Rasti me dyshimet për ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në qytet. Ndërsa hetimet e institucioneve vazhdojnë dhe qytetarët presin përgjigje të qarta, shqetësimi mbetet i pranishëm. Disa banorë thonë se situata nuk duhet të krijojë panik dhe besojnë se problemi do të tejkalohet, ndërsa të tjerë, veçanërisht ata që thonë se kanë pasur probleme shëndetësore pas konsumimit të ujit, shprehen se ende ndihen të pasigurt dhe të frikësuar, duke shpresuar se gjithçka të kthehet në normalitet.
QYTETAR
“Po normalisht, ska diçka keq nuk u bo kiameti. Jo, jo, mashallah si jena hiq, as smunti as kurgjo, kjo kot e kot është flasin atë këtë, ja familjarët, kojshija kejt janë në rregull/po normalisht nuk e përdorim ceshmën marrim ujë të blemë, nuk është dika qe edhe kojshitë marrin shishe, do të kaloj edhe kjo, mos të frikësohet mileti, pse frikësohet mileti kot e kot, kot e kot, tjetër vend bëhet luftë edhe kjo do të kalojë”.
QYTETAR
“Po situatë e rëndë është momentalisht në Gostivar, përndryshe situata ende vazhdon të jetë alarmante por institucionet punojnë në atë drejtim dhe sot të shohim se si do të rrjedhin…”.
QYTETAR
“Mirë jo kanë reagu ato me atë punën e vet, po në qoftë se është problem aty te uji edhe ne kemi pire prej atijë ujit, pse nuk jemi sëmu/jo, edhe puna dynjajës nuk dijmë gjë ne vetëm se bash meniher ashtu se di çka me thanë në qoftë se është bash prej ujit turp, po në qoftë se është virus e bëjnë punë politike ajo është tjetër temë”.
Merita Alili, sekretareshë e Kryqit të Kuq në Gostivar ka shqaruar për TV Shenja situatën e krijuar dhe për ndihmën që po u jepet qytetarëve.
MERITA ALILI, SEKRETARESHË E KRYQIT TË KUQ NË GOSTIVAR
“…kështu donacione nga dita e djeshme kanë dhuruar gjithë donatorët, shumica e donatorëve lokal po ashtu dhe kryeqyteteve tjera. Klub Rojtar Kocani të cilet sot dhuruan dy tonë ujë të pijshëm, po ashtu edhe ne si organizatë komunale të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë ka dhuruar diku tre mijë shishe faktikisht nga një litër e gjysmë”.
Alili ka bërë të ditur se Komuna e Gostivarit ka lëshuar 600 mijë denarë në fondin solidar të Kryqit të Kuq ku tha se do ta menaxhojnë për nevojat e qytetarëve.
Ndërkoh drejtori i spitalit të Gostivarit Emri Bajrami njoftoi se ditën e djeshme në infektologji janë trajtuar 111 pacientë me vjellje, diarre, dhe temperaturë. Bajrami bëri të ditur se në pediatri janë trajtuar 75 pacientë me të njëjtat simptoma, kurse në njësinë urgjente janë trajtuar 12 paientë. Ku theksoi se ka rënie të numrit të pacientëve.
Zebushe Ramadani /SHENJA/
MARKETING


