Author: almakos

Teksa punimet për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë nisën në nëntor të vitit të shkuar, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi vetëm këtë javë lejen e ndërtimit për këtë vepër infrastrukturore. Në mbledhjen e fundit të KKT datë 26 prill përveç kësaj pike kanë kaluar edhe një sërë lejesh të tjera të lidhura me energjinë ku së pari leja për nënstacionet që janë pjesë e projektit të linjës 400 kilovolt Shqipëri-Maqedoni me Zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Një tjetër leje që bie në sy është ajo dhënë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për ndërtimin e rrugëve të aksesit që do të përdoren…

Lexo më Shumë

Foto: MIA Këtyre ditëve pritet që së pari Shtabi i Krizës e më pas edhe Qeveria të deklarohen rreth rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për heqjen e të gjitha masave antiKovid. Ndryshe në vend ka gjithsej 503 raste aktive. Për shkak të uljes së numrit të të infektuarve nga KOVID-19, të mërkurën Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore, farmaci, transportin publik dhe shtëpitë e të moshuarve. Po ashtu Komisioni u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje dhe higjienë personale, si larja…

Lexo më Shumë

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke sjellë shira të pakët në zonat Jugore. Po ashtu pjesërisht zonat Qëndrore dhe Veriore do të kenë reshje të pakta. Ndërsa pjesa më e madhe e bregdetit do të jetë me mot të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor –…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka uruar zgjedhjen e politikanit shqiptar Dritan Abazoviq për kryeministër në Mal të Zi. Grubi thotë se me këtë vendim Mali i Zi zgjodhi frymën euro-amerikane. “Shumë i lumtur sot për Dritanin, por edhe për Malin e Zi që zgjodhi frymën euro-amerikane në këto kohëra të vështira dhe të paparashikueshme. Kapitullin e bashkëpunimit miqësor me Malin e Zi nga sot do ta vazhdojmë me Dritan Abazoviçin si kryeministër të vendit mik, të cilit i shpreh sot urimet e mia të sinqerta dhe suksese, shëndet e…

Lexo më Shumë

Gjiganti i mesazheve WhatsApp duket se nuk funksionon për shkak të një ndërprerjeje misterioze. Mijëra përdorues u ankuan se aplikacioni nuk po punon të enjten në mbrëmje. Rreth orës 21:38 të së enjtes, rreth 30,000 përdorues kishin raportuar se WhatsApp nuk po funksiononte për ta. Disa përdorues raportuan se aplikacioni ishte i fikur dhe disa thanë se kishin probleme me lidhjen e serverit dhe dërgimin e mesazheve. Përdoruesit raportuan probleme me aplikacionin e rrjeteve sociale WhatsApp, në Twitter dhe  DownDetector. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi problemin.

Lexo më Shumë

Kreu i Alternativës Afrim Gashi shprehet i prerë se gjyqësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut lë shumë për të dëshiruar dhe se ky vend është shumë larg drejtësisë. I pyetur nëse din ndonjë zyrtar të BDI-së i cili është dënuar në bazë të drejtësisë, ja si përgjigjet. “Nuk di, po kjo…unë nuk dua të futem te kjo pjesa e gjykatës dhe prokurorisë se si ngritën, akuzat dhe paditë, si përfundojnë proceset gjyqësore. Tash nëse mendoni se unë do ti amnistoj dhe do të them se gjithçka është në rregull, nuk do ta bëj këtë punë, se unë mendoj se…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi nuk parapëlqen të kthehet pas dhe të diskutoj për të kaluarën, kështu në mënyrë indirekte në një far forme i shmanget dhe përgjigjes nëse e ka tradhtuar apo jo Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët. Gashi madje thotë subjekti i tij politik dëshiron të lerë derën e hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen, duke nënvizuar se nuk është koha për luftë politike, shkruan Alsat. “Në asnjë mënyrë, nuk përdorim terme të tilla, nuk është pjesë e fjalorit tonë…Çfarë ka ndodhur ndërkohë, edhe ju edhe qytetarët me një analizë sipërfaqësore të veprimeve politike që…

Lexo më Shumë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, pranë “stacionit të Trenit”. Burimet zyrtare konfirmojnë se një automjet tip “Audi” ka përplasur për vdekje një 73-vjeçar që po udhëtonte me motor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, kurse grupi hetimor por heton për të mësuar rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Njoftimi i policisë: Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për ndërprerjen e grevës sot pasdite u tubuan para selisë së SASHK-ut anëtarët e sindikatës, duke shprehur pakënaqësi me vendimi i fundit. Lexo Edhe: Pse SASHK-u ndërpreu grevën, këto janë detajet Mësuesit thonë se prej 10 vitesh janë të margjinalizuar. Ata thanë se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Mësuesit janë ankuar se edhe prindërit janë sjellë në mënyrë vulgare duke i fyer. Ata thonë se Nedellkov nuk është konsultuar me ta për të pezulluar grevën. Vendimi i SASHK-ut është marrë pasi kanë marrë njoftim nga Ministria…

Lexo më Shumë

Një lajm i mirë vjen këtë të enjte për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë për në Zvicër, pasi të gjitha masat shtrënguese me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë hequr. Njoftimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se vendimi për heqjen e masave hyn në fuqi ga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë. Njoftimi i MEPJ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt…

Lexo më Shumë

Policia belge ka kapur tre shqiptarë duke punuar në të zezë në një kantier ndërtimi në qytetin e Antwerpen, i cili sipas autoriteteve të këtij vendi është i pushtuar nga trafiku i drogës i bandave shqiptare. Ato e përdorin portin e këtij qyteti për të trafikuar drogën e sjellë nga Amerika Latine drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. Por sot e kanë pësuar tre shqiptarë të cilët u kapën duke punuar në mënyrë ilegale në një kantier ndërtimi në këtë qytet. Ata nuk ishin regjistruar si punëtorë nga punëdhënësi i tyre dhe  pas një vendimi të Departamentit të Emigracionit…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mirëpritur vendimin e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) për pezullimin e grevës. “Duke u nisur nga urgjenca për mbrojtjen e interesit publik të qytetarëve, të drejtës për arsimim dhe pasojave që mund të ndodhin në rast të ndërprerjes së këtij procesi, si dhe duke marrë parasysh kërkesat e SASHK-ut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vepruar në në përputhje me Ligjin për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të punës dhe sot i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për caktimin e pajtuesit në këtë proces. Me këtë vendim, Ministria e…

Lexo më Shumë