Stoku i profesionistëve të TIK që ikën në Gjermani me kontrata pune arriti në rreth 2000 persona në vitin 2020, ndërsa stoku i punonjësve të shëndetësie arriti në 4000 punonjës në të njëjtin vit evidenton studimi ”Si do të ndër veprojë emigrimi i kapitalit njerëzor në tregun e punës në Ballkan” i Fondacionit Europian të Trajnimeve. Perspektiva për punësim jashtë vendit po nxit studimet drejt TIK dhe shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nxënësit në këto vende projektojnë emigrimin që në momentin që zgjedhin degët që kërkohen nga tregu europian i punës. Profesionistët e TIK-ut në Gjermani fitojnë tre herë…
Author: almakos
Genc Çobani, përkthyes në Francë, sonte në Programi 200, ka folur në lidhje me atë se çfarë do të thotë fitorja e Macron për Ballkanin Perëndimor, shkruan Alsat. Ai ka thënë se aspirata e Ballkanit Perëndimor që të jetë pjesë e BE-së, nuk mund të kuptohet dot pa rolin e Francës. “Nëse flasim për Ballkanin Perëndimor dhe aspiratën e tij që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, kjo nuk mund të kuptohet dot pa rolin e Francës , pavarësisht idesë së krijuar se Franca është më larg Ballkanit Perëndimor sesa Gjermania e kështu me radhë. Në fund të fundit Ballkani…
Fitorja e Emanuel Macron në zgjedhjet e fundit presidenciale në Francë, paraqet një lehtësim të madh jo vetëm për Francën por edhe Evropën në përgjithësi. Kështu u shpreh në “Programi 200”, gazetarja Klara Buda, duke nënvizuar se pro Macronit kanë votuar edhe ata të cilët nuk pajtoheshin me programin e tij, por për faktin që ti bënin pengesë ekstremit të djathtë, gjegjësisht kundër-kandidatit Marin le Pen, shkruan Alsat. “Ishte një kënaqësi e pafundme që Emanuel Macron fitoi përball ekstremit të djathtë, për faktin e thjeshtë, sepse fronti republikan në kuptimin që francezi i mesëm, elita intelektuale, që janë shumë të…
Nga ndëmarrje publike “Parkingu i qytetit” bënë të ditur se gjatë ditës së sotme janë sulmuar dy punonjës të kësaj ndërmarrje dhe se rasti është denoncuar në polici. “Me keqardhje ju njoftojmë se sulmet ndaj punonjësve të NP “Parkingu i Qytetit” dhe “Shërbimit Merimangë” nuk po ndalen. Sot përsëri janë sulmuar dhe poshtëruar dy punonjës. Rasti është denoncuar në polici, ndërsa autorët do të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje. Ata rikujtojnë se detyra dhe obligimi i tyre është vendosja e rendit në trafik dhe parkim në qytet, gjë që është e rëndësishme për sigurinë…
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria dhe disa vende tjera të rajonit të Ballkanit do të jenë përfituese të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe vende të tjera aleate dhe partnere. Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, njoftuan se nga 713 milionë dollarë ndihma ushtarake, rreth 322 milionë janë caktuar për vetë Ukrainën, ndërsa 400 milionë dollarë financime të reja ushtarake të huaja janë caktuar për 15 vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan. Zëdhënësi i tha Zërit të Amerikës…
GJIROKASTËR- Një banesë në lagjen 18-shtatori është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Gazeta Shqiptare mëson se flakët kanë përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati pranë kopshtit numër 3. Shkak i zjarrit ka qenë një defekti t në rrjetin e brendshëm elektrik. Flakët kanë depërtuar në aspiratorin sobën e gatimit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar ndërsa mësohet se ka dëme të shumta materiale. Grupi hetimor dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Në mbledhjen tematike kushtuar shënimit të arritjeve të Qeverisë dhe ministrive në 100 ditët e para të punës, Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se në kushte të krizës Qeveria ka vazhduar me ndërtimine banesave sociale prej të cilave disa kanë përfunduar ndërsa të tjerat ka filluar ndërtimi. Në mbledhje, Kryeministri njoftoi se nuk ndalet as ndërtimi i banesave sociale, gjegjësisht se është shpallur thirrje publike për shpërndarjen e 70 banesave sociale në Gostivar. Kanë përfunduar ndërtesat sociale në Negotinë dhe Demir Kapi, ndërsa ka filluar ndërtimi i 36 banesave sociale në Pehçevë dhe dhe 59 banesave sociale në Saraj.
Nën/tetari Erjon Naska, anëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është ndarë nga jeta të martën, kanë njoftuar miqtë dhe të afërmit e tij. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ata shkruajnë se do t’iu mungojë përjetë ‘zemërluani i togës së parë’. Deri më tani nuk ka një komunikim zyrtar të shkaqeve që kanë çuar në ndarjen nga jeta të anëtarit të Forcave të Armatosura, por dyshohet se bëhet fjalë për një arrest kardiak. Postimi i plotë: “Na trishtove pa fund N/Tetar Erjon Naska. S’duam ta besojmë që ti s’je më pranë nesh, pranë togës së parë,…
Nga SASHK-u informojnë që nuk ka ende një vendim përfundimtar, ata thonë se degët e SASHK-ut, mbeten pa vendim për grevën dhe se disa nga mësimdhënësit janë të revoltuar me propozimin e Qeverisë për rritjen e pagave për vetëm 12 %. Nga mbledhja që kanë mbajtur me anëtarët e saj kryetari i SASHK-ut thotë se shumica kanë vendosur për vazhdimin e grevës si dhe shkollat janë pro grevës, shkruan Alsat. Gjithashtu, Nedellkov thekson se greva në çerdhet do të ndërpritet dhe nga nesër do të fillojë më punë ndërsa shkollat fillore dhe të mesme vazhdojën me grevën. Аi paralajmëroi protestë…
Hepatiti akut i përhapur në 12 shtete të botës vazhdon të mbetet misterioz për sa kohë që nuk është përcaktuar origjina e tij. Mjeku shqiptar në Greqi, Vasil Llajo tha se rastet kryesore janë te fëmijët nga mosha 3-5 vjeç. “Vazhdon të jetë misterioz se origjina e tij nuk është përcaktuar, adenovirusi 41 si shkaktar. Nga të gjitha raste që janë vërejtur prekjet jo në të gjitha rast nuk është konfirmuar prezenca e adenovirusi 41. Hepatiti ngelet misterioz duke mos izoluar agjentin shkaktar. Deri më tani rastet janë deri në 16 vjeç, mbi 60% nga 3-5 vjeç. Këtu është densiteti…
Situata aktuale në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të krizës së shkaktuar nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ishin ndër temat e diskutuara në takimin e sotëm të kryeministrit bullgar Kiril Petkov me Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhei, tha Qendra për shtyp e Qeverisë bullgare. Siç njofton MIA nga Sofja, Petkov në takim rikonfirmoi dëshirën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët për hapjen e çështjeve politike me vendin, duke qenë se këto janë tema që janë të ndjeshme për Bullgarinë.…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni…

