Author: almakos

Një aksion i policisë angleze kundër kultivimit të kanabisit është kthyer në ngjarjen e ditës. Sipas njoftimit të mediave angleze, policia e qarkut Durham ka bastisur fermën më të madhe të kanabisit të gjetur ndonjëherë. Gjatë aksionit të policisë u zbuluar 3400 rrënjë kanabisi të vendosura në dy kate. Policia arriti të arrestojë 4 të rinj shqiptarë, të cilët ishin aty për tu kujdesur për bimët. Në prangat e policisë angleze ranë shtetasit me inicialet A.A 27-vjeç, K.Bregu 27-vjeç, K.B 25-vjeç dhe H.H 22-vjeç. Ata u dërguan në Teesside Crown Court për paraqitjen e tyre të radhës në gjykatë më…

Lexo më Shumë

Gazetar: Melihate Rustemi Sindikata e Arsimit dhe Shkencës, tha se vendimi i Këshillit për ndërprerje të përkohshme të grevës është obligim ligjor që patjetër duhet respektuar. Avokatja e sindikatës, Verica Arsova sqaroi se sindikata kishte obligim ta ndërpresë grevën pas nismës për zgjidhjen paqësore të kontestit, duke qenë se arsimi dhe mbrojtja e fëmijëve janë aktivitete me interes të përgjithshëm sipas Ligjit. për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, shkruan Alsat. “Edhe pse ligji parashikon qasje vullnetare në zgjidhje, ai në nenin 18 paragrafi 1 thotë se në rast të grevës ose mosmarrëveshjes në veprimtari me interes të përgjithshëm, palët janë të…

Lexo më Shumë

Një send i paligjshëm i është gjetur të premten një nxënësi të një prej shkollave të mesme të qytetit të Sarandës. Konkretisht, bëhet fjalë për një thikë, që është konstatuar në çantën e librave të një nxënësi 17-vjeçar. Pas gjetjes së sendit të palejuar, nxënësi është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij, ndërsa po kryen veprimet për procedimin e tij në gjendje të lirë. Ndërkohë, sipas pamjeve të siguruara nga Policia e Shtetit, duket se nxënësve u janë gjetur edhe sende të tjera që nuk lejohen në shkolla, si paketa me cigare, çakmakë dhe…

Lexo më Shumë

“Abuzimi me detyrën” duket se është shndërruar në një fenomen shqetësues, pasi mesditën e kësaj të premteje, njësia kundër trafiqeve në Gjirokastër ka vënë në pranga një gardist teksa transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia përmes kufirit të gjelbër. Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se ngjarja ka ndodhur para 2 orësh kur Antitrafiku në Gjjrokastër dhe AMP vunë në pranga ish-punonjësin e SHÇBA-së, momentalisht punonjës i Gardës së Republikës me iniciale I.Q. 41 vjec. Gjithashtu, mësohet se gardisti kishte mbushur një furgon plot me klandestinë, me destinacion drejt Tiranës. Menjëherë, gardisti u prangos për trafik klandestinësh me qëllim…

Lexo më Shumë

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja po i nënshtrohet vetting-ut. Këtë të premte është mbajtur edhe seanca e parë për verifikimin e figurës së tij profesionale, pasi në vitin 2009 dhe 2010, Ndoja ka rezultuar se ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion. Në përfundim të seancës dëgjimore, Prokurori i Durrësit është larguar nga ambientet e institucionit të drejtësisë. Në një çast ai ka ulur kokën teksa ka qenë duke ecur në ambientet e jashtme. Ndërkohë, mësohet se DISK ka konstatuar përshtatshmëri të figurës për prokurorin Ndoja. Sipas DISK, dyshohet edhe se ai ka favorizuar persona me precedentë penalë…

