Author: almakos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë Rrugore Nikolin Përndoj është dhunuar nga dy persona. Sipas informacioneve paraprake, Përndoj, i cili ndodhej jashtë orarit të punës, është goditur me grushte gjatë një konflikti. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen mes palëve. Pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur forca të Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Për motivet e konfliktit dhe dinamikën e plotë të ngjarjes po vijojnë hetimet, ndërsa pritet edhe një reagim…

Lexo më Shumë

Sezoni i Plug nis me një nga aferat më të rënda, atë të abuzimit të fondeve IPARD, që do të duhet të shkonin si ndihmë për fermerët shqiptarë, por përfunduan për ndërtim resoretesh e biznesesh. Këto para, në shumë raste u përfituan nga zyrtarë të lartë të partisë socialiste apo grupe kriminale. Vlera e abuzimit kalon 33 milionë euro, ndërkohë që për shkak të këtij abuzimi, mijëra fermerët shqiptarë sot po braktisin bujqësinë, ndërsa Bashkimi Europian ka bllokuar fondet e IPARD 3. Në vitin 2015, Parlamenti i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave…

Lexo më Shumë

Mbi 30 persona pësuan lëndime nga pemët dhe gjësendet e rëna dje nga stuhia në Shkup dhe të njëjtit kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrat spitalore në kryeqytet.Në Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit” janë paraqitur 11 persona prej të cilëve 9 janë mjekuar në mënyrë ambulatore, një i është nënshtruar operacionit dhe një turist është hospitalizuar. “Në spitalin tonë nga fillimi i motit të ligë janë paraqitur 22 pacientë, dy janë pranuar në trajtim spitalor, të tjerët janë trajtuar në formë poliklinike me lëndime më të lehtë. Prej atyre dyve, njëri pacient është operuar me thyere në pjesën e…

Lexo më Shumë

Deklarata e Ministrit të Shëndetësisë, me të cilën u kërkon mjekëve që nuk janë epidemiologë apo infektologë të mos flasin për rastin e Gostivarit, është e papranueshme dhe bie ndesh me frymën e debatit profesional, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare. “Asnjë ministër nuk mund të vendosë se kush ka të drejtë të shprehë mendimin e tij profesional. Çdo mjek ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin etik të reagojë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurinë e qytetarëve. Në vend të përpjekjeve për të heshtur zërat kritikë, ministri duhet të sigurojë transparencë të plotë, të…

Lexo më Shumë

Ekspertja e çështjeve ekonomike Meri Lika, ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si qeveria po menaxhon pronat shtetërore, duke deklaruar se procesi po ecën përpara pa një inventar të plotë të pasurive të shtetit.“Në përgjithësi duhet të kesh një listë të pronave njëherë, pastaj të thuash që këto prona do të jepen. Shteti shqiptar nuk e ka një listë të pronave të tij. Nuk e ka inventarin e pronave”, tha Lika.Lika theksoi se fakti që qeveria po nxiton të japë prona pa pasur më parë një pasqyrë të qartë të aseteve shtetërore krijon dyshime për transparencën e këtij procesi. Ajo e lidhi këtë nxitim edhe me nevojën për para dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i ri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka formuar Komisionin Profesional për shqyrtimin e rasteve të pacientëve me sëmundje malinje në Klinikën Universitare të Hematologjisë në Shkup. Në përbërjen e këtij komisioni nuk është emëruar asnjë mjek shqiptar. Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri Klekovski më 21 korrik 2026, komisioni përbëhet nga pesë anëtarë dhe pesë zëvendësanëtarë, gjithsej dhjetë persona. Për kryetar të komisionit është emëruar prof. dr. Zllate Stojanovski. Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për formimin e këtij komisioni, duke e kritikuar faktin se në përbërjen e tij nuk është përfshirë asnjë…

