Author: almakos

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se institucionet dhe komunat kanë reaguar menjëherë pas stuhisë së fuqishme që goditi Shkupin gjatë ditës së djeshme, duke dalë në terren për sanimin e dëmeve. MARKETING Ai falënderoi ekipet e angazhuara për reagimin e shpejtë, duke theksuar se aktivitetet për pastrimin dhe sanimin e pasojave do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. “Qeveria kurrë nuk i ka lënë qytetarët të përballen vetë me pasojat e fatkeqësive. Falënderoj institucionet dhe kryetarët e komunave, të cilët menjëherë pas stuhisë së fuqishme që goditi Shkupin dolën në terren dhe punuan për sanimin e dëmeve, së bashku me…

Lexo më Shumë

Një nga dosjet më të bujshme të kohëve të fundit, të goditur pjesërisht nga Prokuroria e Posaçme, ka qenë një ndërthurje mes trafikut ndërkombëtar të drogës, transaksioneve në shitje-blerjen e pronave në Zvërnec si dhe pastrimi i parave, ku të përfshirë janë disa nga emrat që janë lakuar prej dekadash në Shqipëri, me në krye Artur Shehun. Ky grup kriminal ka arritur të qarkullojë në sistemet bankare dhe noteriale qindra miliona euro, fillimisht para nga droga, më pas nga pronat dhe më vonë blerje të trojeve dhe apartamenteve në resortet më luksoze në Shqipëri, kryesisht nga Palasa deri në Himarë.…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se pengimi i qëllimshëm i procesit eurointegrues të vendit përbën një formë të grushtit të shtetit. MARKETING Duke folur në seancën e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, Filipçe kritikoi gjendjen në disa fusha, duke përmendur ndikimin e pushtetit në gjyqësor, mungesën e pavarësisë së tij, luftën kundër korrupsionit dhe, siç tha ai, ndikimin e “botës serbe” dhe Rusisë në rajon. “Ndikimi i kësaj qeverie në gjyqësor, pavarësia e gjyqësorit, ndikimi i hapur nga autoritetet më të larta, performanca e dobët në luftën kundër korrupsionit, ndikimi i ‘botës serbe’ dhe me këtë ndikimi i…

Lexo më Shumë

Një alarm i kuq për sigurinë ushqimore është ngritur në Europë, ndërsa rasti ka prekur edhe tregun shqiptar. Një produkt supë e ngrirë, i prodhuar në Itali dhe i konsumuar gjerësisht, është urdhëruar të tërhiqet nga tregu pasi është konsideruar me rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve. Bëhet fjalë për produktin “MINESTRONE 16 Verdure”, perime të ngrira me peshë 750 gram, me numër loti L03DK dhe datë skadence 30 qershor 2028. Alarmi është dhënë pasi një konsumator ka konstatuar praninë e një trupi të huaj dhe potencialisht të rrezikshëm brenda paketimit. Pas këtij raportimi, Sistemi Europian i Alarmit të Shpejtë…

Lexo më Shumë

Sot në Muzeun e Qytetit të Shkupit u zbulua busti i Mahatma Gandit. Shpalosja e monumentit të këtij udhëheqësi shpirtëror të luftës indiane për pavarësi është simbol i qëndrueshëm i vlerave që bashkojnë popujt dhe nxitje për të forcuar më tej miqësinë midis Maqedonisë së Veriut dhe Indisë. MARKETING Busti u zbulua në një kohë kur presidentja e Indisë, Draupadi Murmu po viziton vendin e cila sot bashkë me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski mori pjesë në ceremoninë në Muzeun e Qytetit të Shkupit. “Mahatma Gandi i përkiste Indisë, por mesazhi i tij i…

Lexo më Shumë

Për shkak të problemeve me furnizimin me ujë në qytet, Spitali i Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar ka ndërmarrë masa për të siguruar kushte normale funksionimi dhe për të përmbushur nevojat e pacientëve dhe stafit. MARKETING Nga administrata e spitalit njoftojnë se që nga mbrëmja e kaluar në oborrin e institucionit është vendosur një autobot me ujë, i siguruar në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike të Shërbimeve “Tetova”. Ky autobot do të shërbejë për nevoja higjienike dhe teknike të pacientëve dhe punonjësve, me qëllim ruajtjen e funksionimit normal të spitalit. “Autoboti do të përdoret nga pacientët dhe stafi për nevoja…

