Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 14 të arrestuarit në protestën kombëtare të opozitës më 10 shkurt. Kujtojmë se Prokuroria ka kërkuar vendosjen e masave të sigurisë: 2 arreste me burg, 3 arreste ne shtëpi dhe 9 detyrim paraqitje për protestuesit e arrestuar.
Author: almakos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Gjermai në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Gjatë këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar, Kurti ka pasur një takim me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic. Ky takim ka shërbyer si një mundësi për të diskutuar çështje të rëndësishme që prekin të dy vendet, përfshirë zgjedhjet e fundit nacionale dhe ato lokale. Kurti ka shprehur besimin e tij se tani ka një shumicë solide për të qeverisur, një fakt që ka rëndësi të madhe për stabilitetin politik të Kosovës. Kjo deklaratë tregon një rritje të besimit në qeverisjen e tij dhe një…
Banorët e Rrjolit në Velipojë, kanë protestuar edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë. Pas tubimit përpara Kuvendit dhe Prokurorisë së Posaçme, ata janë mbledhur edhe sot në Velipojë për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me projektin. Gjatë protestës ka patur edhe një përplasje mes protestuesve të forcave të rendit në përpjekje të banorëve për të mos lejuar punimin dhe duke bllokuar automjetet pasi janë ulur në rrugë. “Punëtorë ju, punëtorë ne, me gjak ju, me gjak ne”, shprehen ata ndërsa kanë deklaruar edhe se janë gati të japin edhe jetën për…
VMRO-DPMNE ka akuzuar se ish-prokurorja Lejla Kadriu është suspenduar gjatë qeverisjes së LSDM-së, me qëllim që – sipas tyre – të pengohej ndjekja penale e funksionarëve të lartë lidhur me zjarrin tragjik në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona. Nga kjo parti thonë se vendimet për ndërtimin dhe funksionalizimin e spitaleve modulare janë marrë duke anashkaluar procedurat ligjore. Sipas pretendimeve të tyre, ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe ish-kryeministri Zoran Zaev, kanë lejuar që objektet të trajtohen si “pajisje urbane”, përmes një procedure të përshpejtuar që përqendronte miratimin vetëm në Ministrinë e Shëndetësisë. VMRO-DPMNE i referohet deklaratave…
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje shiu në orët e pasdites dhe gjatë natës. Në disa zona, reshjet pritet të jenë më intensive, duke tejkaluar 20 litra për metër katror. Do të fryjë erë nga juglindja, e cila herë pas here do të jetë e fortë, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit, ku intensiteti i saj do të jetë më i theksuar. Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, ndërsa reshjet e shiut pritet të shfaqen në orët e pasdites dhe gjatë natës. Do të fryjnë erëra mesatare deri të forta nga drejtimi…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105 lekë dhe do shitet me 106.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.2 lekë dhe do shitet me 111.2 lekë.
Është zbardhur dinamika e vetëplagosjes me armë zjarri e 18-vjeçares Natali Murati në hotelin e familjes Gjuta në zonë e Saukut në tiranë, pak pas mesnatës të kësaj të shtune. Sipas raportimeve nga gazetarja Xhensila Kodra, vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat. Kur kanë hyrë te dhoma, kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes. Ata mësohet se kanë marrë e…
Vitin e kaluar, J. D. Vance tronditi Evropën me një fjalim që tregonte se Shtetet e Bashkuara synonin të ndiqnin një rrugë tjetër. Këtë vit, në Konferenca e Sigurisë në Mynih, që në momentet e para u vendos toni i kërkimit të aleancave të reja dhe i riorientimit strategjik, teksa Evropa po kupton se “shkëputja” graduale nga SHBA-të nuk mund të mbetet më vetëm në teori, por duhet të kthehet në praktikë. Në përforcim të idesë se SHBA-të po e “shtyjnë” faktikisht Evropën drejt aleancave të reja, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dha një sinjal të qartë për qëndrimin…
Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të një 18-vjeçareje pak pas mesnatës së kësaj të shtune, 14 shkurt, në një hotel në zonën e Saukut, në kryeqytet. Sipas bluve të Tiranës, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. E reja me iniciale N. K., pasi është vetëqëlluar, është dërguar në spital nga shtetasja me iniciale M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen dy persona janë arrestuar ndërsa tre të…
Për shkak të festës fetare Zadushnica, nesër duke filluar nga ora 06:00, në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm i trafikut, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Nga Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup bëhet e ditur se trafiku drejt Varrezave të qytetit në Butel do të zhvillohet në një drejtim, sipas një qarkullimi rrethor. Sipas planit të paraparë, të gjitha automjetet do të lëvizin nëpër rrugën “Butelska”, do të kthehen majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, më pas majtas në rrugën “Boca Ivanova” dhe djathtas deri te…
Në kuadër të Forumit të Sigurisë që po zhvillohet në Mynih, biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu dhe sipërmarrësi Dorian Duçka kanë zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë. Gjatë qëndrimit në Gjermani, ata janë takuar me Luigi Di Maio, ish-ministër i Jashtëm i Italisë dhe aktualisht i dërguar special i Bashkimit Europian për rajonin e Gjirit. Në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet gjeopolitike, siguria energjetike, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik. Po ashtu, Hysenbelliu dhe Duçka kanë zhvilluar një takim edhe me Sultan bin Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar i Emirateve të Bashkuara…
Bullgaria e ratifikoi Marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, njoftoi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski në faqen e tij të Fejsbukut. “Sot, Kuvendi Popullor i Republikës së Bullgarisë ratifikoi Marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8. Kjo Marrëveshje në dhjetor u ratifikua edhe në Kuvendin e Maqedonisë. Me këtë janë përmbushur të gjitha kushtet për përfundimin e lidhjes hekurudhore mes Shkupit dhe Sofjes, si dhe Burgasit. Jam krenar që kjo Marrëveshje të cilën e kemi nënshkruar më 6 nëntor me…