Lexo më Shumë

FIER- Një 61-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e fierit ditën e sotme pasi u konstatua se shfrytëzonte një 35-vjeçare për prostitucion. Sipas raportimit nga Policia mësohet se i moshuari e kishte kthyer banesën e tij në lagjen “Apollonia” në “çerdhe prostitucioni” . Burimet policore gjithashtu bëjnë me dije se 61-vjeçari Agron Myrdini, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. I moshuari është arrestuar nën akuzat, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Njoftimi i plotë i Policisë Fier: Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Çarli”. Operacioni u zhvillua…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Nxënësit dhe mësimdhënësit e arsimit fillor dhe të mesëm i’u rikthyen procesit edukativo arsimor pas ndërprerjes së përkohshme të grevës thuajse tre javore. Zhurma e nxënësve dëgjohej në të gjitha shkollat fillore, por jo si zakonisht. Numri i nxënësve në klasa ishte i vogël. “Unë jam klasa e nëntë dhe sot kishte vetëm 10 nxënës. Gjithsejtë jemi 35”. “Mbajtëm tre orët e para, nuk kishte nxënës edhe për këtë shkak shkuam”. Shumë prej nxënësve thanë se u kishte munguar mësimi. Shpresojnë ta kompensojnë materialin e humbur. “Shkolla na kishte munguar shumë, sot nuk ishim shumë nxënës, ishim…

Lexo më Shumë

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua drama e jetës së 68-vjeçarit Faik Korra. I moshuari pohoi se kishte gjetur në banesën e tij gruan me të dashurin e saj, madje shton se ky i fundit i kishte hapur edhe derën. Mes të tjerash ai akuzon nipin dhe familjarët e tij se kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për arsye që t’i marrin shtëpinë. “Unë kërkoj që dëshmitë e nipit tim le të vij të mi përballë mua këtu. Ai gënjen përderisa nuk u paraqit. Ish-gruan time e ka përfol një botë e tërë.…

Lexo më Shumë

Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim të fortë disa ditë më parë, sipas të cilit, në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUNT, prej dy vitesh mungojnë disa medikamente jetëshpëtuese për fëmijët që vuajnë nga tumoret, leucemia, ndërkohë këto medikamente nuk mund të gjenden as nëpër farmaci apo treg të lirë. Stafa i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës që të kryejë një hetim për QSUNT-në, pas një investigimi, ku del në pah mungesa e 4 medikamenteve (asparaginaza, 6 merkaptopurina, methotrexat, acidi folinik) përgjatë 2 viteve të fundit në Onko-Hematologji, në QSUNT, për fëmijët që bëjnë kimioterepi. Pas përfundimit të mbledhjes  së…

Lexo më Shumë

Duke nisur nga data 1 maj në zyrat e shtetit nuk do të ketë më sportele, por call center-a. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh pas mbledhjes se qeverisë se këto call center-a do të jenë në dizpozicion të atyre kategorive që nuk kanë akses dixhital në e-albania. Sipas ministres në shërbim të çdo institucioni përveç call center-ave do të jetë edhe bashkëqeverisja me qëllim që qytetarëve mos t’i mungojë asnjë sherbim. Pyetje: Si do veprohet me të moshuarit që nuk kanë akses për shërbimet dixhitale? Delina Ibrahimaj: Ka qenë një nga shqetësimet tona kryesore, duke qenë se mosha…

Lexo më Shumë

ELBASAN- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti tip “Benz” ka përplasur një person me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku si pasojë drejtuesi i biçikletës është shoqëruar drejt spitalit. Burimet e Gazetës Shqiptare kanë konfirmuar se personi me biçikletë, është 25 vjeç dhe është në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko ka sqaruar procedurat si do të bëhet konvertimi i patentës shqiptare. Në një intervistë për Deutsche Welle, diplomati shqiptar thotë se verifikimi do të bëhet nga autoritetet gjermane, ndërsa theksoi se ata që e kanë marrë dokumentin pas vitit 2017 e konvertojnë automatikisht. “Ata që e kanë marrë para vitit 2017 do t’u nënshtrohen verifikimit, pasi të kenë kontaktuar autoritetet gjermane. Autoritetet gjermane kontaktojnë autoritetet shqiptare dhe bëjnë autentifikimin e dokumenteve të paraqitura”, tha Kuko. Zoti Ambasador, në fillim të muajit prill në Tiranë u nënshkrua një marrëveshje për njohjen e konvertimit të…

Lexo më Shumë