Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen tragjike nga jeta të gazetarit të njohur të News24, Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti rrugor në Vlorë.
Në një mesazh përkujtimor, Berisha e cilëson Mehmetin një figurë të respektuar të gazetarisë shqiptare dhe një qytetar shembullor të Vlorës.
“Ditë zie për familjen Mehmeti, për gazetarinë dhe mediat e vendit, por edhe për Vlorën dhe banorët e saj. Gazetari i mirënjohur Enrik Mehmeti mbylli tragjikisht sytë përgjithmonë”, shkruan Berisha.
Sipas tij, Enrik Mehmeti do të mbahet mend nga familjarët, miqtë dhe qyteti i tij si një “bir, bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor”, por edhe si një gazetar i guximshëm, i përkushtuar dhe mbrojtës i interesit publik.
“Me këtë rast i shpreh familjes Mehmeti, miqve, të afërmve dhe kolegëve të Enrikut ngushëllimet më të ndjera dhe lutem që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar”, përfundon mesazhin Berisha.
Postimi i plotë:
Nderim për gazetarin e mirënjohur Enrik Mehmeti.
Miq, ditë zije për familjen Mehmeti, për gazetarinë dhe mediat e vendit, por edhe Vlorën e banorën e saj gazetari i mirënjohur Enrik Mehmeti mbylli në moshën 40 vjeç tragjikisht sytë përgjithmonë.
Enrik Mehmeti do të mbahet mend gjithmonë nga familja dhe qyteti i tij si bir, bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor, si një gazetar i talentuar, i guximshëm, dhe avokat i vërtetë i interesit publik të qytetarëve të Vlorës.
Me këtë rast i shpreh familjes Mehmeti, miqve, të afërmëve dhe kolegëve te Enrikut ngushëllimet më të ndjera dhe lutem së bashku me ata që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar.



