Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Qafë Thanës, ku përhapja e flakëve është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era.
Zjarri po përhapet në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të mesme, ndërsa në vendngjarje ndodhet ekipi zjarrfikës i Pogradecit, i cili po punon për neutralizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.





