ELBASAN- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti tip “Benz” ka përplasur një person me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku si pasojë drejtuesi i biçikletës është shoqëruar drejt spitalit. Burimet e Gazetës Shqiptare kanë konfirmuar se personi me biçikletë, është 25 vjeç dhe është në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.



