Pesë persona janë proceduar penalisht për shkak se shkelën ligjin duke ndërtuar objekte pa leje në zonën turistike të Gjinarit dhe në Peqin.
Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë ne dije se të proceduarit janë: E. J., Sh. L., V. M. dhe M. D., banues në Elbasan dhe Sh. K., banues në Peqin, të cilët kanë ndërtuar pa leje.
Pavarësisht procedimit, qytetarët janë lënë në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Ndërtuan pa leje në zonën turistike të Gjinarit dhe në Peqin, procedohen penalisht 5 shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit:
-E. J., Sh. L., V. M. dhe M. D., banues në Elbasan, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, pa leje, në zonën turistike të Gjinarit;
-Sh. K., banues në Peqin, pasi ka ndërtuar pa leje, në banesën e tij.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.




