Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë ndaj një punonjësi të Universitetit të Tetovës, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve. Sipas Policisë Financiare, i denoncuari A.Z., i punësuar si bashkëpunëtor i lartë për logjistikë dhe punë në terren, gjatë periudhës mars 2020 – shkurt 2023, dyshohet se ka përvetësuar paratë që studentët ia kishin dorëzuar për pagesa të participimit, bashkëfinancimit dhe shpenzimeve të tjera të studimeve.Në vend që t’i depozitonte mjetet në llogarinë e universitetit përmes platformës E-pay, ai dyshohet se i ka mbajtur për vete, duke përfituar…
Author: almakos
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka njoftuar se ambasada është angazhuar për kthimin në Kosovë të trupave të pajetë të tre personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë. Qehaja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur mbrëmë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ai ka bërë të ditur se, pas marrjes së informacionit për rastin, Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë…
Resortet e oligrakëve dhe investitorëve strategjikë në breg të detit Jon, nga Palasa në Himarë, po vijojnë të gllabërojnë para’ publike, megjithëse u trumbetua me të madhe se “janë investime private”. Nga njëra anë investitorët strategjikë kanë përfituar qindra mijëra metra katrorë falas në breg të detit, iu janë falur taksat për 10 vite, ndërkohë që ky shteti jonë që mezi paguan pensionistët dhe ka pagat më të ulta në rajon e Europë, po financon edhe vepra të mëdha publike. Pas ndërtimit të ujësjellësave që kushtuan mbi 25 milionë euro, por që vijojnë edhe sot të ndërtohen, qeveria ka urdhëruar…
Familjarët e tre kosovarëve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në rrugën nga Pika Kufitare Bllacë drejt Shkupit, kanë dalë me njoftim pas ngjarjes së rëndë. Në një postim në Facebook, familjari ka bërë të ditur se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftohen me kohë, transmeton Klankosova.tv. “Me zemër të thyer dhe me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një aksidenti të rëndë në Maqedoninë e Veriut, nipi ynë Ejupi, mbesa jonë Fatmirja dhe kunata jonë Xheneta kanë marrë udhën e amshimit. Tre shpirtra të bardhë iu bashkuan parajsës, ndërsa neve na…
Qytetarët janë mbledhur përpara Kuvendit ndërsa pritet që të nisë seanca plenare e parashikuar në orën 12:00. Ata janë “armatosur” me vezë për të shënjestruar deputetët që do të hyjnë brenda institucionit. Në to kanë shënuar edhe emrat e tyre. Në disa foto që sjell Panorama Online, shihet se është shkruar emri i kryeministrit Edi Rama, i Anila Denajt dhe zyrtarëve të tjerë.
Dy vatra zjarri janë regjistruar gjatë orëve të fundit në territorin e Bashkisë së Prrenjasit, njëra në fshatin Skënderbe të Njësisë Administrative Rrajcë dhe tjetra në Njësinë Administrative Qukës. Flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën, duke rritur rrezikun për përhapjen e tyre drejt sipërfaqeve të tjera. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Prrenjas, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe banorët e zonave të prekura, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e të dy vatrave, duke parandaluar që flakët të afroheshin pranë banesave. Sipas informacioneve,…
Tre personat me prejardhje nga Kosova, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga pikëkalimi kufitar Bllacë drejt Shkupit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, policia është njoftuar për një automjet të markës “Mercedes” me targa gjermane, i cili ishte përmbysur në këtë aks rrugor. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona pa shenja jete…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Iballe të Fushë-Arrëzit, mbi lagjen Gere. Terreni malor ka pamundësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve të Fushë-Arrëzit, të cilët u stacionuan në qendër të Njësisë Administrative, ndërkohe që banorë të zonës dhe shërbimi pyjor kanë vijuar punën gjatë gjithë natës me mjete rrethanore.Për shkak se zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe në ekonominë pyjore Iballe-Mëzi është kërkuar ndërhyrja me helikopter nga Forcat e Armatosura, të cilët po punojnë për ruajtjen e perimetrit, me qëllim vënien nën kontroll të flakëve.Mësohet se zjarri ka nisur në një sipërfaqe me shkurre…
Nga BDI thonë se Qyteti i Shkupit brenda një dite dy herë e shkeli hapur detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe. Sipas BDI-së, Shkupi është qytet dygjuhësh dhe institucionet e tij kanë obligim të qartë ligjor që shqipja të përdoret në komunikimin zyrtar. Përballë qytetarëve, përballë reagimit publik dhe përballë ligjit, Qyteti i Shkupit vazhdoi ta injorojë gjuhën shqipe, duke treguar përbuzje ndaj ligjit, ndaj shqiptarëve dhe ndaj karakterit shumetnik të kryeqytetit. “Në këtë situatë, pyetja është e drejtpërdrejtë: ku është Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve? Ky institucion u krijua pikërisht për të evidentuar shkeljet, për të urdhëruar korrigjimin…
Në vendkalimet kufitare “Bogorodica” dhe “Dojran” është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 40 minuta, informon LAMM. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM tregon se në anën greke të vendkalimeve koha e pritjes ndryshon vazhdimisht dhe zakonisht është më e gjatë. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të…
Tre personat, shqiptarë të Kosovës, që rezultonin të zhdukur që prej së shtunës, janë gjetur të vdekur. Viktimat ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, e më pas familjarët kishin humbur të gjitha kontaktet. Autoritetet kanë konfirmuar se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani kanë humbur jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u gjet i fundosur në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut. Tre viktimat, të gjithë nga Vushtrria, humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pasi u larguan nga Aeroporti i Shkupit. Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi, ndërsa familjarët…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të tre shtetasve të Kosovës, të cilët humbën jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Bllacë-Shkup. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të tre shtetasve të Republikës së Kosovës, të cilët humbën jetën në aksidentin e rëndë. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të të ndjerëve, të afërmve dhe miqve të tyre. Ndaj dhimbjen me të gjithë dhe lutem që Zoti t’u japë forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë humbje të madhe. Qoftë…

