Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka nisur hetimet në një shtëpi në fshatin Vrutok, ku dje është gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Ajo kishte disa plagë me thikë.
Sipas Prokurorisë Publike bëhet fjalë për një grua me origjinë nga Republika e Shqipërisë, e lindur në vitin 1967, e martuar dhe banuese në Vrutok.
Sipas informacioneve fillestare, vdekja e gruas ka ndodhur rreth 24-48 orë para zbulimit të saj.
Prokurori Publik ka lëshuar disa urdhëra për mbledhjen dhe ekspertimin e gjurmëve të gjetura në vend, si dhe për obduksion të të ndjerës. Gjurmët e para tregojnë se vdekja është e dhunshme dhe autori po gjurmohet./ Alsat.mk



