Policia ka filluar të sanksionojë shoferët e skuterëve elektrikë që nuk i përmbahen rregullave të reja ligjore. Ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor hynë në fuqi më 14 korrik dhe deri më tani janë lëshuar gjithsej 12 gjoba. MARKETING Sipas informacionit nga Ministria e Punëve të Brendshme, deri më tani janë lëshuar tre gjoba për drejtimin e një skuteri elektrik pa helmetë mbrojtëse, për të cilën parashikohet gjobë prej 50 euro.Përveç kësaj, policia ka lëshuar nëntë gjoba për drejtimin e një skuteri në zonat ku lëvizja e këtij lloji automjeti nuk lejohet, me një gjobë prej 80 euro.…
Author: almakos
Prej orës 8:30 ka nisur protesta para Kuvendit. Siç shihet nga pamjet, ashtu si në çdo protestë prej 53 ditësh, qytetarët po mbledhin mbeturinat në tokë, që janë krijuar gjatë protestës. Të pajisur me qese dhe mjete pastrimi, qytetarët pastruan hapësirën përreth Kuvendit, duke theksuar se synimi i tyre është të japin një shembull të përgjegjshmërisë qytetare dhe respektit për ambientin. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë qytetarë që mbledhin mbeturinat dhe i depozitojnë ato në qeset e posaçme, duke e lënë zonën të pastër pas përfundimit të tubimit.
NPK “Sharri” njofton se uji në qytetin e Tetovës është i sigurt për pije. MARKETING “Pas analizave të kryera nga ana e Institutit të Shëndetit Publik – Qendra për Shëndet Publik Tetovë, rezultatet laboratorike kanë konfirmuar se uji nga rrjeti i furnizimit me ujë në qytetin e Tetovës i plotëson kriteret e nevojshme të cilësisë dhe mund të përdoret për pije. Nga rezultatet e analizave të realizuara, parametrat mikrobiologjikë dhe fiziko-kimikë janë brenda vlerave të lejuara sipas standardeve për ujë të pijshëm.NPK “Sharri” Tetovë vazhdon me monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe angazhimin për të siguruar furnizim të…
Pesë qytetarë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit. Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë. Protesta vijon ende para Parlamentit, ku qytetarët kanë rrethuar godinën dhe kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në zonë vijon të ketë prani të shtuar të forcave të policisë dhe efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për monitorimin e situatës.
Komuna e Prishtinës ka nisur sot rrënimin e shtëpisë në zonën e “Rrugës A”, objekt ky që për vite të tëra ka mbetur në të njëjtën gjendje, ndërsa kohëve të fundit kishte nisur të paraqiste shenja dëmtimi dhe rreziku për shembje, raporton Telegrafi.Ekipet e Komunës së Prishtinës kanë dalë në terren me makineri për realizimin e vendimit të Inspektoratit, pas përpjekjes së mëhershme për rrënim, e cila ishte kundërshtuar nga pronari i objektit, Faruk Manxhuni – derisa në vendngjarje janë edhe Policia e Kosovës. Lidhur me këtë rast ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se…
Një qytetar është ndjerë keq gjatë protestës qe po zhvillohet prej mëngjesit të enjtes përpara Parlamentit, ndërsa po zhvillohet edhe seanca plenare. Mësohet se qytetari është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka përplasur kokën. Një infermiere i ka bërë frymëmarrje artificale, ndërkohë që më pas u vendos në barrelë dhe u dërgua në spital. Në pamje shihen edhe disa qytetarë të tjerë që i vijnë në ndihmë. Nuk dihen ende arsyet se përse është ndjerë keq qytetari.
Një 42-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë, e reja është paraqitur në Komisariatin e Lushnjës së bashku me dy familjarë dhe, në prani të psikologut, ka kallëzuar ngjarjen e ndodhur më 22 korrik 2026. Pas veprimeve hetimore, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Saimir Meçani, 42 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. Në vijim të hetimeve, policia ka arrestuar në flagrancë edhe Demir Ymerin,…
Doganierët në pikën kufitare Tabanoc, me të hyrë në vend, parandaluan një përpjekje për kontrabandë të 348 gramëve bizhuteri ari, me vlerë 1.3 milion denarë. MARKETING Rasti u zbulua gjatë një kontrolli të detajuar të një makine me të cilën udhëtonte një çift, shtetas të RMV-së me banim në Belgjikë, ndërsa në çantën e pasagjeres u gjetën 26 bizhuteri ari.Departamenti i Hetimeve i Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve ngriti një kallëzim penal kundër saj për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal. Këtë vit janë zbuluar 13 raste të kontrabandës së arit, gjatë të cilave u sekuestruan më shumë…
Pas tensioneve para Kuvendit të Shqipërisë ku policia e shtetit spërkati me lende djegëse qytetarët, këta të fundit nuk ndalen. Duke sfiduar temperaturat e larta qytetarët thërrasin përpara Kuvendit në kor “Rama jepe dorëheqjen” në një kohë kur brenda Parlamentit po mbahet edhe sesioni i fundit i seancës plenare.Kujtojmë që ky tubim ishte i thirrur nga protestusit prej disa ditësh
Teksa Policia tentoi që t’i largojë duke iu hedhur ujë me presion dhe spraj me piper, qytetarët nuk janë tërhequr dhe janë afruar sërish përpara Parlamentit, ndërsa pritet të nisë edhe seanca plenare. Ata përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa parlamentin e cilësojnë si të krimit. Shumë qytetarë patën me spraji me piper, ndërsa një i ri shihet teksa mban edhe një fashë te pjesa e syve për shkak të djegies. Më herët, protestuesit u afruan pranë Kuvendit pasi arritën që të hiqnin dy nga gardhet metalike të vendosura nga efektivët e Policisë.
Situata është përshkallëzuar gjatë protestës para Kuvendit, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me piper në drejtim të turmës, ndërsa sipas raportimeve, nuk janë kursyer as gazetarët dhe operatorët që po ndiqnin zhvillimet nga afër. Protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa tensionet vijojnë përpara godinës së Parlamentit.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. MARKETING Nga atje njoftojnë se trafiku jashtë mjediseve ubrane po zhvillohet me intensitet të moderuar.“Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” ka rritje të frekuencës së automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 15 minuta. Në vendkalmet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. MARKETING

