Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së dielës. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e ish-yllit të Arsenalit duke i grabitur sende dhe bizhuteri me vlerë. Mbrojtësi i Levantes po flinte në dhomën e gjumit, kur grabitësit hynë në banesën e tij në Betera. Hajdutët morën para, bizhuteri, ora dhe çanta të shtrenjta që kapin vlerën e 1 milion eurove. Ata janë larguar me shpejtësi në momentin kur Mustafi është zgjuar nga gjumi për shkak të zhurmave të grabitësve. Policia ka nisur hetimet, ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që të kemi të bëjmë me një…
Author: almakos
Dalin shifrat, këto janë rastet e reja me COVID-19 në vend SI27.04.2022 320 Less than a minute Gjatë 24 orët e fundit ka pasur 1.760 testime dhe janë regjistruar 89 raste të reja. Po ashtu janë regjistruar edhe 156 pacientë të shëruar dhe 1 tjetër ka humbur jetën. SI27.04.2022 320 Less than a minute
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar detaje nga komunikimi që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Siç kuptohet, tematikë ka qenë “Ballkani i Hapur” dhe ka zbuluar se takimi i ardhshëm mes tyre do të jetë në Ohër në muajin Qershor. Përmes një njoftimi në Instagram, ku dhe zbulon detajet, Vuçiç shkruan: “Sot fola përmes videolidhjes me kryeministrat e Shqipërisë @ediramaal dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. Ne kemi rënë dakord të mbajmë një panair të turizmit, verës dhe specialiteteve të kuzhinës nga rajoni në Beograd si pjesë e…
Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sëmundjeve Infektive rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese për përballjen me Covid-19, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore, farmaci, transportin publik dhe shtëpitë e të moshuarve. Njëkohësisht, Komisioni apelon tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje dhe higjienë personale, si larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës. Komisioni rikujton se vaksinimi mbetet masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Komisioni për Sëmundjet Infektive monitoron situatën me Covid-19 në baza ditore dhe nëse është e nevojshme do të rekomandohen masa të…
Kreu i Kadastrës, Artan Lame thekson se shërbimet kadastrale kanë pësuar ndryshim që prej implementimit të sistemit online. I pranishëm në një aktivitet informues të mbylljes së sporteleve, Lame thotë se prona ka qenë një prej çështjeve më stresuese për shqiptarët prej 30 vitesh. Sipas tij, janë harruar historitë kur prona i merrej njërit dhe i jepej tjetrit. Artan Lame pranon se në shërbimet kadastrale ka ende vonesa apo raste të korrupsionit apo mitmarrjes, por ai thekson se kjo do të jetë sfida për vitin aktual. “Në këtë çështje ka një lajm të keq që e dinë të gjithë që…
Call Center-at mashtrues janë një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri, ku të rinj dhe të reja telefonojnë të huajt duke iu prezantuar si brokera të kompanive të njohura për investimet në bursa apo në kriptomonedha me qëllim mashtrimin e tyre. Emisioni “Piranjat” solli së fundmi në Shqipëri një të moshuar italian, të quajtur Antonio Blesi, i cili ishte mashtruar nga një Call Center me qendër në Shqipëri që administrohej nga Blerina Kamberaj. Pensionisti tha se Call Centeri në fjalë i kishte marrë 115 000 euro nëpërmjet premtimit të rremë se do ta bënin milioner përmes investimit në bursë. Emisioni…
Një sërë kërcënimesh për bomba janë raportuar mëngjesin e kësaj të mërkure në disa komuna në Malin e Zi. Mediat vendase bëjnë me dije se kërcënimet kanë arritur në adresat e komunave Nikshiç, Tivar, Bijelo Polje dhe Berane. Ndërkohë për shkak të kërcënimeve deri më tani është evakuuar godina e Bashkisë së Tivarit, ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria, si dhe ambientet e partisë. Kryetari i Komunës së Nikshiçit u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë. “Është e tmerrshme që dikush në këtë mënyrë kërcënon jetë njerëzish. Ashtu si në disa shkolla fillore, Komuna e Nikshiçit mori një raport…
Në konferencën që po zhvillohet me kompanitë energjetike nga SHBA dhe BE, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim tha se siguria energjetike është e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare. Kjo sipas Kim tregohet edhe më qartë në këtë situatë lufte, ku Rusia bën kërcënime të vazhdueshme. Diplomatja shtoi se pushtimi rusi i Ukrainës ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë. Ajo theksoi se tashmë është koha për të vepruar. “Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë ndaj energjisë. Të gjithë kemi parë se pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ana e Rusisë ka bërë të qartë…
Pas vizitës së djeshme në Sofje, sot në Shkup pritet të qëndrojë edhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varheji. Ai dje nga Bullgaria tha se negociatat me vendin duhet të fillojnë në qershor të këtij viti, ndërsa vizitën e mbylli me një mesazh në Twitter se nuk ka më kohë për të humbur. “E përfundova vizitën time në Sofje me shpresën se do të ishim në gjendje të vazhdojmë politikën tonë të zgjerimit pasi lufta ruse bën më shumë përpjekje për të. “Falënderoj kryeministrin Kiril Petkov për diskutimin e hapur për hapat e ardhshëm, që do të na çojnë…
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri depoziton rekursin. Si rezultat Gjykata ka regjistruar rekursin e Saimir Tahirit Njoftimi i GJKKO Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Në…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 105 gjoba, prej të cilëve 17 janë për tejkalim shpejtësie, 7 për vozitje pa leje dhe 7 për motoçiklistët”, thuhet në njoftimin e policisë. Po ashtu janë shqiptuar edhe 9 masa për përdorim të telefonit, 6 për kalim në të kuqe dhe 4 për shoferët fillestarë. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që…
Një tërmet me magnitudë 5.2 te shkallës rihter goditi rajonin në jugperëndim të Greqisë pak para orës 5 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythera dhe thellësia fokale është vlerësuar në 79 kilometra. Dridhja është ndjerë në Kalamatë, Atikë dhe madje edhe në Kretë. Duke folur për SKAI 100.3, presidenti i OASP-së, Efthymios Lekkas është shfaqur qetësues. Ai tha se për shkak të thellësisë së madhe fokale, kjo dridhje e veçantë sizmike nuk përbën shqetësim dhe përjashtoi mundësinë e një tërmeti më të madh. “Nuk do të ketë absolutisht asnjë problem”, tha zoti Lekkas.

