Ende nuk kemi zgjidhje për çështjet e hapura që do të ishte e pranueshme si për Bullgarinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, tha sot në Sofje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Siç njofton MIA nga Sofja, Osmani ka konfirmuar se bisedimet janë në vazhdim dhe ka bërë thirrje që çështjet historike t’i lihen Komisionit Historik bilateral. “Ne kemi një përgjegjësi historike për të konsoliduar rajonin. Republika e Bullgarisë ka interes strategjik që rajoni të jetë stabil dhe evropian, tha Osmani, i cili sot në Sofje mori pjesë në Forumin Rajonal për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit…
Author: almakos
Një godinë një katëshe është përfshirë nga flakët këtë mesditë në fshatin Borsh të Bashkisë Himarë. Mësohet se 4 forca zjarrfikëse punuan për 80 minuta që të shuanin flakët. Godina një katëshe shërbente si lokal në zonë dhe po bëhej gati për sezonin turistik. Burimet bënë me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa për shkaqet ende nuk ka detaje.
Gazetare: Melihate Rustemi Godina e SASHK-ut u bllokua nga një grup mësimdhënësish të cilët refuzojnë marrëveshjen e arritur dje në Qeveri mes Sindikatës dhe Qeverisë për rritjen e pagave prej 12 %, e cila rritje do të reflektohet në pagën e muajit korrik, shkruan Alsat. Mësimdhënësit brohoritën se do të vazhdojnë me grevë dhe nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Para tyre doli kreu i sindikatës Jakim Nedellkov duke sqaruar se marrëveshja e djeshme është arritur vetëm me fjalë ndërkohë që i mbetet Këshillit të Sindikatës të vendosë nëse greva do të vazhdojë të jetë aktive ose do të…
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara është institucioni ndaj të cilit ka pasur më shumë ankimime nga operatorët ekonomikë pas procedurave të prokurimit të hapura nga kjo e fundit. Komisioni i Prokurimit Publik njoftoi se për këtë institucion janë plot 77 ankesa në vitin e kaluar, ndërkohë që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është e dyta, me 60 ankesa. Në vendin e tretë renditet KESH sha me 28 ankesa. Më pas vijnë Bashkia e Durrësit me 16, Posta Shqiptare me 16, Bashkia e Elbasanit 14, Autoriteti Rrugor Shqiptar 12; Ujësjellës Kanalizime Durrës, 12; Bashkia e Shkodrës 11 dhe Ministria e Mbrojtjes,…
Konfederata e sindikatave të lira filloi protestën e përditshme para Qeverisë, për të kërkuar harmonizim të pagave në sektorin publik sipas rritjes së pagës minimale, shkruan Alsat. Nga Sindikata kërkojnë rritje të pikës për 103 denarë me çka paga më e ulët në sektorin publik do ishte rreth 18 200 denarë./ Alsat.mk
Djemtë e ish-deputetit Tom Doshi u përfshinë në një sherr me shufra hekuri, duke rrahur një klient në një qendër estetike. Sipas burimeve policore ata janë konfliktuar me të për një foto Instagrami. Për këtë, ata thirrën në ndihmë edhe truprojën e tyre dhe kur klienti arriti të shpëtojë prej tyre, ai kërkoi ndihmën e policisë. Por edhe kjo e fundit u dhunua gjatë tentativës për të mbrojtur 38-vjeçarin e përfshirë në konflikt. Gjatë komunikimit me zyrtarë të policisë, gazeta mundi të mësojë detaje ekskluzive mbi këtë ngjarje, ndërsa djemtë e Doshit janë shpallur në kërkim nga policia. “Një person…
Gazetar: Lluka Andreev “Kishim njëqind ditë sfida të ndryshme, por në fund Maqedonia e Veriut do të dalë fitimtare”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën solemne me rastin e 100 ditëvs të punës së kabinetit qeveritar, shkruan Alsat. Ai tha se qëllimi kryesor i ekipit të tij ka qenë ruajtja e standardit jetësor të qytetarëve, në kushtet e krizës shëndetësore, energjetike, ekonomike dhe ushtarake. “Ne kemi siguruar pagesën e pandërprerë të të gjitha obligimeve nga Buxheti, kemi siguruar rritje të të hyrave, kemi siguruar mbështetje për investime, në bujqësi… Kemi bërë gjithçka që një Qeveri duhet ta bëjë për qytetarët…
Më shumë se një vit ka kaluar nga vrasja e Behar Sofisë në Tiranë, pranë Rrugës së Elbasanit. Ekzekutori ia mori jetën 65-vjeçari nga Berati pranë Piramidës, në një zonë të populluar, në sy të shumë kalimtarëve të rastit duke përdorur një pistoletë me silenciator. Për ta vrarë, atentatorët e nxorën Sofinë “në shesh”, pasi ai nuk dilte për shkak të problemeve që kishte. Viktima ishte biznesmen, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike. Ai kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste…
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka nisur hetimet në një shtëpi në fshatin Vrutok, ku dje është gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Ajo kishte disa plagë me thikë. Sipas Prokurorisë Publike bëhet fjalë për një grua me origjinë nga Republika e Shqipërisë, e lindur në vitin 1967, e martuar dhe banuese në Vrutok. Sipas informacioneve fillestare, vdekja e gruas ka ndodhur rreth 24-48 orë para zbulimit të saj. Prokurori Publik ka lëshuar disa urdhëra për mbledhjen dhe ekspertimin e gjurmëve të gjetura në vend, si dhe për obduksion të të ndjerës. Gjurmët e para tregojnë…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Pas ndërprerjes njëjavore të punimeve në rrugën “Strasho Pinxhur” , kanë vazhduar punët për rekonstruimin e saj. Edhe pse prerja e pemëve në këtë rrugë u bë mollë sherri mes këshilltarëve të listës “Më mirë për Tetovën” dhe drejtuesve të komunës, shefi i sektorit për veprimtari publike, thotë se punimet do të vazhdojnë sipas projektit, ndërsa do të priten dhe zëvendësohen edhe tetë pemët e mbetura në këtë rrugë. Autoritetet komunale thonë se kanë tentuar që të zhvillojnë takim me grupin e këshilltarëve, por nuk kanë pranuar. Të kontaktuar nga Alsat, grupi i këshilltarëve “Më mirë për…
Ka qenë tentavië dëshpëruese ajo e shqiptarit 43-vjeçar për kalimin e paligjshëm të një sasie drogë në Malin e Zi. Policia ka kryer një kontroll të imtësishëm dhe si pasojë është bërë e mundur sekuestrimi i sasisë së drogës e llojit, kanabis. Muriqan, Shkodër Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 43-vjeçari që tentoi të trafikonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në drejtim të Malit të Zi. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në zbatim të masave…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në mbledhjen e sotme vendosi për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata. Sipas këtij vendimi benzina shtrenjtohet për 2.5 denarë për litër derisa dizeli 1 denar për litër. ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet 84,00 (denarë/litër) ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet 86,00 (denarë/litër) ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet 85,50 (denarë/litër)