Lexo më Shumë

“Edi Rama jep dorëheqjen, nuk të duam më”, janë këto thirrjet e qytetarëve në protestën e 53 kundër Ramës. Shqiptarët kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit. Eksperti i IT-së, Gent Progni, në fjalën e tij para Kryeministrisë, preku tema të ndryshme. Në protestën e 53-të, Progni theksoi se nesër para parlamentit do përdoren vetëm vezë dhe jo objekte të rrezikshme. “Dua të jap një mesazh përbashkues. Në kohën e Enverit, i bëri spiuna brenda familjes. Në kohën e demokracisë, i përlyu të gjithë. Duhet të jemi të gjithë atje. Duhet t’u tregojmë që duhet të lahen më shpesh dhe të heqin…

Lexo më Shumë

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Burgun Nr. 17 në rajonin Nizhny Novgorod të Rusisë. Sipas raportimeve të mediave, në këtë burg u gjetën dy qafa prej pëlhure të punuara me dorë tek një mace, të cilat përmbanin substanca të ndaluara, transmeton Klankosova.tv. Pas ekzaminimit, substancat në qafa u konfirmuan si drogë. Ndërsa pasi u konfiskua droga, macja u lirua përsëri në natyrë.

Lexo më Shumë

Një performancë simbolike e realizuar nga studentët ka tërhequr vëmendjen në protestën para Kryeministrisë. Përmes një skene, ata kanë imituar klasën politike, duke i paraqitur ata sikur po luajnë poker me fatin e Shqipërisë. Studentët u ulën rreth një tavoline me letra bixhozi, ndërsa mbanin para fytyrës fotografitë e disa figurave politike, mes tyre Edi Rama, Sali Berisha, Belinda Balluku, Taulant Balla, Erion Braçe, Flamur Noka, Sara Mila, Zegjine Çaushi dhe Ardit Bido. Detaji që spikati ishin çipat e pokerit, të cilët nuk kishin vlera monetare, por mbanin fotografi të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin se qytetet…

Lexo më Shumë

Shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë dhe sheshi i protestës është sheshi i halleve dhe problemeve të tyre, duke kërkuar ndryshim të qeverisë dhe klasës politike. Kështu u shpreh një nga qytetarët në podiumin e protestës në ditën e 53-të të saj. Ai e cilësoi një uragan që djeg rezistencën qytetare, teksa denoncoi qeverinë për gjendjen ku ndodhet vendi. “Na ka vajt thika në palcë, zgjidhja e halleve dhe problemeve është kjo protestë dhe ky shesh këtu. Ndaj ju përshëndes të gjithëve dhe i bëj thirrje që të vijnë këtu. Falenderoj edhe televizionet dhe veçanërisht gazetarin Osman Stafa. Këta…

Lexo më Shumë

Një konflikt i dhunshëm mes dy drejtuesve të mjeteve ka ndodhur pranë kryqëzimit te Ministria e Brendshme në Tiranë, ku një debat në rrugë ka përfunduar në përleshje fizike me përdorimin e levave. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur mes shoferit të një autobusi dhe drejtuesit të një automjeti tjetër pas një debati gjatë lëvizjes në rrugë. Situata më pas është përshkallëzuar, duke çuar në përdorimin e sendeve të forta. Të dy personat kanë pësuar dëmtime fizike dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Policia ka ndërhyrë në vendngjarje, ka neutralizuar konfliktin dhe ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në…

Lexo më Shumë

Në ditën e 53-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të vendosura në sheshin e tubimit para Kryeministrisë. Në to dominonin thirrjet për ndryshim politik, drejtësi dhe kërkesa për lista të hapura në zgjedhje. “53 ditë. Protesta vazhdon sepse problemet vazhdojnë”, shkruhet në njërën prej pankartave, ndërsa një tjetër shkruhet mesazhi: “53 ditë. Lista të hapura. Qytetarë të lirë”. Pankarta të tjera i janë drejtuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, duke shkruar: “Kryeministri poston ‘korba’, qytetarët protestojnë” dhe “53 ditë kryeministri poston etiketa, qytetarët kërkojnë drejtësi”.

Lexo më Shumë