Partia opozitare LSDM kërkoi që në Gostivar të shpallet epidemi. Ata thonë se atje epidemi ka pavarsisht nëse do të shpallet zyrtarisht ose jo. Qytetarët në Gostivar theksojnë nga kjo parti, po përballen me problem serioz shëndetësor dhe presin nga institucionet reagim profesional dhe të përgjegjshëm. Zoran Trifunovski, LSDM “Qytetarët e Gostivarit aktualisht janë të neveritur nga lojërat e tyre politike. Qytetarët presin qeveri të përgjegjshme që do të merret me shëndetin e tyre, dhe jo me sulme ndaj opozitës. Ky është një moment që të gjithë ne të jemi të bashkuar dhe së bashku të ndihmojmë qytetarët në këto…
Author: almakos
Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës fotografike “ŞAHİT OL – 30 vjet udhëtim në fotografi”, të autorit Engin Uzun, shqiptar me prejardhje nga Shkupi. “Në ambientet e Kurshumli Hanit u hap ekspozita fotografike “ŞAHİT OL – 30 vjet udhëtim në fotografi” e fotografit Engin Uzun, shqiptar me prejardhje nga Shkupi. Pata kënaqësinë të jem i pranishëm në këtë ngjarje artistike, e cila përmblodhi tri dekada të krijimtarisë së tij përmes njerëzve, vendeve dhe rrëfimeve të kapura nga objektivi. Ndoshta nuk kishte vend më të përshtatshëm për një ekspozitë me titull “ŞAHİT OL”. Ashtu si…
Analisti i njohur, Lutfi Dervishi ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e tij për patronazhistët, të cilët i cilësoi si “qenie të pështira”, duke sqaruar arsyet e këtij qëndrimi. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Dervishi bëri një krahasim mes personit që hap varre dhe patronazhistit, duke argumentuar se ndërsa i pari kryen një punë të vështirë dhe të dhimbshme, i dyti, sipas tij, ndërhyn në jetën private të qytetarëve dhe i përdor nevojat e tyre për interesa politike. “Patronazhisti fut hundët në jetën private të njerëzve, mbledh të dhënat e tyre personale, ua studion hallet,…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit Zgjedhor të Degës së BDI-së në Gostivar, ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të degës. Gjatë kuvendit u zgjodhën Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve, sekretarët e sekretariateve tematike, si dhe strukturat e tjera organizative. Ahmeti, përmes një reagimi pas kuvendit, vlerësoi atmosferën dhe angazhimin e anëtarëve të partisë, duke theksuar se Gostivari mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të BDI-së. “Atmosfera, entuziazmi, përkushtimi dhe gatishmëria e atyre që morën përgjegjësi dëshmojnë se Gostivari është i vendosur të vazhdojë të…
Detaje nga dosja e Prokurorisë për skemën e dyshuar të përvetësimit të 69 milionë lekëve në Filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku nën hetim janë drejtoresha Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Sipas dosjes hetimore, skema është zhvilluar gjatë muajve prill-maj 2026, përmes prerjes së një serie mandat-pagesash që në dokumente rezultonin si transferta të ligjshme drejt degëve postare të Shijakut dhe Krujës. Në sistemin kontabël, këto veprime regjistroheshin si dalje fondesh nga arka e Postës Durrës dhe hyrje në arkat e dy degëve. Megjithatë, verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit i Postës…
Tre persona janë arrestuar në Shkup në dy aksione të ndara policore, ku gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë dhe municion. Sipas njoftimit të MPB-së, më 18 korrik 2026, në zonën e Bit Pazarit, policia arrestoi S.B. (21) dhe E.A. (33), të dy nga Shkupi. Gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e tyre me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 58 qese me lëndë të bardhë pluhurore, që dyshohet të jetë drogë, si dhe një peshore digjitale.Në një aksion tjetër, të zhvilluar po të njëjtën ditë në fshatin Saraj, është arrestuar M.A. (40) nga Radusha. Gjatë bastisjes në…
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar sot rekomandime për popullatën e Gostivarit, pas ndalimit të përdorimit të ujit për pijshëm nga ujësjellësi i qytetit, vendim ky i marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më 17 korrik, për shkak të dyshimit se uji është i ndotur dhe i pasigurt për përdorim.Nga ISHP apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rreptësisht rekomandimet deri në njoftimin zyrtar nga institucionet kompetente se uji është përsëri i sigurt për t’u pirë. Sipas rekomandimeve, uji nga ujësjellësi i qytetit nuk guxon të përdoret për pijshëm, as pasi të jetë vluar, përveç nëse institucionet kompetente japin ndonjë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen tragjike nga jeta të gazetarit të njohur të News24, Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti rrugor në Vlorë. Në një mesazh përkujtimor, Berisha e cilëson Mehmetin një figurë të respektuar të gazetarisë shqiptare dhe një qytetar shembullor të Vlorës. “Ditë zie për familjen Mehmeti, për gazetarinë dhe mediat e vendit, por edhe për Vlorën dhe banorët e saj. Gazetari i mirënjohur Enrik Mehmeti mbylli tragjikisht sytë përgjithmonë”, shkruan Berisha. Sipas tij, Enrik Mehmeti do të mbahet mend nga familjarët, miqtë dhe…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Dojran” ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimin “Tabanocë” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 20 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. MARKETING
Detaje nga dosja e Prokurorisë për skemën e dyshuar të përvetësimit të 69 milionë lekëve në Filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku nën hetim janë drejtoresha Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Sipas dosjes hetimore, skema është zhvilluar gjatë muajve prill-maj 2026, përmes prerjes së një serie mandat-pagesash që në dokumente rezultonin si transferta të ligjshme drejt degëve postare të Shijakut dhe Krujës. Në sistemin kontabël, këto veprime regjistroheshin si dalje fondesh nga arka e Postës Durrës dhe hyrje në arkat e dy degëve. Megjithatë, verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit i Postës…
Nga Lutfi Dervishi Ka lajme që refuzon t’i besosh, edhe kur i sheh të shkruara e të ritransmetuara kudo. Sapo mora vesh se Enrik Mehmeti është ndarë nga jeta. Vetëm 40 vjeç. Një koleg gazetar, baba i dy fëmijëve dhe një njeri që e njihja mirë, jo vetëm përmes ekranit, por edhe nga komunikimi që kishim. Ironia e fatit di të jetë e pamëshirshme. Më 10 qershor, ai postonte me gëzim lajmin se një i ri kishte shpëtuar pas një aksidenti me motor, duke bërë thirrje: “Kujdes në çdo kohë me motorin.” Sot, një aksident i tillë ia ndërpreu jetën…
Bilanci i viktimave nga tërmeti i dyfishtë që goditi Venezuelën më 24 qershor ka shkuar në të paktën 5,119 të vdekur, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar rreth 50 viktima të tjera, më shumë se tre javë pas tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, të cilët shkaktuan shkatërrime të mëdha, kryesisht në veri të vendit dhe në shtetin bregdetar La Guaira, pranë kryeqytetit Karakas. Sipas presidentit të parlamentit, Jorge Rodríguez, numri i të plagosurve mbetet 16,740, ndërsa autoritetet nuk kanë publikuar ende një shifër zyrtare për personat…

