asnjë provë që ta implikojë Elisabeta Matajn në bashkëpunim kriminal për vjedhjen e asaj shume”, deklaroi avokati për mediat.…