Lexo më Shumë

Në një vend ku tradita dhe etiketa kanë mbizotëruar për dekada, Japonia po përjeton një ndryshim të papritur në kulturën e saj të punës. Kjo verë, për herë të parë, punonjësit e qeverisë metropolitane të Tokios janë lejuar të veshin pantallona të shkurtra në zyrë, një hap që sfidon normat e vjetra dhe sjell një frymë të re në ambjentet profesionale. Ky vendim, i nxitur nga valët e nxehta dhe temperaturat rekord, ka shkaktuar një debat të gjerë në shoqërinë japoneze. Normat tradicionale të veshjes, që përfshinin kostume të errëta dhe kravatë, tani janë në rrezik të ndryshojnë, duke reflektuar…

Lexo më Shumë

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, i ka dhënë kompanisë Colenco Ltd. kontratën për shërbimet mbështetëse të Njësisë së Zbatimit të Projektit për parkun fotovoltaik të Belshit. Njoftimi u publikua në platformën e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kontrata, e nënshkruar më 20 korrik 2026, ka një vlerë prej 425,695 eurosh. Përfundimi i saj është planifikuar për më 26 prill 2030. Colenco, me adresë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, do të mbështesë KESH-in në zbatimin e projektit dhe në përmbushjen e kërkesave të dokumenteve të financimit dhe të politikave të BERZH-it. Sipas njoftimit të kontratës, konsulenti do të ofrojë asistencë…

Lexo më Shumë

Gjithsej 11 pacientë janë pranuar në Qendrën kirurgjike urgjente pas stuhisë që dje e ka përfshirë Shkupin, prej të cilëve tre janë lënduar rëndë, ndërsa tetë kaluan me lëndime më të lehta. MARKETING Siç informoi për MIA-n drejtori i Klinikës TOARMIQE, Igor Mexhanovski, një paciente me lëndime në kokë dhe frakturë në nëngjurin e djathtë është mbajtur për mjekim të mëtejshëm në Kliniklën për neurokirurgji. Në Klinikën për traumatologji u hospitalizua edhe një pacient me frakturë në nëngjurin e majtë, ndërsa një paciente me frakturë në kyçin e dorës së majtë, pas ndihmës së ofruar mjekësore, u lëshua për mjekim…

Lexo më Shumë

Në Kosovë, tuberkulozi vazhdon të përballet me sfida të mëdha, ku gjurmimi i rasteve është një nga problemet më të rëndësishme. Stigma që rrethon këtë sëmundje e bën edhe më të vështirë zbulimin dhe trajtimin e pacientëve, duke ndikuar negativisht në shëndetin publik. Pulmologu i njohur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Besim Morina, thekson se shumë individë e fshehin diagnozën e tyre për shkak të frikës nga paragjykimi shoqëror. Kjo sjellje pengon jo vetëm trajtimin e tyre, por gjithashtu ndikon në testimin e personave që kanë qenë në kontakt me ta. Gjatë vitit 2025, Klinika e Pulmologjisë ka raportuar…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e saj ka miratuar ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, në të cilin janë përfshirë amendamentet e miratuara gjatë debatit parlamentar. Me ndryshimet e reja sigurohen mjete shtesë për gratë e angazhuara në aktivitete bujqësore, krijimin e linjës kombëtare SOS për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe për hapjen dhe funksionalizimin e dy qendrave të kujdesit për viktimat e kësaj kategorie. MARKETING Nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se propozim-ribalanci, i plotësuar me amendamentet e miratuara pas shqyrtimit në Komisionin për Financim dhe Buxhet të Kuvendit,…

Lexo më Shumë

Një punonjës 54-vjeçar i OSHEE-së humbi jetën në orët e para të së martës gjatë një ndërhyrjeje për riparimin e një avarie në rrjetin elektrik në Himarë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në zonën e Potamit, ku ekipet e OSHEE-së po punonin për rikthimin e energjisë elektrike pas ndërprerjeve të shkaktuara nga moti i keq dhe erërat e forta. Viktima, B.B., banues në Elbasan dhe i angazhuar si punonjës sezonal i OSHEE-së, ishte dërguar për të mbështetur ekipet lokale në eliminimin e defekteve në rrjet. Sipas informacioneve paraprake, 54-vjeçari po punonte në një shtyllë elektrike për rilidhjen e një kabulli,…

Lexo më Shumë