Deputetët e PD kanë thyer bojkotin 3 javor ndaj Kuvendit. Ata mbërritën sot në Parlament, teksa më herët u mblodh grupi parlamentar për të marrë vendim lidhur me pjesëmarrjen në seancë.
Me kryedemokratin Sali Berisha në krye, ligjvënësit e opozitës iu drejtuan seancës parlamentare duke hyrë nga porta e Akademisë së Shkencave, ndërsa shmangën protestuesit tek hyrja kryesore, nga ana e Xhamisë së Namazgjasë.



