Author: almakos

Nesër vendin e pret mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa rajone pritet paqëndrueshmëri të motit. Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, priten reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë e përforcuar, si dhe kushte për stuhi të izoluara të shoqëruara me breshër. Parashikohet të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE (DPHM) “Ditën e mërkurë moti pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme lokale shiu, në disa vende të shoqëruara me bubullima.…

Lexo më Shumë

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës, pasi deputetët e PD-së bllokuan foltoren duke kundërshtuar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po provokon opozitën dhe kërkoi ndryshimin e rendit të ditës pasi sipas tij mazhoranca kërkon të pengojë diskutimet për Aktin Normativ për 4.3 milionë euro që qeveria dha për koncertin e artistit Kanye West. “Ju doni të provokoni seancën tjetër, sepse me akt normativ i keni dhënë një personi fizik 4.3 milionë euro. Zotërinë që ju e quani Avokat të…

Lexo më Shumë

Dyshimet që uji i ujësjellësit në Gostivar ka qenë i ndotur, për çka mijëra qyetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore nën dyshimin e janë helmuar, policia arrestoi drejtoreshën e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani edhe dy bashkëpunëtorët e saj, drejtorin teknik, Leon Nuredini dhe përgjegjësin e ujësjellësit, Vadedin Dervishi. SPB Tetovë “Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Gostivar kanë privuar nga liria tre persona në lidhje me dyshimin e bazuar për ndotjen e ujit në ujësjellësin e Gostivarit. Janë privuar nga liria A.A. nga fshati Zdunjë – ushtrues detyre drejtor në NP “Komunalec” Gostivar, V.D. nga fshati…

Lexo më Shumë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me vlerë 5.2 milionë euro pa TVSH, për të lidhur Unazën Verilindore me Rrugën e Arbrit. Afati për të marrë pjesë në garë për “Ndërtimin e rrugës lidhëse të unazës verilindore me rrugën e Arbrit” është 5 gushti 2026. Rruga ekzistuese me gjatësi tre kilometra thuhet në dokumentet e tenderit edhe pse është një nyje strategjike dhe ka fluksit të lartë të lëvizjes së automjeteve, është e dëmtuar “Rruga “Myslym Keta” është një arterie kyçe brenda Njësisë Administrative 4 në Tiranë, që lidh dy rrugë të rëndësishme, Rrugën “Aleksandër Moisiu” dhe Rrugën “Arbrit”.…

Lexo më Shumë

Analizat e ujit në Gostivar janë të gatshme, por jo edhe të qasshme për opinionin. Autoritetet shëndetësore dhe kompetente thirrën konferencë për të treguar se sa i suksesshëm ka qenë aksioni i tyre në ndërmarrjen e masave në Gostivar, por nuk e dhanë asnjë informacion për shkakun e sëmurjes së qytetarëve, edhe pse rezultatet i kanë në duar. Kjo sepse kanë urdhër nga prokuroria që rezultatet të ju dorëzohen atyre dhe në asnjë mënyrë të mos publikohen pa lejen e tyre. Nga Instituti i Shëndetit Publik dëgjuam shprehjen e famshme, “Në interes të hetimit”, rezultatet do i jepen vetëm prokurorisë.…

Lexo më Shumë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend ka deklaruar se rasti i imunitetit të Belinda Ballukut për të cilin Kuvend votoi për të mos e hequr ka penguar procesin e integrimit. Tabaku preku edhe rastin e një dite më parë ku “Tatimet” ushtruan kontrolle pranë “Prestige Resort” ku deputetja deklaroi se shkak është fakti se News24 transmeton protestën qytetare antiqeveritare. “A është qeveri Evropiane ajo e cila i çon medias Drejtorinë e Tatimeve vetëm pse televizioni News24 mbron protestës dhe pse televizioni mbron protestën. A është kjo qeveri evropiane? Ky është modeli që duhet të lexojmë…

Lexo më Shumë

“Nuk ka pasur në asnjë moment fshehje të informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë për situatën në Gostivar”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. “Unë isha i pari që të shtunën informova se rastet e para janë regjistruar më 13 korrik. Ministria e Shëndetësisë dhe unë do të vazhdojmë t’i publikojmë të dhënat në mënyrë transparente, sepse nuk kemi çfarë të fshehim”, tha Klekovski në konferencën e sotme për media në Qeveri.Informacioni i parë zyrtar për situatën në Gostivar ka arritur në Ministrinë e Shëndetësisë të premten në orën 13:00. Sipas tij, deri tani janë regjistruar rreth 3.100 kontakte shëndetësore…

Lexo më Shumë

Një djalë 13-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një shatërvani në Ciudad Rodrigo, në provincën e Salamancës, gjatë festimeve për triumfin e Spanjës në finalen e Kupës së Botës. Sipas autoriteteve spanjolle, ngjarja ndodhi pak pas mesnate në shatërvanin “Glorieta del Árbol Gordo”, ku një numër i madh tifozësh ishin ngjitur mbi strukturë për të festuar fitoren e Spanjës. Një pjesë e sipërme e shatërvanit u shemb nën peshën e turmës dhe një bllok guri goditi 13-vjeçarin, i cili më vonë ndërroi jetë. Shërbimi i emergjencës 1-1-2 i Castilla y…

Lexo më Shumë

Policia para disa minutave ka arrestuar drejtoreshën e NP “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani. Bashkë me të sipas informacioneve të para janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtor të saj, drejtori teknik, Leon Nuredini dhe përgjegjësi i ujësjellësit, Vadedin Dervishi. Pas pak pritet që të njëtit të dalin para prokurorisë dhe gjykatësi i procedurës paraprake të ju cakton masat e kujdesit. MARKETING

Lexo më Shumë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Qafë Thanës, ku përhapja e flakëve është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era. Zjarri po përhapet në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të mesme, ndërsa në vendngjarje ndodhet ekipi zjarrfikës i Pogradecit, i cili po punon për neutralizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit ka bërë të ditur se pas takimit me drejtoreshën dhe personat përgjegjës në Ndërmarrjen Publike, është vendosur që ata që kanë rol në menaxhimin e ndërmarrjes, për momentin, të mos i kryejnë detyrat e tyre.Ai theksoi se gjatë ditës pritet të publikohen rezultatet përfundimtare të analizave, ndërsa apeloi që të mos nxirren përfundime të parakohshme dhe të mos fajësohet askush pa u vërtetuar përgjegjësia.“Është biseduar me drejtoreshën dhe me të gjithë ata që kanë rol në ndërmarrjen publike. Për momentin, ata nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre. Sot do të dalin rezultatet përfundimtare dhe…

Lexo më Shumë

Deputetët e PD kanë thyer bojkotin 3 javor ndaj Kuvendit. Ata mbërritën sot në Parlament, teksa më herët u mblodh grupi parlamentar për të marrë vendim lidhur me pjesëmarrjen në seancë. Me kryedemokratin Sali Berisha në krye, ligjvënësit e opozitës iu drejtuan seancës parlamentare duke hyrë nga porta e Akademisë së Shkencave, ndërsa shmangën protestuesit tek hyrja kryesore, nga ana e Xhamisë së Namazgjasë.

Lexo më Shumë