Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga sot dhe në ditët në vijim t’u sigurojë 50.000 litra ujë të pijshëm falas në ditë qytetarëve të Gostivarit.
Vendimi erdhi me qëllim që të sigurohen nevojat themelore të popullsisë, ndërsa masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente janë në fuqi, informuan nga Qeveria.
Shpërndarja e ujit do të realizohet përmes Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë nëpërmjet pikave të mëposhtme:
– Menaxhimi i Ujërave – Gostivar, rr. JNA nr. 139
– Çerdhja e Fëmijëve “Prolet”, rr. Beliçica nr. 47
– SHMEK – Gostivar (Shkolla e Mesme Ekonomike), rr. Zhivko Brajkovski nr. 39
– NP Pyjet Kombëtare – Filiali “Shar” Gostivar, rr. Braqa Xhinoski nr. 165
– SHA EMV – Filiali te garazhet, rr. Ilindenska– Spitali i Përgjithshëm “Ferid Murad”
– parking, rr. Çede Filipovski nr. 29– Njësiti Territorial i Zjarrfikësve – Gostivar, rr. Beliçica nr. 35
Në të njëjtën kohë, siç theksojnë nga Qeveria, të gjitha institucionet kompetente po vazhdojnë me kontrolle, analiza dhe veprime hetimore intensive për të përcaktuar shkaqet e gjendjes.
“Presim ndriçim të plotë të rastit dhe kushdo që gjendet përgjegjës do të mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente dhe të ndjekin informacionin ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare, me qëllim që të marrin informacion në kohë dhe të saktë”, thonë nga Qeveria.
Prioritet i Qeverisë, theksojnë nga atje, mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, një reagim i shpejtë institucional dhe kapërcimi i plotë i gjendjes, ndërsa Qeveria do të vazhdojë të ndërmarrë gjithçka që është e nevojshme për të ofruar mbështetje për qytetarët deri në normalizimin e gjendjes.
MARKETING


