Author: almakos

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehurve të tjerë, mes tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Kolonjë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar. Të pandehurit akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Hetimi i SPAK lidhet me tre procedura prokurimi të zhvilluara gjatë vitit 2020, me një vlerë totale që i kalon 30 milionë euro. Përveç kryebashkiakut Erion Isai, në listën e të pandehurve janë edhe ish-zëvendëskryetarja e Bashkisë Kolonjë, Eljona Mydini, si dhe disa punonjës të këtij institucioni. TË PANDEHUR: ERION…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur procedim penal ndaj punonjësve të paraburgimit 313. Meta ka ankimuar vendimin e organit të akuzës për mbylljen e verifikimeve lidhur me kallëzimin e tij, ku pretendonte shpërdorim detyre nga punonjës të institucionit të vuajtjes së dënimit, për mënyrën e trajtimit gjatë qëndrimit të tij në paraburgim dhe për kufizimin e komunikimeve. Pas shqyrtimit të kallëzimit dhe kryerjes së verifikimeve, Prokuroria e Tiranës vendosi të mos ngarkojë me përgjegjësi penale asnjë person, duke arritur në përfundimin se nuk kishte elementë të…

Lexo më Shumë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e së hënës, vendosi për refuzimin e kërkesave për tërheqjen e dorëheqjeve të disa prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës. KPK-ja më pas dërgoi tek ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, emrat e disa prokurorëve për lirim nga detyra. E lidhur me këtë, sot ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka nënshkruar dekretet për lirimin e shtatë prokurorëve serbë nga detyra. Lexoni të plotë postimin e Haxhiut: Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për lirimin nga detyra…

Lexo më Shumë

Gjykata vendosi që të shtyjë seancën gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për një datë tjetër. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Gjykata vendosi ndaj avokatit Plarent Ndreca një gjobë 50 mijë lekë, sepse në seancën e kaluar ky i fundit nuk ka ngritur asnjë pretendim për datën e seancës së sotme. Gjykata vlerëson që sjellja e tij është bërë shkak për shtyrjen e seancës. Sakaq, Gjykata caktoi një mbrojtës kryesisht për Veliajn. Bëhet fjalë për Valentina Teodoreskun.

Lexo më Shumë

Rasti i ndotjes së rrjetit të ujësjellësit në Gostivar është incident i rëndë që rrezikoi drejtpërdrejt shëndetin e mijëra qytetarëve. Dua ta bëj të qartë se pres që të vërtetohen plotësisht të gjitha faktet dhe rrethanat, si dhe të përcaktohet përgjegjësia penale dhe morale për të gjithë ata që, me veprimet ose mosveprimet e tyre, kontribuan në këtë situatë. Kur rrezikohet shëndeti i qytetarëve, nuk duhet të ketë kompromise ose fshehje të përgjegjësisë, tha sot në mëngjes ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha në konferencë për media në Qeveri. Siç theksoi Hoxha para se të kumtohen të…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti dhe ish-nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV tregoi me detaje mënyrën se si e larguan nga PD-ja, pas 35 viteve kontribut në parti. Ai bëri përgjegjës direkt Sali Berishën dhe Flamur Nokën, për të cilin tha se vepronte me arrogancë, sidomos kur Berisha ishte në “arrest shtëpie”. “Tani jam i paangazhuar, jam në pension, merrem me familjen, mbush kohën me angazhimin politik, por duke u përpjekur që të ruaj, mosmolepsjen nga veprimet partiake. Në shtator 2021 Berisha iu kundërvu qëndrimeve të Bashës që nuk mori përsipër humbjen e zgjedhjeve të 2021…

