Author: almakos

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se në fokus të takimit me komisionerin evropian për zgjerim Oliver Varhei ishte kontesti me Bullgarinë, i cili bllokon çeljen e negociatave me BE-në. Sela tha se megjithatë mbeten edhe shumë çështje të brendshme për t’u zgjidhur. Sela foli edhe për ngjarjet e 27 prillit në kuvend. Sipas tij e vërteta për këtë rast nuk është zbardhur plotësisht, shkruan Alsat. “Unë nuk kam pikën e dilemës se e vërteta do të dalë në shesh dhe nuk do të mbyllet më 27 prill vetëm me kaq se sa u mundua regjimi i ri…

Lexo më Shumë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin e kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, duke e nxjerrë atë nga sistemi i drejtësisë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e kishte lënë më parë në detyrë. Kryesuesja e seancës ishte ish-kryeprokurorja Ina Rama e cila lexoi në fund konkluzionet e gjetura nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndaj drejtueses së prokurorisë së Tiranës. Ajo deklaroi se KPK nuk gjeti shkelje të rënda duke e lënë atë në detyrë. Ajo u shpreh se në muajin qershor vëzhguesit e ONM kanë dërguar dy kërkesa për rishikimin e lënies së saj në detyrë duke…

Lexo më Shumë

Bizneset e vogla janë goditur rëndë nga kriza ekonomike shumëvjeçare që filloi me pandeminë, u bart në energji dhe tani vazhdoi me luftën në Ukrainë. Masat shtetërore mezi kanë ndihmuar që disa veprimtari “të qëndrojnë në këmbë” ndërsa shumë kompani tjera janë mbyllur. Është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë kriza. Në arkën kombëtare nuk ka para për pako të reja për qytetarët dhe kompanitë. Këto janë temat që do të diskutohen në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat sonte në orën 22:00. “Jemi përballur me një sërë problemesh për sa i përket ruajtjes së likuiditetit, vështirësive për…

Lexo më Shumë

Vendimi i Bordit të Transparencës datë  27.4.2022 Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 27 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 221 Lekë/litri për gazoilin; 201 Lekë/litri për benzinën; 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.…

Lexo më Shumë

Gazetare: Andrea Çobanova Është e pasigurt nëse vendi do të mbetet pa gaz pas vendimit të Gazpromit rus për të ndërprerë furnizimin me Bullgarinë, pasi Sofja ka refuzuar të paguajë karburantin në rubla ruse. Sot në Maqedoni ka rrjedhur gaz për nevojat e kompanive dhe institucioneve. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, siguron se ka alternativa të tjera për gazin, por nuk u përgjigj nëse do t’i kushtojë më shumë vendit. “Nëse ndërpritet marrëveshja mes Bugar-Trans dhe Gazpromit, do të kemi opsionin që të furnizohemi me gaz natyror, nga burime të tjera ku ka interkonektorë dhe korridore furnizimi, por për momentin…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë proceduar penalisht për shkak se shkelën ligjin duke ndërtuar objekte pa leje në zonën turistike të Gjinarit dhe në Peqin. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë ne dije se të proceduarit janë: E. J., Sh. L., V. M. dhe M. D., banues në Elbasan dhe Sh. K., banues në Peqin, të cilët kanë ndërtuar pa leje. Pavarësisht procedimit, qytetarët janë lënë në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Njoftimi i policisë: Elbasan Ndërtuan pa leje në zonën turistike të Gjinarit dhe në Peqin,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili “Qytetarët prej sot nuk mund të nxjerrin certifikata të lindjes dhe dokumente të tjera të rëndësishme. Kjo për faktin se në grevë janë edhe punonjësit e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë. Siç thonë punonjësit, në grevë dolën pasi ka shumë prej tyre të cilët nuk marrin edhe pagë minimale prej 18 mijë denarë”, raporton Mefail Ismaili, gazetar i Alsat. Qytetarët të cilët janë përpjekur që të marrin ndonjërin nga dokumentet e nevojshme, thonë se vetëm janë informuar që të punësuarit janë në grevë dhe nuk kanë marrë shërbime. “Jo nuk pranojnë, fëmija nuk ka librezë shëndetësore,…

Lexo më Shumë

Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame. Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë. Muslimanët besojnë që Kur’ani u zbrit në natë e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak. Në Kur’an nuk përmendet ndonjë…

Lexo më Shumë

Një 40-vjeçar me iniciale M. A. është arrestuar nga policia e Vlorës për posedim kokaine. Gjatë kontrollot fizik dhe në banesë, efektivët i kanë gjetur të arrestuarit 110 gram kokainë, e cila është sekuestruar si provë materiale. Ky arrestim është kryer në kuadër të operacionit të koduar “Panaja” dhe 40-vjeçari është banues në lagjen “Kastrioti”, Fier. Sakaq, materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i policisë: Vlorë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Panaja”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe…

Lexo më Shumë

139 vajza dhe gra janë vrarë përgjatë dekadës së fundit nga dora e bashkëshortëve ose partnerëve, ndërsa mijëra të tjera kanë rënë pre e dhunës fizike. Ekspertët e drejtojnë gishtin e përgjegjësisë, jo vetëm tek indiferentizmi i institucioneve shtetërore, por edhe te një lloj mentaliteti patriarkal, nga i cili nuk po çlirohet as sistemi i drejtësisë, dhe te korrupsioni në dhënien e së drejtës. Autor: Eljona Ballhysa  Pas dy dekadash dhunë nga bashkëshorti, Marjana. H., nga Vithkuqi i Korçës, iu drejtua gjykatës për zgjidhjen e martesës, vetëm kur desh humbi të birin nga dhuna, por divorci nuk e shpëtoi, pasi ajo…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Ndonëse një ulje e lehtë e rasteve pozitive është shënuar ditëve të fundit, Komisioni për sëmundje infektive rekomandoi që të hiqen të gjitha masat restriktive anti-kovid, shkruan Alsat. Përjashtim bën mbajtja e maskave në objektet shëndetësore, barnatore, transportin publik dhe shtëpitë e të moshuarve. KSI gjithashtu rikthehet në tri rekomandimet bazë, që duhet të mbahen gjithë jetën. “U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për mbajtjen e higjienës personale, siç janë larja shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës. Gjithashtu, mos hiqni dorë nga vaksinimi. Do të vëzhgojmë me vëmendje situatën, nëse ka nevojë do…

Lexo më Shumë

Policia e Elbasanit njofton se ka shmangur një tragjedi brenda familjes në Gramsh, ndërsa bën me dije se ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike, e ka kanosur me thikë dhe i ka dëmtuar makinën të atit 45-vjeçar. Sipas policisë, ka qenë i dhunuari i cili ka kërkuar ndihmën e policisë, ndërhyrja në kohë e së cilës ka bërë të mundur frenimin e përshkallëzimit të situatës. Në pranga ka rënë S.K. 20 vjeç. Njoftimi nga Policia Elbasan: Gramsh/ Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, e kanosi me mjet prerës dhe i dëmtoi automjetin, falë ndërhyrjes…

Lexo më Shumë