Pas një marshimi që ishte e shkurtër në krahasim me atë që ka ndodhur në 49 ditët e para të protestës, është mbyllur edhe protesta e 50 me radhë e qytetarëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Edhe sot qytetarët kanë përsëritur sloganet: Edi Rama ka maru, Shqipëri e re, Rama jepe dorëheqjen, qeveri e krimit!
Author: almakos
Policia e Shkodrës ka ndaluar dy persona të dyshuar se do t’i bënin një atentat Preng Gjinit. Sipas burimeve ata janë ndaluar para disa ditësh. Gjatë kontrolleve të kryera në telefonin e njërit prej tyre u gjet fotoja e 56-vjeçarit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Preng Gjini jeton jashte vendit, por ditët e fundit kishte hyrë në Shqipëri dhe dyshohet se po mbahej në vëzhgim. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në 2020-ën 56-vjeçari i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar mbi urën e Selitës. Në atë kohë makinës së tij i vendosën…
Protestat qytetare kundër qeverisë vijon prej 50 ditësh edhe në ditët në vijim, ndërsa aktivistët kanë paralajmëruar një tubim të madh më 23 korrik përpara Kuvendit të Shqipërisë. Një prej aktivistëve deklaroi se qytetarët kanë protestuar prej 50 ditësh me radhë për t’i përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama. “Protestojmë prej 50 ditësh që t’i tregojmë këtij që nuk e duam më. Më 23 do të jetë seanca dhe aty do të mbajmë protestë të madhe”, u shpreh ai. Sipas tij, një protestë simbolike do të zhvillohet edhe ditën e nesërme para godinës së Kuvendit, ndërsa më 23 korrik pritet…
Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, përmes Njësisë së Epidemiologjisë në Gostivar, ka shpallur epidemi në territorin e Komunës së Gostivarit, pas rritjes së ndjeshme të numrit të personave të prekur nga gastroenteriti. Sipas të dhënave të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, gjatë 24 orëve të fundit në repartin infektiv janë paraqitur 204 pacientë, prej të cilëve tre janë hospitalizuar. Në repartin e pediatrisë janë regjistruar 140 vizita, ku 105 kanë qenë raste të reja dhe 35 kontrolle, ndërsa në Qendrën e Urgjencës ndihmë kanë kërkuar edhe nëntë pacientë.“Duke parë situatën aktuale me numrat e pacientëve, shpallja e gjendjes së…
Kjo shprehje m’u kujtua ndërsa përmblidhja këto rreshta për mbivlerësimin e lekut ose siç e quan Banka e Shqipërisë mbiçmim e lekut. A e shpjegojnë dot mbiçmimin e lekut të ardhurat nga turizmi ? Ndërsa mbiçmimi më i madh i lekut është vërejtur në vitin 2023, të flukseve nga turizmi dhe vlerësimit vjetor të Lekut Shqiptar (ALL) kundrejt Euros (EUR) nga viti 2020 në vitin 2025 është i ulët. Sipas modelimit ekonometrik të Bankës së Shqipërisë, vetëm 23% e paqëndrueshmërisë së përgjithshme dhe vlerësimit strukturor të lekut gjatë periudhës 2020 -2025 i atribuohet drejtpërdrejt të ardhurave nga turizmi. Po fluksi…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga sot dhe në ditët në vijim t’u sigurojë 50.000 litra ujë të pijshëm falas në ditë qytetarëve të Gostivarit. Vendimi erdhi me qëllim që të sigurohen nevojat themelore të popullsisë, ndërsa masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente janë në fuqi, informuan nga Qeveria.Shpërndarja e ujit do të realizohet përmes Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë nëpërmjet pikave të mëposhtme: – Menaxhimi i Ujërave – Gostivar, rr. JNA nr. 139 – Çerdhja e Fëmijëve “Prolet”, rr. Beliçica nr. 47 – SHMEK – Gostivar (Shkolla e Mesme Ekonomike), rr.…
Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 50-të radhazi. Qytetarët pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.Ndërkohë në tubimi e djeshëm janë parë edhe disa emra të njohur të artit dhe televizionit. Mes pjesëmarrësve ishin aktorët e humorit Albano Bogdo dhe Irgen Çela, të cilët këtë herë u bashkuan me protestuesit, duke lënë mënjanë rolet e tyre artistike dhe duke marrë pjesë në marshim. Në protestë mori pjesë edhe këngëtari Klajdi Musabelliu, i cili më herët ka shprehur publikisht pakënaqësitë e tij ndaj institucioneve dhe situatës sociale.…
BDI ka reaguar pasi Qyteti i Shkupit bëri korrigjime në tabelat hyrëse të kryeqytetit, duke theksuar se, pavarësisht ndryshimeve, gjuha shqipe vazhdon të mos jetë e përfshirë. “Pas reagimeve publike, Qyteti i Shkupit i korrigjoi fotografitë në tabelat hyrëse, duke dëshmuar se kishte mundësi të ndërhynte menjëherë. Megjithatë, edhe pas korrigjimit, gjuha shqipe vazhdon të mungojë. Kjo tregon se bëhet fjalë për një vendim të vetëdijshëm për ta injoruar gjuhën shqipe dhe karakterin shumëetnik të Shkupit. Në një qytet dygjuhësh, përjashtimi i shqipes nga mbishkrimet zyrtare përbën provokim të rëndë politik dhe institucional dhe shkelje ligjore. BDI kërkon korrigjimin e…
Homazhet në nderim të gazetarit të njohur Enrik Mehmeti, i cili u nda nga jeta parakohshëm në një aksident tragjik, kanë bërë bashkë familjarë, kolegë, miq dhe personalitete të larta publike. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka shprehur ngushëllimet më të thella dhe ka vlerësuar figurën e gazetarit si një model të rrallë njerëzor dhe profesional. Në fjalën e tij për News24, Shehu u ndal veçanërisht te forca e kolegëve të medias që, pavarësisht dhimbjes, vazhdojnë misionin e tyre, ndërsa e cilësoi ikjen e Mehmetit si një humbje të dyfishtë për qytetin e Vlorës. “Në radhë…
Një aksident tragjik është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin, ku një përplasje ballore mes një automjeti tip BMW dhe një Opel i mori jetën një 39-vjeçari. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se automjeti Opel është shkatërruar pothuajse plotësisht nga forca e përplasjes. Viktima është identifikuar si Bajram Kaçani, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili udhëtonte me Opel dhe humbi jetën në vend.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë plotësuar kushtet për shpalljen e epidemisë në Gostivar, pasi është tejkaluar numri i qytetarëve të sëmurë në nivel javor. Siç sqaroi Dragan Koçinski nga Instituti, shpallja e epidemisë vetëm mundëson koordinim më të mirë mes institucioneve, sepse masat preventive tashmë janë marrë nga institucionet relevante. Rezultatet e mostrave që i kanë marrë në Gostivar, tha se të hënën do të ja dorëzojnë Prokurorisë Themelore Publike, për veprim të mëtejshëm. Dragan Koçinski, Instituti i Shëndetit Publik “Ajo që mund ta them është se po vërehet rritje e shkallës të personave të sëmurë përmes…
Deklaratë për mediat nga Prestige Resort Duke marrë shkas nga veprimet e fundit të ndërmarra nga organet tatimore ndaj Prestige Resort, Golem, ndiejmë detyrimin të përgënjeshtrojmë pretendimet e ngritura prej tyre, si edhe çdo deklaratë apo informacion të pavërtetë të shpërndarë nga palë të treta, të cilat, në kundërshtim me ligjin dhe faktet, janë bërë pjesë e një fushate dezinformimi dhe shtrembërimi të së vërtetës. Kjo deklaratë u drejtohet opinionit publik, klientëve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë. Më datë 18.07.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndërmori një kontroll të befasishëm pranë Prestige Resort, pa asnjë njoftim paraprak. Gjatë këtij kontrolli nuk…