Lexo më Shumë

Ndalimi për përdorimin e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit për pije dhe përgatitje ushqimi mbetet në fuqi derisa analizat laboratorike të konfirmojnë se ai është i sigurt për përdorim. Kështu deklaroi drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Oliver Millanov, në një konferencë për media në Qeveri. Millanov theksoi se institucionet do të vazhdojnë ta monitorojnë me kujdes situatën dhe të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për zbardhjen e plotë të rastit dhe eliminimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje. “Vazhdojmë ta ndjekim me vigjilencë situatën dhe të ndërmarrim masat përkatëse ligjore për zbardhjen e plotë të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme i hedh poshtë të pavërtetat dhe spekulimet e publikuara në një pjesë të mediave lidhur me aksidentin rrugor në autostradën PKK Bllacë–Shkup, në të cilin humbën jetën tre persona, sipas të cilave pretendohet se viktimat janë ndjekur nga një automjet tjetër që është paraqitur rrejshëm si polici dhe se një dukuri e tillë është vërejtur edhe më parë. “Apelojmë që të mos përhapen dezinformata. As nuk është evidentuar një dukuri e tillë dhe as nuk ka ndonjë denoncim për të ashtuquajturën “polici e rreme”. Organet hetimore do ta zbardhin shkakun që ka çuar në këtë…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë. Sipas të dhënave, mësohet se viktima, që u gjet i djegur në makinë, jetonte momentalisht vetëm pasi ka patur probleme në familje me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka shkuar në Greqi për të jetuar me dy fëmijët që ka çifti. Viktima, Irakli Çinoku ka lënë një shënim para ndërmarrjes së aktit të rëndë duke i vënë flakën mjetit e duke u vetëflijuar. Në shënimin e gjetur nga policia, mësohet se viktima ka shkruar; “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”. Dyshohet se kjo ka qenë arsyeja…

Lexo më Shumë

Fëmijët e vegjël kanë nevojë për aktivitete në natyrë për të zhvilluar trupa dhe mendje të shëndetshme, por gjatë verës, kujdesi për ta bëhet më i domosdoshëm për shkak të temperaturave të larta. Prindërit shpesh pyesin se sa kohë duhet të qëndrojnë fëmijët jashtë dhe si të kuptojnë nëse janë të sigurt. Këto shqetësime janë të arsyeshme, sidomos kur temperaturat arrijnë nivele rekord. Sipas të dhënave të fundit, Evropa ka përjetuar një rritje alarmante të temperaturave, duke rezultuar në mbi https://www.euronews.com/my-europe/2026/07/13/europe-records-10000-excess-deaths-during-june-heatwaves-new-data-shows Ndryshimet klimatike po e përkeqësojnë situatën, duke e bërë këtë një çështje urgjente për prindërit. Katherine Williamson, pediatre në…

Lexo më Shumë

Andy Burnham u bë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar të hënën pasi Mbreti Charles III e ftoi atë të formonte një qeveri. Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Burnham u zotua të shënonte një epokë të re stabiliteti dhe t’i jepte fund krizave që kanë parë gjashtë kryeministra para tij të vijnë e të shkojnë brenda 10 viteve të fundit. Pas një kohe larg, Burnham tani kthehet në parlament, me dëshirën dhe pritjen për të stabilizuar një anije të lëkundur të Partisë Laburiste, e cila nuk ka arritur të përmbushë shumë nga premtimet e saj të fushatës në…

Lexo më Shumë

Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE-ja tani e di se çfarë do të thotë hetimi dhe konfidencialiteti i informacionit. Sipas LSDM-së, kur Mickoski dëshiron të kërcënojë kundërshtarin e tij politik, ai ka “ndjenja” dhe urdhëron publikisht hetime nga foltorja parlamentare dhe përmes medias. “Kur duhet të përcaktohet përgjegjësia për helmimin e qytetarëve në Gostivar, papritmas nuk ka “ndjenja” dhe gjithçka është “konfidenciale” dhe “nën hetim”. Për pesë ditë, informacioni në lidhje me helmimin u fsheh nga publiku. Për pesë ditë, institucionet nën kontrollin e OBRM-PDUKM heshtën dhe nuk bënë asgjë”.“Tani, kur u zbulua se ishte fshehur, VMRO po përpiqet ta kthejë…

Lexo më Shumë