Greva në arsim ndërpritet përkohësisht SI28.04.2022 539 Less than a minute Greva në arsim ndërpritet përkohësisht, shkruan Alsat. Kështu ka njoftuar kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov, i cili tha se nga nesër mësimëdhënësit dhe nxënësit kthehen në shkolla./ Alsat.mk SI28.04.2022 539 Less than a minute
Author: almakos
Gazetar: Mefail Ismaili Kuvendi pas më shumë se katër muaj kthen seancën me pyetje të deputetëve, në të cilën pati përplasje të ashpër mes pushtetit dhe opozitës, posaçërisht për çështjen me Bullgarinë, shkruan Alsat. Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashella Mizrahi akuzoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski për tradhti ndaj popullit maqedonas, pasi ka lejuar që të hapet qendra Kulturore në Manastir, me emrin e heroit bullgar Vanço Mihajllov. “zotri Kovaçevski a e keni të qartë se në periudhën tuaj hapet qendër kulture e fashistit, në Maqedoninë antifashiste dhe atë në gjuhën bullgare. Dhe pikërisht ju, si kryetari Qeverisë, jo opozita, por ju çka…
Mjeku i njohur shqiptar Vasil Llajo ka folur mbi hepatitin akut që është shfaqur deri më tani në disa shtete të botës, duke mbërritur deri në Greqi ku është konfirmuar rasti i parë i një fëmije të infektuar, e me frikën se mund të hyjë dhe në Shqipëri. Ajo që është e çuditshme tha mjeku Llajo në një intervistë për News24, tha se infektimi ndodh edhe pa pasur kontakt me një person të prekur tashmë nga hepatiti misterioz. “Të gjitha rastet deri më sot nuk kanë pasur korelacion me njëra tjetrën, pra kemi raste që s’kanë kontakte. Këtu është çudia,…
Gazetar: Adrian Kerimi Shefi i Prokurorisë Themelore Publike, Gavrill Bubevski vlerëson se kallëzimi penal ndaj tij dhe ish dy kolegëve të PSP-së, Artan Ajro dhe Arafat Muarremi është tendencë e grupeve të caktuara kriminale për të penguar prokurorinë në ndjekjen efikase penale ndaj atyre grupeve, shkruan Alsat. Bubevski vlerëson se vetë shpalosja e kallëzimeve penale në opinion para se të njoftoheshin zyrtarisht palët për dyshimet, dëshmon se bëhet fjalë për veprim më qëllim dashakeq. “Konsideroj se ka shumë sfera interesi me shumë ndikimi në këtë shtet dhe bëjnë vlerësime ose parashikime se si do të veprojnë derisa vjen deri te…
Automjeti i një efektivi të policisë së Shkodrës është djegur mbrëmjen e 27 prillit 2022 ndërsa dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e punonjësit të forcave operacionale. Burime për Gazetën Shqiptare bëjnë me dije se oficeri i policisë Dritan Turhani e kishte parkuar automjetin pranë banesës së tij në lagjën Perash të qytetit të Shkodrës. Sapo ka parë që makina e tij është përfshirë nga flakët ai ka lajmëruar në sallën operative ndërsa kolegët e tij kanë filluar me hetimin e ngjarjes. Janë të paqarta arsyet e djegies së këtij mjeti ndërsa dyshohet se është një ngjarje e qëllimshme.…
13:50 – 28.04.22 Gazeta Shqiptare Publikohet lista me emrat e fituesve të fazës së parë të Shkollës së Magjistraturës. Provimi i pranimit në Shkollën e Magjistraturës bëhet në dy faza. Faza e parë seleksionuese nxori 131 fitues. Këta fitues konkurrojnë në fazës e dytë për 45 vende gjyqtarë dhe 35 prokurorë. Lista me renditjen e fituesve të fazës së parë u mbajt diskrete dhe e pashpallur nga Shkolla. Fituesit dhe humbësit u njoftuan për rezultatin e tyre individualisht por jo si qëndronin në renditje me pikë. Të renditurit me më shumë pikë do jenë me shumë gjasa 80 fituesit e…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i propozoi sot kryeministrit Dimitar Kovaçevski një takim të përbashkët dhe publik në të cilin do të diskutohet mes tjerash edhe për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat, siç tha ai, do të ishin zgjidhje e natyrshme për “situatën katastrofike në vend. Mickoski i dha afat Kovaçevskin deri më 10 maj për t’u deklaruar nëse e pranon apo refuzon propozimin, në të kundërtën paralajmëroi se hapa seriozë dhe të paprecedentë.
Ndjekje si nëpër filma nga policia e Elbasanit ndaj një automjeti tip Opel. Mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi në aksin Elbasan-Metalurgji ku i është bërë me shenjë që të ndalojë. Edhe pse policia i është vënë nga pas, automjeti ka mundur t’i shpëtojë dy pikave të ngritura si nga policia e rendit ashtu dhe nga ajo Rrugore. Mësohet se makina është nisur në drejtim të Tiranës dhe aktualisht është njoftuar policia e kryeqytetit për të vijuar ndjekjen e këtij mjet
Punonjësit policorë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (27-prill) në ora 13.00 kanë privuar nga liria 49-vjeçarin B.A. nga Gostivari, i cili kishte sulmuar fizikisht gruan e vëllait të tij. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar./Alsat.mk
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. “Fokus i bisedimeve pritet të jenë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, perspektivat eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimi në NATO dhe situatat aktuale në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. Ajo do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore. Gjatë vizitës, Karen Donfried do të realizojë takim edhe me presidentin, Stevo Pendarovski, kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, ministrin Bujar Osmani dhe ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Një ditë pas shkarkimit nga detyra nga KPA të Kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, KLP ka caktuar sot drejtuesin e përkohshëm për të zëvendësuar postin e saj. BalkanWeb raporton se Arens Çela është zgjedhur në këtë detyrë. Një ditë më parë Imeraj u shkarkua nga detyra, ndërsa vendimi u dha nga KPA, ku u konstatua se disa kritere nga prokurorja nuk plotësoheshin. Mësohet se kryeprokurorja ka bërë një deklarim të pasaktë për një apartament në zonën e Ali Demit, pasi ka mungesë burimesh. Po ashtu thuhet se ka mosdeklarim të gjendjes cash në deklaratat vjetore. Ndër të tjera flitet edhe…
Mbreti holandez Willem-Alexander bëri shaka të mërkurën se “askush” nuk dëshiron të jetë në pozicionin e presidentit rus Vladimir Putin, në një vërejtje të rrallë politike nga monarku. “Nëse nuk keni [kritikë konstruktive], mund të përfundoni si Putin”, tha ai, duke folur në Mastriht në një paradë gjatë festimeve vjetore të Ditës së Mbretit” dhe askush nuk e dëshiron këtë”. Monarku holandez i bëri komentet në përgjigje të një sondazhi të fundit që tregoi se besimi i publikut te mbreti kishte rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i sundimit të tij, në 54 për qind. “Sontazhet nuk…

