Një aksion i policisë angleze kundër kultivimit të kanabisit është kthyer në ngjarjen e ditës. Sipas njoftimit të mediave angleze, policia e qarkut Durham ka bastisur fermën më të madhe të kanabisit të gjetur ndonjëherë.
Gjatë aksionit të policisë u zbuluar 3400 rrënjë kanabisi të vendosura në dy kate.
Policia arriti të arrestojë 4 të rinj shqiptarë, të cilët ishin aty për tu kujdesur për bimët. Në prangat e policisë angleze ranë shtetasit me inicialet A.A 27-vjeç, K.Bregu 27-vjeç, K.B 25-vjeç dhe H.H 22-vjeç.
Ata u dërguan në Teesside Crown Court për paraqitjen e tyre të radhës në gjykatë më 25 maj.



