“Abuzimi me detyrën” duket se është shndërruar në një fenomen shqetësues, pasi mesditën e kësaj të premteje, njësia kundër trafiqeve në Gjirokastër ka vënë në pranga një gardist teksa transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia përmes kufirit të gjelbër.
Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se ngjarja ka ndodhur para 2 orësh kur Antitrafiku në Gjjrokastër dhe AMP vunë në pranga ish-punonjësin e SHÇBA-së, momentalisht punonjës i Gardës së Republikës me iniciale I.Q. 41 vjec.
Gjithashtu, mësohet se gardisti kishte mbushur një furgon plot me klandestinë, me destinacion drejt Tiranës.
Menjëherë, gardisti u prangos për trafik klandestinësh me qëllim fitimin. Nisur nga shkeljet e tij, duket se ai do të gjykohet për veprat penale të “Abuzimit me detyrën” dhe “Ndihma në kalimin e paligjshëm të kufirit”.



