Rasti me dyshimet për ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në qytet. Ndërsa hetimet e institucioneve vazhdojnë dhe qytetarët presin përgjigje të qarta, shqetësimi mbetet i pranishëm. Disa banorë thonë se situata nuk duhet të krijojë panik dhe besojnë se problemi do të tejkalohet, ndërsa të tjerë, veçanërisht ata që thonë se kanë pasur probleme shëndetësore pas konsumimit të ujit, shprehen se ende ndihen të pasigurt dhe të frikësuar, duke shpresuar se gjithçka të kthehet në normalitet. QYTETAR “Po normalisht, ska diçka keq nuk u bo kiameti. Jo, jo, mashallah…
Author: almakos
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të kontratës koncesionare 35-vjeçare për aksin Milot–Balldren, me vlerë fillestare 365 milionë euro, duke theksuar se në konsorciumin fitues bën pjesë edhe kompania “Erald-G”, nën pronësinë e Gëzim Ismailit. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat deklaroi se Gëzim Ismaili është një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e famshëm të Arubas dhe se, sipas dosjes së SPAK, po hetohet si një “lavatriçeve të pastrimit të parave të një prej klaneve të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.” Ai deklaroi se Ismaili figuron në dosjen hetimore të…
Gjykata Themelore në Gostivar ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të dyshuarit, Artan Asani, Leon Uredini dhe Vadedin Dervishi, të cilët mbajnë pozita drejtuese në ndërmarrjen komunale të Gostivarit. Ata dyshohen për përgjegjësi në lidhje me epideminë e helmimit nga uji i pijshëm në komunë, si dhe për instalimin e paligjshëm të pompave në një kanal kullues, që sipas hetimeve ka shkaktuar përzierjen e ujit. Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit, Qirko Mihajlloski, i cili pranoi propozimin e Prokurorisë Publike për caktimin e paraburgimit. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të…
Biznesmeni, Erlind Xhindi i ftuar në “News24”, foli për zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te protesta që sot hyn në ditën e 52 të saj dhe kërkon largimin e Ramës. Sipas tij, protesta ka ushtruar një presion të madh ndaj qeverisë, ndërsa pretendoi se mazhoranca ndodhet në një fazë të dobësimit politik. Xhindi akuzoi kryeministrin Rama për mënyrën e qeverisjes, duke e cilësuar atë “mjeshtër të mashtrimit, vjedhjes dhe grabitjes”, ndërsa iu referua edhe zhvillimeve të fundit në Zvërnec, të cilat i cilësoi si shembull të “pengmarrjes” nga ana e qeverisë. “Duke thënë që Shqipëria do…
Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erëra të forta, ka goditur pasditen e sotme Shkupin, duke shkaktuar dëme materiale në disa pjesë të qytetit. Një nga rastet më të theksuara është regjistruar në rrugën “Xhon Kenedi”, në Komunën e Çairit, ku degët e një druri të rrëzuar kanë përfunduar mbi disa automjete të parkuara. Si pasojë, veturat kanë pësuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Erërat e fuqishme kanë rrëzuar drunj dhe degë të mëdha edhe në zona të tjera të qytetit, duke penguar përkohësisht qarkullimin dhe duke krijuar vështirësi për…
Nga Miguel Angel Gonzalez, EXTRA Shpimi i paligjshëm i tubacionit të naftës Quito–Santo Domingo–Esmeraldas ishte, sipas Prokurorisë së Përgjithshme të Ekuadorit, burimi kryesor i të ardhurave të një organizate kriminale që tani përballet me akuza për krim të organizuar. Gjashtëmbëdhjetë persona, mes tyre një polic në detyrë dhe katër të burgosur, u vunë nën akuzë pas një operacioni të zhvilluar në provincat Pichincha, Santo Domingo de los Tsáchilas, Esmeraldas dhe El Oro. Hetimet tregojnë se organizata përbëhej nga të paktën 19 anëtarë dhe kishte një strukturë hierarkike me role të përcaktuara qartë. Udhëheqësi i dyshuar ishte një person i njohur me…
Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot, teksa në Tiranë do të mbahet protesta e 52-të radhazi. Ashtu si në ditët e mëparshme, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Prej më shumë se 50 ditësh, qytetarët protestojnë çdo ditë në kryeqytet, duke kundërshtuar jo vetëm projektin e investimit në Zvërnec, por edhe një sërë ligjesh që, sipas tyre, favorizojnë interesa të ngushta dhe dëmtojnë interesin publik. Në protestat e deritanishme nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin…
Gazetari Osman Stafa rrëfeu sot ngjarjen e kërcënimit nga dy persona në rrugën Elbasan-Librazhd, teksa investigonte krimin mjedisor të gërryerjes së lumit Shkumbin për inerte fundjavën e kaluar. Ai tha se ndodhej për shkak të detyrës në zonën e Hotolishtit dhe duke u kthyer pa se po gërmohej në rrjedhën e lumit Shkumbin, duke nisur të filmonte, pasi po bëhej krim mjedisor. Në këto momente e ka ndjekur një makinë e zezë me dy persona brenda, që më pas e kërcënuan. Stafa tha se bëri denoncim në Polici, por në Komisariat u shoqëruan persona të tjerë, të ndryshëm nga ata…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me një ceremoni solemne dhe me nderimet më të larta shtetërore e ushtarake, ka pritur në takim presidenten e Republikës së Indisë, Droupadi Murmu, e cila po zhvillon vizitën e parë zyrtare në vend. Në konferencën e përbashkët për media, Siljanovska-Davkova tha se të dyja palët kanë konfirmuar përkushtimin për t’i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një nivel edhe më të lartë. Ajo përshëndeti intensifikimin e dialogut politik pas shkëmbimeve ministrore mes Shkupit dhe Nju Delhit, duke theksuar se kontaktet ndërmjet qeverive, ministrive, parlamenteve dhe institucioneve duhet të bëhen më të shpeshta, më të…
Ndotja e rrjetit të ujësjellësit në Gostivar është një incident serioz i cili drejtpërdrejt e rrezikoi shëndetin e mijëra qytetarëve. Kështu theksoi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Muhamet Hoxha. Lidhur me projektin për stacionin e filtrimit te burimi i Vrutokut, Hoxha shpjegoi se projekti filloi në vitin 2011 dhe përfundoi në vitin 2014. Pas përfundimit, bëri me dije ai, iu dorëzua për menaxhim Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, e cila vepron në kuadër të Komunës së Gostivarit. Niveli i parë i përgjegjësisë në raste të tilla sipas Hoxhës, janë komunat. Muhamet Hoxha, ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor “Furnizimi…
Publikohen për herë të parë pamjet nga brenda Postës Shqiptare në Durrës, ku abuzimi me fondet çoi në arrestimin e ish-drejtoreshës së filialit Elisabeta Matajt, dhe la në arrest shtëpie ish-shefen e financave Valbona Dunin dhe ish-arkëtaren Paola Dana. Nga pamjet, duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në arkën e filialit, ka marrë një shumë parash duke i futur në një thes dhe është larguar. Ndërkohë nga pamjet e siguruara duken edhe momente të tjera brenda në zyrë, ku Duni shfaqet me letra në duar, duke biseduar me ish-arkëtaren, Paola Dana.
Nëse institucionet kompetente nuk ndërmarrin masa urgjente dhe serioze, ekziston rreziku i një katastrofe më të madhe në Gostivar, helmim nga ushqimi dhe shfaqje të sëmundjeve si hepatiti A, paralajmëroi sot nga Gostivari kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Filipçe theksoi se situata aktuale kërkon veprime urgjente nga autoritetet shëndetësore dhe përgjegjësi, sepse bëhet fjalë për mbrojtje të drejtpërdrejtë të shëndetit të qytetarëve. “Nëse uji i pasigurt përdoret ende, një rrezik edhe më i madh kërcënon, dhe ai është helmimi nga ushqimi. Nëse ushqimi nuk lahet dhe nuk trajtohet siç duhet, ekziston rreziku i helmimit nga ushqimi, dhe më pas i…

